Jubileu i Sportit, loja q? b?het mjet v?llaz?rimi
R.SH. / Vatikan
Sot e nesër kremtohet Jubileu i Sportit, Ngjarja e njëzetë e Jubileut të Madh të Vitit të Shenjtë 2025. Për këtë ngjarje të jashtëzakonshme arritën në Romë mijëra atletë, profesionistë e amatorë, trajnerë e drejtues të shoqatave sportive nga e gjithë bota, së bashku me familjet e tyre,
Shpresa në sport, brenda një fushe loje, mund të përfaqësohet në mënyra të ndryshme: një gjuajtje që shkon në rrjetë, një pritje e mrekullueshme nga portieri; një gol i arritur pas një vrapimi njëqind metrash... e sa e sa fitore të tjera...
Secili prej këtyre gjesteve atletike, që lidhen me disiplina të ndryshme sportive, mund të ngjallë një shpresë më të madhe jashtë fushës së lojës: ëndrrën e një fëmije, përqafimin e kulturave të ndryshme, miqësinë ndërmjet popujve. Ky është edhe kuptimi i Jubileut të Sportit, i programuar për 14 dhe 15 qershor, i cili bashkon ndërmjet Romës dhe Qytetit të Vatikanit shumë atletë, entuziastë e shtegtarë nga e gjithë bota. Për të nisur një mesazh të saktë: sporti mund të përfaqësojë diplomacinë e paqes.
Paraprirje e Jubileut të Sportit, sot paradite është audienca jubilare e Papës Leoni XIV në Bazilikën e Shën Pjetrit, në orën 9:45. Ngjarja aktuale jubilare u hap me nismën e "Fshatit Sportiv" në Sheshin e Popullit, në Romë, nga ora 9:30 deri në 18:00. Sheshi do të jetë plot gjallëri deri në orën 16:30 nga "Festivali Sportiv", i organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Italian (Coni), me pjesëmarrjen e Federatave të veta Sportive, disiplinave, organeve promovuese dhe shoqatave të merituara. Një delegacion nga A.S.D. "Sporti në Vatikan" është i pranishëm me stendën e vet.
Më pas, duke filluar nga ora 16:45, përsëri në Piazza del Popolo, në Romë, do të ndiqet tryeza e rrumbullakët e titulluar "Sporti lind shpresë". Rreth orës 18:00, pas një çasti lutjeje, të pranishmit do të fillojnë shtegtimin nga Piazza del Popolo drejt Bazilikës së Shën Pjetrit për kalimin e përbashkët të Portës së Shenjtë.
Jubileu i Sportit do të përfundojë nesër, në orën 10:00, me Meshën e kryesuar nga Papa Leoni XIV, që do të kremtohet në Bazilikën e Shën Pjetrit - dhe jo në Sheshin e Shën Pjetrit siç ishte planifikuar fillimisht - për shkak të temperaturave të larta që priten. Hyrja është falas derisa të zihen të gjitha vendet.
Përforcues vlerash i sportit
Për këtë ngjarje të madhe do të ketë shumë dëshmi nga atletë, trajnerë dhe drejtues, që i përkasin disiplinave të ndryshme sportive. Jubileu i Sportit është ngjarje e madhe, që ka mundësinë të jetohet nga njerëz të ardhur prej katër anëve të botës. Drejtësia dhe besnikëria gjatë lojës, madje edhe në një sport që mund të duket i vështirë si i yni, duhet të transmetohen edhe në jetën e përditshme. Sporti ka përgjegjësinë t'u sjellë shpresë njerëzve, edhe në të përditshmen.