杏MAP导航

K?rko

2025.06.05 GiornArch

Arkivat Apostolike t? Vatikanit, nd?rmjet kujtes?s dhe s? ardhmes

Sot kremtohet Dita e 18-t? Nd?rkomb?tare e Arkivave, themeluar nga K?shilli Nd?rkomb?tar i Arkivave m? 9 qershor, n? p?rvjetorin e themelimit t? tij, n? vitin 1948, n?n kujdesin e UNESCO-s. Mund?si p?r t? reflektuar mbi rolin e arkivave n? ruajtjen dhe p?rhapjen e kujtes?s kolektive. Po e b?jm? k?t? duke vizituar Arkivat Apostolike t? Vatikanit, t? quajtura dikur "Sekrete", ose t? rezervuara p?r Pap?n: t? themeluara n? vitin 1612, sot mir?presin rreth 1200 studiues ?do vit

R.SH. - Vatikan

Tetëdhjetë e pesë kilometra rafte... Masa e dokumenteve të ruajtura, duke përfshirë zarfa, regjistra dhe dosje, në Arkivat Apostolike të Vatikanit është aq e gjatë, sa distanca ndërmjet Romës dhe Viterbos. Një pasuri e jashtëzakonshme, dokumentacion i vazhdueshëm dhe i pandërprerë, grumbulluar në tetëqind vjet, nga viti 1198 deri më sot, nga rreth 650 fonde dhe seri arkivore, të prodhuara nga 650 zyra, familje, njerëz të ndryshëm.

Dhomat e Piano Nobile
Dhomat e Piano Nobile   (© Archivio Apostolico Vaticano)

Mbi gjashtëdhjetë vizita në ditë

Çdo vit e vizitojnë mbi 1200 studiues nga gjashtëdhjetë vende të ndryshme, me një kulm prej më shumë se gjashtëdhjetë vizitash në ditë. Nga Cortile del Belvedere hyjmë edhe në selinë e vendosur në një zonë të gjerë të Pallatit Apostolik. Mundësia na ofrohet nga Dita e sotme Ndërkombëtare e Arkivave, e themeluar nga ICA - Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave në datën e themelimit të saj në vitin 1948, nën kujdesin e UNESCO-s. E me sot hapet edhe edicioni i shtatë i Javës Ndërkombëtare të Arkivave, që përfshin ngjarje deri më 13 qershor.

Dhomat e Piano Nobile (© Archivio Apostolico Vaticano)
Dhomat e Piano Nobile (© Archivio Apostolico Vaticano)   (© Archivio Apostolico Vaticano)

Funksione e simbole

Na pret Arkivisti dhe profesori Luca Carboni, me të cilin flasim për vlerën shoqërore dhe kuptimin e arkivave. “Ndryshe nga bibliotekat”, shpjegon, “arkivat lindin me një qëllim jashtëzakonisht praktik, juridiko-administrativ: janë pasqyra e aktivitetit të një organizate, një familjeje, një personi. Vetëm më vonë, dhe jo gjithmonë, mund të fitojnë vlerë kulturore”. Në imagjinatën e zakonshme, shpesh kuptohen si “grumbuj letrash”, “vende të errëta, në betejë të vazhdueshme me pluhurin, dritën dhe lagështirën, përfaqësim i qendrës së pushtetit ose i ngadalësisë dhe vështirësisë së burokracisë. Nuk ishte rastësi - vëren - që në çaste revolte dhe revolucioni arkivi shihej si simbol i pushtetit, që duhej shkatërruar”.

Sallat e këshillimit (© Archivio Apostolico Vaticano)
Sallat e këshillimit (© Archivio Apostolico Vaticano)   (© Archivio Apostolico Vaticano)

Kujtesë e gjallë

Megjithatë, të flasësh për arkivat sot, në shoqëritë demokratike, është njëlloj si të flasësh për mbrojtjen e të drejtave tona: “Fjala pushtet”, vazhdon Carboni, “shoqërohet me atë të transparencës, ose, siç thonë anglo-amerikanët, të “llogaridhënies”, si përgjegjësi e transparencës dhe e korrektësisë së zyrtarit publik dhe e qeverisë ndaj qytetarit. E, sapo vlera juridiko-administrative të jetë shterruar, arkivat shndërrohen në kujtesë.” Këtu pra, “nga letrat dhe pergamenat, nga vëllimet dhe regjistrat, nga dosjet dhe shkrimet, nga një emër, nga një referencë e paqartë, nga një numër i thjeshtë, rikthehet në jetë një njeri” me kohën dhe përvojat e tij, shqetësimet dhe mundimet, gëzimet dhe shpresat: një botë, “jo shumë larg, madje edhe ajo e rinisë sonë, kur letrat shkruheshin ende me dorë dhe koha duhej të humbiste për të komunikuar me të tjerët”. Arkivat “nuk janë më ato që Benedetto Croce i pati përcaktuar si ‘shtëpi të bardha dhe të heshtura të të vdekurve’, por bëhen gjurmë e domosdoshme për të reflektuar mbi të kaluarën tonë”.

