杏MAP导航

K?rko

I Lumi Floribert Bwana Chui, postulatori: nj? jet? e shkrir? p?r t? mundur err?sir?n e s? keqes

Pasditen e s? diel?s, 15 qershor, n? Rom?, n? Bazilik?n e Sh?n Palit Jasht? Mureve, u shpall i Lum i riu, an?tar i Bashk?sis? t? Sh?n Egjidit dhe martir n? Republik?n Demokratike t? Kongos. U torturua dhe u vra n? mosh?n 26 vje?are sepse nuk donte t'i dor?zohej korrupsionit. Postulatori, Don Francesco Tedeschi: "Me shembullin e tij, Floribert na tregon rrug?n p?r t? fituar mbi t? keqen me t? mir?n"

R.SH. / Vatikan

Një "llambë e ndezur" e aftë të ndriçojë kohën e errët dhe të tregojë rrugën për t'i bërë ball së keqes: kështu mund ta përmbledhim jetën dhe martirizimin e Floribert Bwana Chui, kongolezit të ri vrarë në vitin 2007 në moshën 26 vjeç. Lumnimi i tij u kremtua sot pasdite, e diel, 15 qershor, në Bazilikën papnore të Shën Palit Jashtë Mureve, në Romë. Festimi u kryesua nga Kardinali Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjen e Shenjtorëve, Përfaqësues Papnor.

Në kontekstin e rajonit të trazuar të Kivu-së, në Republikën Demokratike të Kongos, jeta e Floribert, me origjinë nga Goma dhe anëtar i Bashkësisë së Shën Egjidit, është shembull universal i rrënjëve të thella në Ungjill.

Floribert Bwana Chui, një zemër e madhe për fëmijët e rrugës

Aline Minani, drejtuese e Shën Egjidit në Goma, flet për martirin kongolez i cili u lumnua sot, më 15 qershor, në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve: “Martirizimi i tij është i njohur: i riu u torturua dhe u vra, më 7 dhe 8 korrik 2007, tetëmbëdhjetë vjet më parë, pasi refuzoi - si drejtues i Zyrës së Kontrollit të Mallrave Doganore - të lejonte kalimin e një ngarkese me oriz dhe sheqer të prishur dhe të falsifikuar, në këmbim të një shume parash. Bwana Chui qe i bindur se korrupsioni ishte i papajtueshëm me jetën e krishterë dhe se “nuk mund të flijosh jetën e njerëzve për para, të cilat nuk të bëjnë të lum”.

Hetimi dioqezan tregon se ai ishte shumë i vetëdijshëm për rrezikun që po e priste, për forcën e interesave që po kundërshtonte, si dhe për "normalitetin" e praktikës korruptive. Megjithatë, martirizimi nuk ishte vetëm rezultat i një bindjeje morale dhe një ndjenje ndershmërie, por edhe i një historie dashurie për Ungjillin, të varfrit dhe paqen.

I lindur në Goma në vitin 1981, Bwana Chui u rrit në një periudhë ndryshimesh të mëdha për vendin, ndërmjet fundit të epokës Mobutu dhe shpërthimit të "Luftës I Botërore në Afrikë" për kontrollin e Kongos.

Pse fuqitë e mëdha synojnë Gomën

Në historinë e Floribert Bwana Chui bin Kositi, i cili u shpall i lum sot, më 15 qershor, ekzistojnë të gjithë elementët për të kuptuar karakteristikat gjeopolitike të vendit ...

Në vitin 1994, gjenocidi në Ruandë prodhoi një reaksion zinxhir në rajon, deri në ditët e sotme. Në një tokë kufitare, me shumë pasuri, njerëzit ishin në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin, por nuk e donin njëri-tjetrin. Takimi me Bashkësinë e Shën Egjidit, në vitin 2001, e preku thellë Floribertin, i cili kishte kryer shkollë katolike. Konferencat në të cilat morën pjesë të rinj kongolezë, ruandianë dhe burundianë, të të gjitha etnive, duke u përpjekur të kapërcenin pakënaqësitë dhe përçarjet, i dukeshin atij si parashikimi

 i një ardhmërie në të cilën jetesa së bashku është e mundur. I impresionuar nga marrëveshja e paqes në Mozambik, nënshkruar në Romë më 4 tetor 1992 falë përpjekjeve të Bashkësisë së Trasteveres, ai e donte të përsëriste: "Shën Egjidi i vendos të gjithë popujt në të njëjtën tryezë".

Vëllai i tij Trésor kujton: "Ai thoshte se njerëzit ishin shumë të ndarë, se fjalimet ishin shumë ekstremiste. Nga ana tjetër, ishte i prirur të shmangte çdo logjikë identiteti dhe dhune: fliste me të gjitha palët e përfshira, shpresonte të bashkonte ata që e urrenin njëri-tjetrin". Qe bërë i njohur në Universitet për ndërhyrjet e tij që synonin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

"Kur ishe i zemëruar - thotë shoqja e tij Carine - ai nuk të linte të shkoje derisa të qetësoheshe. Mendonte se duhet të jetoje në paqe me të gjithë, se nuk duhej të ushqeje asnjë pakënaqësi". Për Floribert, "problemet nuk duhet të zgjidheshin kurrë me dhunë, gjithmonë me një mënyrë tjetër". E "mënyra tjetër" është dialogu, nga i cili mund të lindë miqësia dhe respekti.

Bibla e ruajtur

Sot Bibla e tij ruhet në shenjtëroren e "Martirëve të Rinj", në bazilikën romake të San Bartolomeo all'Isola Tiberina.

I edukuar për ta jetuar Ungjillin sine glossa, me fëmijët e rrugës që do të   vuanin edhe më shumë pa të, Floribert e vuri Fjalën në praktikë. Ndaj shembulli i tij na tregon mënyrën që duhet për ta mposhtur të keqen me të mirë.  

15 qershor 2025, 16:50