Ato fjal? t? Pap?s Pacelli, p?r t? ndaluar luft?n...
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV, në thirrjen e tij për paqe, në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, citoi në mënyrë domethënëse një frazë nga Mesazhi i Radios, dhënë të enjten, më 24 gusht 1939, nga Papa Piu XII. Atëhere bota ishte në prag të Luftës II Botërore:
"Asgjë nuk humbet me paqen. Gjithçka mund të humbasë me luftën".
Ky, konteksti i fjalëve të Papës Pacelli, zgjedhur disa muaj më parë Pasardhës i Piut XI, pasi kishte qenë për nëntë vjet Sekretari i tij i Shtetit të Vatikanit:
“Me forcën e arsyes, jo me atë të armëve, Drejtësia e hap rrugën e saj. E perandoritë, që nuk janë të themeluara mbi Drejtësinë, nuk bekohen nga Zoti. Politika e emancipuar nga morali, i tradhton vetë ata, që e duan kështu”.
I afërt është rreziku, por ka ende kohë! Asgjë nuk humbet me paqen. Gjithçka mund të humbasë me luftën. Të mirëkuptohen njerëzit me njëri-tjetrin! T’i rifillojnë bisedimet. Duke biseduar me vullnet të mirë dhe me respekt për të drejtat e anasjellta, do ta kuptojnë se me bisedime të sinqerta dhe faktike nuk përjashtohet kurrë suksesi i nderuar”.
Papa: mos u mësoni me luftën. Refuzimi i joshjes së armëve, krijon rrezikun e barbarizmit
Ndërsa kujtohej një ngjarje kaq e largët, po jo më pak tronditëse, Papa Leoni XIV, në përfundim të audiencës së përgjithshme, kujtoi vuajtjet e shkaktuara në zemrën e Kishës nga britmat e popujve të Ukrainës e të Lindjes së Mesme. E tërhoqi vëmendjen për t’u ruajtur nga armët shkencore... Që e rikujtuan rishtas gjakun e derdhur deri sot rreth e rreth Globit tokësor...
Jehona e largët ridëgjohet edhe sot...
Ai gjak na rikthen tek Radiomesazhi i largët i 1939! U dëgjua në orën 7:00 të mbrëmjes të 24 gushtit 1939, nga Castel Gandolfo, pasi Papa Pacelli kishte mësuar lajmin për paktin ndërmjet Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik. Në atë rast, Piu XII zgjodhi një nga katër bocat, paraqitur nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit. Teksti i zgjedhur ishte përgatitur nga zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë Giovanni Battista Montini, dhe Papa Piu XII i kishte bërë disa korrigjime me dorën e tij. E ndërsa Papa Pacelli dorëzonte thirrjen, Montini qëndronte pranë tij për ta ndihmuar.
Siç dihet mirë, thirrja e Papës Pacelli, për fat të keq, nuk u dëgjua!
Më 1 shtator 1939, trupat gjermane kaluan kufirin polak. Nisi Lufta II Botërore!