Depozitat e Arkivave të Vatikanit (© Archivio Apostolico Vaticano)
Depozitat e Arkivave të Vatikanit (© Archivio Apostolico Vaticano)   (© Archivio Apostolico Vaticano)

Arkivi i botës

Me Luca Carboni-n përqendrohemi në specifikën dhe universalitetin e Arkivave Apostolike, të lindura si arkiv qendror i Selisë së Shenjtë, në vitin 1612: “Arkivat e Vatikanit - thekson ai - njihen edhe si arkiv i botës: duhet të keni parasysh se ruajnë dokumentacionin më të vjetër në letër, të shkruar mongolisht. Dokumentet e mbajtura këtu shkojnë përtej Evropës mesjetare të krishterë. Zakonisht arkivat e mëdha evropiane nuk e kanë dokumentacionin mesjetar”.

Profesor Carboni, Arkivat Apostolike kanë kaluar nga një natyrë sekrete, në kuptimin e “rezervuar” për Papën, e në një përdorim më të gjerë publik. Cila është natyra dhe qëllimi i institucionit tuaj?

Termi "sekret" që shoqëroi Arkivat e Vatikanit për 4 shekuj, deri në vitin 2019, ishte dëshmi e epokës historike në të cilën lindi arkivi, shekullit të shtatëmbëdhjetë, një kohë në të cilën nuk konsiderohej publik, në shërbim të qytetarëve apo të Historisë, por instrumentum regni, arkiv i princit, arsenal de l’autorité, pra 'sekret' me kuptimin i ndarë/i rezervuar. Në të njëjtën epokë kemi edhe arkivin sekret të Gonzagës dhe atë të Este-s, sot në Mantua dhe Modena. Pika e kthesës në historinë e Arkivave, përfshirë Vatikanin, ndodhi në shekullin e nëntëmbëdhjetë, me lindjen e arkivave të mëdha të përqendrimit, Arkivat e Shtetit të ardhshëm. Qëllimi i tyre ndryshoi: jemi në shekullin e romantizmit, në shekullin e ndjenjës kombëtare. Studimet historike shfrytëzuan arkivat, në të cilat gjetën konsideratë të re, si burime për historinë e vendit. Prej këndej, konsultimi i këtyre institucioneve dhe fundi i 'sekretit'. E kjo quhet kthesa arkivore, e cila shënon një pikë kthese ndërmjet shkencës arkivore moderne dhe bashkëkohore. Edhe Arkivi i Vatikanit u hap në vitet 1880/81 për studiues nga e gjithë bota. E sot, sipas Statutit të tij, Arkivi ruan dokumente që lidhen me qeverisjen e Kishës, në mënyrë që ato të jenë para së gjithash në dispozicion të Selisë së Shenjtë dhe Kuries në kryerjen e punës së tyre. E më pas, me lejen papnore, përfaqësojnë për të gjithë studiuesit burime për njohjen e historisë dhe të jetës së Kishës. Prandaj, Arkivi siguron si "mirëmbajtjen dhe ruajtjen e përhershme dhe të rregulluar shkencërisht të trashëgimisë së tij historike-arkivore", ashtu edhe "vlerësimin e saj".

Letër dërguar Klementit VII nga Lordët e Anglisë, e datës 13 korrik 1530, me kërkesën për të anuluar martesën e Henrit VIII me Katerinën e Aragonës (© Archivio Apostolico Vaticano)
Letër dërguar Klementit VII nga Lordët e Anglisë, e datës 13 korrik 1530, me kërkesën për të anuluar martesën e Henrit VIII me Katerinën e Aragonës (© Archivio Apostolico Vaticano)   (© Archivio Apostolico Vaticano)

Cilat janë metodat e konsultimit?

Arkivi ka si kërkesë të vetme për hyrjen, një diplomë universitare dhe një letër paraqitjeje nga një universitet a institut tjetër kulturor, pa asnjë dallim besimi politik, fetar a etnik. Karta e hyrjes është falas. Besoj se po t’i ndajmë sipas shtetit studiuesit që kanë pasur leje hyrjeje në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, do t’i mbulonim të gjitha selitë e Kombeve të Bashkuara. Ndryshe nga Arkivat e tjera Shtetërore, nuk ka "datë të lëvizshme" për konsultimin e dokumenteve, por Papa, herë pas here, me një akt bujarie, vendos të hapë një periudhë historike për konsultim. Gjatë viteve, praktika ka qenë të hapen për konsultim të gjithë pontifikatet. Sot, dokumentacioni i ruajtur në Arkivat e Vatikanit mund të konsultohet deri në tetor 1958, datën e vdekjes së Piut XII, papnia e të cilit u hap për studim nga Françesku duke filluar nga marsi 2020. Përtej çdo "legjende të zezë", duhet të keni parasysh se në harkun kohor prej 42 vitesh, ndërmjet viteve 1978 dhe 2020, Gjon Pali II, Benedikti XVI dhe Françesku hapën 81 vjet histori për kërkim shkencor: nga viti 1878 deri në vitin 1958. Më shumë se çdo arkiv tjetër në botë.

