杏MAP导航

K?rko

Nj? vajz? e vog?l e detyruar t? punoj? n? Afganistan (Afp) Nj? vajz? e vog?l e detyruar t? punoj? n? Afganistan (Afp)

Selia e Shenjt?: rikonfirmon angazhimin kund?r pun?s s? f?mij?ve

N? fjal?n e tij n? dialogun interaktiv me titull "F?mij?ria dinjitoze", V?zhguesi i P?rhersh?m i Vatikanit pran? Kombeve t? Bashkuara, kryeipeshkvi imzot Caccia, citon enciklik?n Rerum Novarum t? Leonit XIII p?r t? riafirmuar t? drejt?n e ?do f?mije p?r nj? rritje q? kalon p?rmes arsimit dhe mund?sive p?r t? "kontribuar n? m?nyr? dometh?n?se n? shoq?ri".

R.SH. – Vatikan

"Ashtu si temperaturat shumë të ulëta shkatërrojnë filizat e pranverës, po ashtu një përvojë shumë e hershme e mundimeve të jetës shkatërron premtimin e ri të aftësive të një fëmije, duke e bërë të pamundur çdo edukim autentik". Me këtë citim nga enciklika Rerum Novarum e Leonit XIII, dokumenti që udhëhoqi Papën e ri në zgjedhjen e emrit, monsinjor Gabriele Caccia - Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara - riafirmoi angazhimin e Vatikanit në luftën kundër punës së fëmijëve. Rasti është fjalimi i djeshëm, më 13 maj, në Nju Jork, gjatë dialogut interaktiv joformal me titull "Fëmijëria dinjitoze: Eliminimi i punës së fëmijëve në të gjitha format e saj, duke përfshirë rekrutimin e detyruar dhe përdorimin e fëmijëve në konflikte të armatosura". Duke kujtuar se "një në dhjetë fëmijë është i kurthuar në situata shfrytëzimi", Vëzhguesi i Vatikanit theksoi urgjencën e diskutimit të çështjes.

Apeli për lirimin pa kushte të të miturve

Çdo fëmijë, theksoi imzot Caccia, është "një dhuratë e Zotit për familjen njerëzore" dhe duhet të rritet "në një mjedis që respekton dinjitetin, mbron të drejtat themelore dhe promovon zhvillimin integral të personit". Vazhdimësia e punës së fëmijëve përbën një shkelje të rëndë të kësaj prerogative dhe një thirrje për përgjegjësinë e përbashkët - morale dhe ligjore - të bashkësisë ndërkombëtare. Një shqetësim të veçantë shkakton rekrutimi dhe shfrytëzimi i vazhdueshëm i të miturve në konflikte të armatosura, të cilin imzot Caccia e quajti "një shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor" dhe "një fyerje të drejtpërdrejtë ndaj të drejtave themelore të fëmijëve". Kësaj i shtohen forma të tjera abuzimi, si martesat e detyruara dhe shfrytëzimi seksual. Nga këtu, apeli i Selisë së Shenjtë për "lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë fëmijëve" të përfshirë në këto kontekste, dhe trajtimin e tyre "si viktima që kanë nevojë për dhembshuri, kujdes dhe shpresë". Ndër më të cenueshmit, theksoi Vëzhguesi i Vatikanit, janë fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët kanë nevojë për masa mbrojtjeje "gjithëpërfshirëse".

Rritja dhe kontributi fëmijëve në shoqëri

Angazhimi i Selisë së Shenjtë për promovimin dhe mbrojtjen e dinjitetit të të miturve përfshihet në kuadrin e përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare. Këto përpjekje, shpresoi në përfundim imzot Caccia, duhet të intensifikohen, duke synuar krijimin e kushteve për një "zhvillim integral" të çdo fëmije: "qasje në kujdesin shëndetësor, në një arsim cilësor dhe në mundësi që t'u lejojnë atyre të rriten dhe të kontribuojnë plotësisht në shoqëri".

14 maj 2025, 15:06