杏MAP导航

K?rko

Kardinajt? n? Konklavin q? do t? zgjedh? Pasardh?sin e 267-t? t? Sh?n Pjetrit

U hap sot Konklavi, q? do t? zgjedh? Pap?n e 267-t? t? Kish?s Katolike Romake. ?sht? Konklavi i 76-t? i historis? s? Kish?s dhe i 26-ti, q? mblidhet n?n v?shtrimin e Gjykimit t? Mbram? t? Mikelanxhelos. N? k?to ?aste, besimtar?t katolik?, kudo n? bot?, jan? pran? kardinajve zgjedh?s n? Konklav, me lutjet e pareshtura drejtuar Zotit, q? t’ua shndris? mendjet, zemrat e t’i frym?zoj? n? aktin e zgjedhjes s? Pasardh?sit t? Pjetrit, n? krye t? Kish?s Katolike Universale

R.SH. / Vatikan

U hap sot Konklavi, që do të zgjedhë Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake. Kryesohet nga kardinali Pietro Parolin, ish-Sekretar i Shtetit të Vatikanit, pasi Dekani i Kolegjit Kardinalor, Giovanni Battista Re, e ka kaluar moshën 80-vjeçare e nuk bën pjesë në kardinajtë zgjedhës, që mund të marrin pjesë në votimet për Papën e ri, në Kapelën Sikstine të Pallatit Apostolik.

Është, pra, Konklavi i 76-të i historisë së Kishës dhe i 26-ti, që mblidhet nën vështrimin e Gjykimit të Mbramë të Mikelanxhelos.

Pikërisht ky afresk i mirënjohur paraqet kufirin ndërmjet qiellit e tokës, i cili është edhe kufiri ndërmjet historisë njerëzore dhe Mbretërisë së Qiellit. Kush e di sa herë kardinajtë, që mblidhen në Konklav, i kanë kthyer sytë nga ai Krisht i Gjyqit të Mbramë të Mikelanxhelo Buonarrotit, ndoshta, edhe pak para se të dorëzojnë fletën e votimit me emrin, që kanë zgjedhur. E ndoshta, pikërisht para atij Krishti, pas “extra omnes” (Të gjithë jashtë), lojërat njerëzore, aleancat, votat e premtuara, ndryshojnë pamje në sytë e kardinalit. Konklavi është moment feje dhe besimi, që e kthen Kapelën Sikstine në një lloj hapësire mes tokës e qiellit. Atje, të izoluar, pa kontakt me jashtë, kardinajtë zgjedhës janë vetëm me ndërgjegjen e tyre e me Zotin.

Vetëm pak orë më parë, sot paradite, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, u kremtua solemnisht Missa pro eligendo Pontifice (Mesha për zgjedhjen e Papës), ku qenë të pranishëm të gjithë kardinajtë. Mbi 5600, gazetarët e akredituar. Dje, në Sallën e Sinodit, kardinajtë u mblodhën për herë të fundit para Konklavit, në Kongregacionin e 12-të të Përgjithshëm, ku folën 26 vetë, që vijuan të përvijojnë misionin dhe karakteristikat e Papës së ardhshëm, si edhe trajtuan temat aktuale më të rëndësishme për Kishën.

Sot, kësaj radhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, kardinajtë u mblodhën sërish, në orën 10.00, për Meshën tradicionale për zgjedhjen e Papës, para Konklavit. Të pranishëm, mbi 5.000 besimtarë, në këtë kremtim të kryesuar nga Dekani i Kolegjit të Kardinajve, kardinali Giovanni Battista Re.

Edhe ata u lutën që Shpirti Shenjt tua shndrisë mendjet e zemrat kardinajve, që të zgjedhin një Papë të aftë t’u bëjë ballë problematikave aktuale të Kishës e të botës së sotme, në gjurmët e Jezu Krishtit. Kjo Meshë ka rrënjë të lashta dhe kuptim të thellë. Pikërisht në solemnitetin e këtij kremtimi duket përmasa shpirtërore e kësaj kohe të veçantë: zgjedhja e Papës nuk është vetëm ngjarje kishtare, por akt feje, që i besohet udhëheqjes së Shpirtit Shenjt.

Para Meshës, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit, kardinajtë filluan të zhvendosen drejt dy Shtëpive të Shën Martës (të vjetrës e të resë), në Vatikan, ku do të banojnë gjatë gjithë Konklavit.

Në këto çaste, besimtarët katolikë, kudo në botë, janë pranë kardinajve zgjedhës në Konklav, me lutjet e pareshtura drejtuar Zotit, që t’ua shndrisë mendjet, zemrat e t’i frymëzojë në aktin e zgjedhjes së Pasardhësit të Pjetrit, në krye të Kishës Katolike Universale.

07 maj 2025, 15:23