Salla e didaktikës së arkivit (© Archivio Apostolico Vaticano)
Salla e didaktikës së arkivit (© Archivio Apostolico Vaticano)   (© Archivio Apostolico Vaticano)

Arkivi Apostolik i Vatikanit ka një Shkollë Paleografie Diplomatike dhe Arkivore, themeluar nga Papa Leo XIII. Cilat janë synimet e saj?

Shkolla e Paleografisë, Paleografisë Diplomatike dhe Arkivore në Arkivat Sekrete të Vatikanit u themelua nga Leoni XIII në vitin 1884 si "Shkollë e Paleografisë dhe Kritikës së Aplikuar". Është pjesë e reformave të gjera kulturore të Papës Pecci, pas hapjes së Arkivave të Vatikanit për studiues nga e gjithë bota, 1880/81, dhe letrës Saepenumero considerantes të gushtit 1883 mbi vlefshmërinë dhe rëndësinë e kërkimit historik. Shkolla lindi për ta mësuar klerin e ri në njohjen dhe ilustrimin e dokumenteve. Sot ajo formon jo vetëm paleografë dhe diplomatë, por edhe arkivistë, si historianë tradicionalë që i marrin me dorë dokumentet e pluhurosura dhe të ngatërruara të së kaluarës, ashtu edhe arkivistë kompjuterikë, ata që riorganizojnë dhe do të riorganizojnë arkivat e sotme dhe të nesërme, lindur dixhitalë. Çdo vit, pra, rreth dyzet studentë, kryesisht laikë nga e gjithë bota, fillojnë këtë rrugë të lodhshme dhe të vështirë, por emocionuese.

Letra e Perandorit të Meksikës Maksimilian I drejtuar Pius IX (© Archivio Apostolico Vaticano)
Letra e Perandorit të Meksikës Maksimilian I drejtuar Pius IX (© Archivio Apostolico Vaticano)   (© Archivio Apostolico Vaticano)

Të ndryshme, sfidat me të cilat duhet të përballen sot arkivat. Para së gjithash ajo e dixhitalizimit i cili, nëse nga njëra anë favorizon shpërndarje më të gjerë të dokumentacionit, nga ana tjetër nuk mund të zëvendësojë aspektin "material" të dokumenteve, i cili i jep jetë historisë që tregojnë....

Kur flasim për dixhitalizimin e dokumenteve origjinale, letër ose pergamenë, gjithmonë i referohemi dy qëllimeve të dallueshme. Dixhitalizimi ka para së gjithash detyrë themelore për ruajtjen dhe konservimin. Dëmi më i madh që mund t'u bëhet dokumenteve vjen nga konsultimi material i studiuesit. Prandaj, dixhitalizimi i dokumentit në mënyrë efektive, do të thotë shpëtimi i tij nga përdorimi, ruajtja e tij. Çdo vit, duke qenë Arkiv qendror, Arkivi i Vatikanit merr mijëra pjesë arkivore nga zyrat e tjera të Kuries Romake dhe nga përfaqësitë papnore në botë, shumë dokumente dixhitalizohen në një vit dhe po aq shumë hyjnë në Arkiv çdo vit. Është betejë e pafundme. E garë kundër kohës... dokumenti më i vjetër nuk kërkon gjithmonë dixhitalizim të menjëhershëm. Le të mendojmë për dokumentet e shekullit të njëzetë, siç janë fakset, fotokopjet ose letrat higjienike, të cilat, për shkak të cilësisë së lëndëve të para dhe metodës së prodhimit, janë në rrezik të dëmtimit të shpejtë. Dixhitalizimi sigurisht lejon konsultimin në distancë, duke zgjeruar audiencën e studiuesve, por me të gjitha masat paraprake dhe paralajmërimet e nevojshme.

Një dosje e paprekur e shekullit të shtatëmbëdhjetë (© Archivio Apostolico Vaticano)
Një dosje e paprekur e shekullit të shtatëmbëdhjetë (© Archivio Apostolico Vaticano)   (© Archivio Apostolico Vaticano)

Së fundmi, sigurisht ekziston ajo, që ju e quajtët aspekti "material" i dokumenteve, ndërsa të tjerë e kanë quajtur "kënaqësia e Arkivit" (Le goût de l'Archive, Arlette Farge) për atë ndjesi të pashprehshme të hyrjes në një Arkiv për herë të parë dhe të trajtimit të dokumenteve të tij, duke zgjidhur, për herë të parë, nyjën që lidhi një dosje për shekuj me radhë, pa u konsultuar kurrë nga askush, përveç burokratëve që e prodhuan… a duke prekur me duart tuaja letrën e fundit të nënshkruar nga Perandori i Meksikës Maksimilian, me të cilën ai ia besoi shpirtin e tij Zotit natën para agimit të ditës së ekzekutimit të tij: një copë e vogël letre, në letër të dobët, e palosur dhe e dorëzuar rrëfyesit për Papën Piu IX… Në të ardhmen, dixhitalizimi i plotë dhe i pamundur ndoshta do t'ia heqë studiuesit këtë ndjesi, që do të mbetet privilegj vetëm i arkivistit.

09 qershor 2025, 13:43