杏MAP导航

K?rko

At? Robert Francis Prevost dit?n e shugurimit meshtarak s? bashku me dy bashk?v?llez?r augustinian? At? Robert Francis Prevost dit?n e shugurimit meshtarak s? bashku me dy bashk?v?llez?r augustinian?

At Robert Prevost u b? meshtar 43 vjet m? par?, pran? Vatikanit

Leoni XIV kujton sot p?rvjetorin e shugurimit meshtarak n? kapel?n e Sh?n Monik?s, e cila ndodhet p?rball? Sheshit t? Zyrave t? Dikasterit t? Vatikanit p?r Doktrin?n e Fes? dhe ku n? vitin 2023 iu besua si titull kardinalor.

R.SH. / Vatikan

Andrea Tornielli

“Për mua, t’ju ushqej të gjithëve me bukë të zakonshme është diçka që nuk mund ta bëj. Por kjo Fjalë është pjesa juaj. Ju ushqej nga e njëjta tryezë që më ushqen mua. Unë jam shërbëtori juaj”. Këto fjalë, që shprehin mendimin e shprehur nga Shën Augustini në predikimin 339, ishin si hyrje në kartolinën përkujtimore të shugurimit meshtarak të marrë nga Robert F. Prevost më 19 qershor 1982. Imazhi i zgjedhur për atë ngjarje ishte ai i Darkës së Mbrame të Jezusi me Apostuj, i paraqitur në një ikonë ruse të shekullit XV.

Dyzet e tre vjet më parë, Papa Leoni XIV u bë meshtar, në kapelën e Shën Monikës në Romë, pranë Vatikanit dhe atij Sheshi të Zyrave të Dikasterit të Vatikanit për Doktrinën e Fesë ku aktualisht Papa banon. Shugurimin meshtarak e pati kryer kryeipeshkvi belg Jean Jadot, në atë kohë pro-president i Sekretariatit për Jo-Krishterët, pasi kishte qenë delegat apostolik dhe pro-nunc në Azi, Afrikë dhe së fundi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në momentin e shugurimit, At Robert Francis Prevost ishte 27 vjeç dhe kishte studiuar tashmë të Drejtën Kanonike në Universitetin Papnor të Shën Tomës Akuinit. Prevost kishte hyrë pesë vjet më parë në Urdhrin e rregulltarëve të Shën Augustinit dhe në vitin 1981 kishte bërë kushtet solemne në jetën rregulltare. Në vitin 1985 do të dërgohej si misionar në Peru, duke shërbyer në misionin e Chulucanas, Piura. At Prevost ka një spiritualitet të mishëruar, që shndërrohet në dashuri konkrete për komunitetin dhe në një shërbim të jetuar me përulësi dhe përkushtim.

Pjesa e zgjedhur për kartolinën përkujtimore të shugurimit meshtarak kujton fragmente të tjera të Shën Augustinit, dhe në veçanti Ekspozitat mbi Psalmet (103, III, 9): “Je një shërbëtor i mirë i Krishtit – shkruante ipeshkvi i Iponës – nëse u shërben atyre të cilëve Krishti u shërbeu… Të bëri shërbëtorin e tij Ai që, me gjakun e tij, të bëri të lirë… Dini t’i doni shërbëtorët tuaj, por në emër të Zotit tuaj. Na ndihmoftë Ai ta bëjmë mirë këtë shërbim, sepse, dashur pa dashur, ne jemi shërbëtorë; megjithatë, nëse jemi me vullnetin tonë, nuk shërbejmë nga nevoja, por nga dashuria”.

Këto fjalë mbi të qenit shërbëtorë, mbi të qenit të Zotit dhe për këtë arsye në shërbim të popullit të tij, kanë jehuar disi edhe në predikimin e parë për shugurimet meshtarake të kryesuara nga Ipeshkvi i ri i Romës Leoni XIV në bazilikën e Shën Pjetrit, më 31 maj 2025, kur i dha urdhrin presbiterial njëmbëdhjetë diakonëve të dioqezës.

“Të dashur të shuguruar – pati thënë PapaPrevost – konceptojeni atëherë veten tuaj si Jezusi! Të jesh i Zotit – shërbëtorë të Zotit, popull i Zotit – na lidh me tokën: jo me një botë ideale, por me atë reale. Ashtu si Jezusi, janë njerëz me mish e kocka ata që Ati i vendos në rrugën tuaj. Atyre kushtojani veten tuaj, pa u ndarë prej tyre, pa u izoluar, pa e bërë dhuratën e marrë një lloj privilegji… ‘Dashuria e Krishtit na zotëron’, të dashur vëllezër e motra! Është një zotërim që çliron dhe që na mundëson të mos zotërojmë askënd. Të çlirojmë, jo të zotërojmë. Ne jemi të Zotit: nuk ka pasuri më të madhe për t’u vlerësuar dhe për t’u bashkëndarë. Është e vetmja pasuri që, e bashkëndarë, shumëzohet”. Titulli i kapelës së Shën Monikës, vendi i shugurimit meshtarak të vitit 1982, do t’i besohet si diakoni a shërbim nga Papa Françesku kardinalit të ri Robert Prevost më 30 shtator 2023.

19 qershor 2025, 11:00