杏MAP导航

K?rko

2005.04.19 Elezione Papa Benedetto XVI 2005.04.19 Elezione Papa Benedetto XVI

Zgjedhja e Pap?s, nga tymi i bardh? - tek “Habemus Papam”

Ja ?far? pritet t? ndodh? n? Kapel?n Sikstine n? minutat q? paraprijn? tymin dhe ?far?, para lajmit t? emrit t? Ipeshkvit t? ri t? Rom?s, shpallur nga Kardinali Protodiakon Mamberti, nga Lozha e Bekimit e Bazilik?s s? Sh?n Pjetrit.

R.SH./ Vatikan

Tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sikstine u njofton besimtarëve dhe botës se u zgjodh Ipeshkvi i ri i Romës, pasardhës i Pjetrit. Por çfarë ka ndodhur nën mjediset e afreskuara nga Mikelanxhelo disa minuta më parë, e çfarë do të ndodhë deri në shpalljen e emrit të Papës së ri, shqiptuar pas “Habemus Papam” nga Lozha e Bekimeve e Bazilikës së Shën Pjetrit nga protodiakoni, kardinali francez Dominique Mamberti?

Riti i pranimit

Në bazë të asaj, që është përcaktuar dhe rregulluar nga Ordo rituum Conclavis dhe Kushtetuta Apostolike Universi Dominici Gregis, njëri nga kardinajtë e pranishëm në Kapelën Sikstine arrin shumicën e kërkuar të votave gjatë votimit, që zhvillohet në mënyrë kanonike. I pari i kardinalëve, sipas radhës dhe vjetërsisë, ose i dyti, nëse është zgjedhur, në emër të të gjithë Kolegjit të zgjedhësve kërkon, në latinisht, pëlqimin e të zgjedhurit me fjalët e mëposhtme: “A e pranon zgjedhjen kanonike si Papë Suprem?”. E, sapo merr pëlqimin, i bën pyetjen: "Si dëshiron të të thërrasin?". Atëhere mjeshtri i Kremtimeve Liturgjike Papnore, me detyrën e noterit e duke pasur dy ceremonierë si dëshmitarë, harton një dokument, që dëshmon pranimin e Papës së ri si dhe emrin që mori.

Përfundimi i Konklavit

Konklavi, siç saktëson Kushtetuta Apostolike Universi Dominici Gregis, përfundon pasi Papa i ri jep pëlqimin për zgjedhjen, "përveçse kur vendos ndryshe". Atëhere zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet a kushdo tjetër që duhet të merret me Papën e zgjedhur për çështjet e nevojshme në atë çast, mund të hyjë në Kapelën Sikstine.

Tymi i Bardhë dhe “Dhoma e Lotëve”

Pasi përfundon riti i pranimit, të gjitha fletët e votimit dhe dokumentet e tjera të përdorura për zgjedhjen digjen: tymi i bardhë dëshmon se u zgjodh një Papë i ri. Ndërsa besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit duartrokasin dhe e gjithë bota pret të mësojë emrin e Papës së ri, Papa i zgjedhur largohet nga Kapela Sikstine dhe hyn në të ashtuquajturën "Dhoma e Lotëve". Këtu, me ndihmën e Mjeshtrit të Kremtimeve Liturgjike, zgjedh njërën nga tri petkat  papnore, të përgatitura prej kohe.

Kremtimi i parë, nderimet dhe “Te Deum”

Me kthimin e tij në Kapelën Sistine, Papa i sapozgjedhur ulet në katedër. Zhvillohet sakaq një ceremoni e shkurtër, e cila fillon me përshëndetje nga kardinali i parë i Urdhrit të Ipeshkvijve. Më pas i pari nga kardinajtë presbiter lexon një fragment nga Ungjilli, që mund të jetë "Ti je Pjetër-Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb do të ndërtoj Kishën time" ose "Kulloti delet e mia!". E së fundi, kardinali protodiakon lutet për Pasardhësin e sapozgjedhur të Pjetrit. Pastaj të gjithë kardinajtë zgjedhës të pranishëm, sipas rendit të përparësisë, kalojnë pranë Papës së ri për të treguar respektin dhe bindjen e tyre. Pastaj, së bashku me Papën e sapozgjedhur, këndojnë himnin “Te Deum”.

Lutja e Papës së ri në Kapelën e Shën Palit

Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti arrin në Lozhën e Bekimit dhe njofton popullin për zgjedhjen dhe emrin e Papës së ri me formulën “Annuntio vobis gaudium magnum: habemus Papam!”- “Po ju njoftoj një lajm të gëzueshëm: kemi Papën!”. Ndërkohë, Papa i zgjedhur, ndërsa largohet nga Kapela Sikstine për të shkuar në Lozhë, hyn në Kapelën Pauline, ku ndalet për t'u lutur në heshtje, para të Shenjtnueshmit Sakrament, e pastaj rifillon ecjen drejt Lozhës, nga ku i drejton përshëndetjen turmës brohoritëse dhe i jep bekimin e parë apostolik "Urbi et Orbi".

07 maj 2025, 12:56