杏MAP导航

K?rko

2022.04.21 Sport, un momento di una staffetta

Jubileu i Sportit, 14 dhe 15 qershor: audienca me Pap?n t? shtun?, mesh? n? Sh?n Pjet?r, t? diel

M? 14 dhe 15 qershor do t? mbahet Jubileu i Sportit. Programi u paraqit sot, n? nj? konferenc? p?r shtyp mbajtur n? Vatikan

R.SH. - Vatikan

Fillon të shtunë, 14 qershor, me Konferencën 'Vrulli i shpresës: histori përtej podiumit', Jubileu i Sportit, që do të kremtohet më 14 dhe 15 qershor. Programi u paraqit sot, në një konferencë për shtyp në Vatikan. Në javët e para të papnisë, Papa Leoni XIV i kushtoi vëmendje vlerës sociale dhe edukative të sportit, duke theksuar, në veçanti, nevojën për të garantuar cilësinë morale të përvojës sportive. Takimi për pjesëmarrësit e regjistruar është në orën 8:00, në Institutin Papnor Patristik Augustinianum. Menjëherë pas regjistrimit, pjesëmarrësit do të bashkohen me shtegtarët e tjerë për të marrë pjesë në Audiencën Jubilare të Leonit XIV në Sheshin e Shën Pjetrit.

Konferenca - e cila do të vazhdojë deri në orën 13:00 – konceptohet si reflektim i hapur mbi lidhjen ndërmjet shpresës dhe sportit dhe ndahet në tri pjesë, të paraprira nga përshëndetjet e hyrjes prej Kardinalit José Tolentino de Mendonça, Prefekt i Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin, si dhe Thomas Bach, President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Afrimi i të rinjve me kulturën

Pjesa e parë do t'i kushtohet dëshmive. Gjatë pjesës së dytë do të thellohet prania e Kishës në fushat sportive dhe arsimore.

Takimi do të përfundojë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë Sport në Lëvizje, i organizuar që t’i afrojë të rinjtë me kulturën.

Në Sheshin e Sportit

Gjatë gjithë pasdites deri në orën 17:00, Sheshi i Popullit në Romë do të gjallërohet nga Fshati Sportiv me demonstrime dhe aktivitete sportive për të gjithë. Nisma organizohet nga CONI - Komiteti Olimpik Kombëtar Italian, si pjesë e Ditës Kombëtare, pjesëmarrës në Jubileun e Sportit.

Pasditen e së shtunës, më 14 qershor, atletët, familja dhe miqtë do të kremtojnë ritin më domethënës të Jubileut: kalimin e Portës Shenjte. Takimi, në orën 17:00, në Piazza Pia.

Shtegtarët në procesion

Pas një çasti lutjeje, shtegtarët do të nisen në procesion drejt Bazilikës së Shën Pjetrit për kalimin  e Portës Shenjte. Nisma, që organizohet në bashkëpunim me Athletica Vaticana, do të përfundojë në orën 21:30 me një histori legjendare pasioni, besimi dhe sporti: në Piazza San Cosimato, në Trastevere, do të shfaqet filmi fitues i çmimit Oscar “Chariots of Fire” "Qerret e Zjarrit", nga Hugh Hudson. Shfaqja organizohet në bashkëpunim me Fondacionin Piccolo America, si pjesë e Festivalit "II Cinema in Piazza”.

Të diel, në Bazilikën e Shën Pjetrit

Të diel, më 15 qershor, në orën 10:30, Papa Leoni XIV do të kryesojë kremtimin e Eukaristisë në Bazilikën e Shën Pjetrit, e hapur për të gjithë, në veçanti për atletët dhe familjet e tyre.

''Shpresojmë se Jubileu i Sportit mund të zgjojë këtë vetëdije te atletët dhe te publiku i gjerë i interesuar, mbasi edhe ata janë misionarë të shpresës. Të flasësh për sportin nuk do të thotë vetëm të flasësh për të: flet edhe për njerëzit, arsyet e tyre për të jetuar, gëzimet e tyre, dëshirat e tyre për transhendencë e pafundësi. Ia vlen të dëgjosh me kujdes botën e sportit'', vërejti Kardinali Tolentino.

''Shpresa frymëzon sportin. Ka shumë arsye që kombinojnë fenë e sportin'', tha fituesja e parë e medaljes olimpike në not, Novella Calligaris. Në konferencë mori pjesë edhe kampioni paralimpik, atleti i skermës, Amelio Castro Grueso:

''Ndonjëherë festoj, edhe nëse nuk fitoj. Sa herë që bie, përpiqem të kuptoj gabimet që kam bërë, për të arritur përsëri në majë”.

11 qershor 2025, 15:37