杏MAP导航

K?rko

2025.06.09 Giubileo della Santa Sede - Meditazione e processione verso la Basilica Vaticana

Jubileu i Selis? s? Shenjt?, mot?r Riva: bukuria e madhe e Kryqit do t? na shp?toj?

N? meditimin e saj n? Sall?n Pali VI, n? prani t? Pap?s Leoni XIV, murgesha e bashk?sis? murgare t? Adhurueseve t? P?rjetshme t? t? Shenjtnueshmit Sakrament b?n thirrje p?r nj? shpres? t? shtrir? nd?rmjet s? kaluar?s dhe s? ardhmes. Jo m? nostalgji "e shk?putur nga e tashmja", por shtys? drejt "horizontit t? madh t? jet?s, q? nuk vdes"

R.SH. – Vatikan

         “Bukuria do ta shpëtojë botën”: frazë, që dëgjohet shpesh e që i atribuohet princit My?kin, protagonistit të veprës “Idioti”, shkruar nga Fjodor Mikhailovich Dostojevski. Por më shumë se pohim, është “pyetje dramatike”: “Ç’lloj bukurie do ta shpëtojë botën?”. Përgjigja, paradoksalisht, gjendet pikërisht në veprën para së cilës ndalet princi: Krishti i Vdekur i piktorit Hans Holbein. Kjo lloj bukurie, edhe pse duket sikur jeta humbet, do të na shpëtojë, sepse “shpresa lind aty ku lotët e dhimbjes dhe të pendimit e fekondojnë shpirtin me përvujtëri dhe risi jete”. Duke ndërthurur artin dhe realitetin, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, motër Maria Gloria Riva, murgeshë nga bashkësia rregulltare e Adhurueseve të Përjetshme të të Shenjtnueshmit Sakrament, meditoi sot mbi temën kryesore të Vitit Shenjt: shpresën. E bëri këtë në Sallën Pali VI, në prani të Papës Leoni XIV dhe punonjësve të Vatikanit, me rastin e Jubileut të Selisë së Shenjtë, që u kremtua pikërisht sot, më 9 qershor.

  (@Vatican Media)

Falënderimi për Papën Françesku

         Punonjësit e Vatikanit u mblodhën që në mëngjes në Sallën Pali VI, ku iu dha mundësia të rrëfehen. Pastaj, takimi përshëndetës me Papën, për të vijuar me procesionin për kalimin e Portës Shenjte të bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, ku në orën 11.30 u kremtua mesha jubilare e Leoni XIV mbajti homelinë. Pasdite, një vizitë e programuar në Muzetë e Vatikanit dhe veprimtari të tjera, mbyllën këtë Jubile të veçantë kushtuar të gjithë atyre, që punojnë për Papën e Selinë e Shenjtë.

Motër Riva kujtoi Papën Françesku dhe bulën për shpalljen e Vitit Shenjt 2025. Përshëndeti me emocion Leonin XIV duke nënvizuar pikat e kontaktit: formimin e përbashkët të murgeshës e të Papës sipas Rregullës së Shën Agustinit dhe miratimin, dy shekuj më parë, të bashkësisë së saj nga Leoni XII. Që prej 10 vitesh, rregulltarja jeton në Republikën e San Marinos, prandaj, theksoi vlerën e shteteve të vogla në një kontekst të globalizuar, ku vetëm traditat e lashta e ruajnë “fillin e shpresës”, ndërsa bota rrezikon të humbasë “rrënjët e saj historike”.

  (@Vatican Media)

Si ta ruajmë “fillin e shpresës”

Duke marrë shembull nga kuadro piktorësh të famshëm e nga fraza shenjtorësh, shkrimtarësh e poetësh, rregulltarja përshkoi të kaluarën me pyetjet që ngre, duke e konsideruar si vend për të marrë hov e për të jetuar të sotmen, duke parë me shpresë drejt së ardhmes. Pa vrapuar, duke mos ditur se për ku, citoi ajo Shën Augustinin, por duke ecur në jetë me vështrimin e ngulur në varrin bosh të Jezusit, pra, duke pasur gjithnjë parasysh Krishtin e Ringjallur. Ai është shpresa jonë. Në këtë rrugë, vërejti murgesha, shpresa duket në “pohimin e së vërtetës, që respekton jetën, që nga zënia e deri në fund; që respekton dinjitetin e çdo njeriu, pvaraësisht nga gjinia, feja, ose kombësia; që respekton zakonet dhe kulturat e veçanta të çdo populli, si pasuri e madhe universale”. Në këtë rrugë, jeta duhet parë me mahnitjen e fëmijëve e me thjeshtësi, për ta lënë Zotin t’i flasë shpirtit. E pastaj, pasi ta njohim, t’i besojmë e t’ia shpallim botës, edhe kur kjo kërkon sakrifica e flijime. Ngushëllimi i besimtarit në persekutime është Eukaristia. E atëherë kuptohet cila është bukuria, që na shpëton. Është Kryqi, kur pranohet e ofrohet, nënvizoi motër Maria Gloria Riva.

  (@Vatican Media)

Procesioni

Në fund të meditimit, Papa Leoni XIV mori Kryqin e Jubileut, të cilin e mbajti në procesion nga Salla Pali VI deri në hyrje të Bazilikës së Vatikanit, duke kaluar nëpër Harkun e Kambanave. Pas Papës, kardinajtë, ipeshkvijtë dhe meshtarët, të ndjekur nga personeli laik, kaluan Portën Shenjte për të marrë pjesë në meshën jubilare.

09 qershor 2025, 11:12