Selia e Shenjt? n? OKB: IA n? sh?rbim t? v?llaz?ris? n? nj? bot? t? ndar?
R.SH. / Vatikan
Është “thelbësore” që “zhvillimi dhe përdorimi” i Inteligjencës Artificiale të jetë gjithmonë në shërbim të burrave dhe grave, duke promovuar “vëllazërinë” dhe duke ruajtur “të menduarit kritik dhe aftësinë për të vlerësuar e shoshitur gjërat”. Kjo është shpresa e Selisë së Shenjtë e shprehur pardje, të martën, 6 maj, nga Kryeipeshkvi imzot Gabriele Caccia, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili foli në Takimin e Posaçëm të Këshilli Ekonomik dhe Social (ECOSOC) pranë OKB-së në Nju Jork, kushtuar Inteligjencës Artificiale.
Përgjegjësia e bashkësisë ndërkombëtare
“Një politikë e shëndetshme mbi inteligjencën artificiale”, thotë imzot Caccia, “kërkon që inovacionet teknologjike të vendosen brenda një projekti më të gjerë kërkimor për të mirën e përbashkët” të mbarë njerëzimit. Apeli i Vëzhguesit të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, imzot Caccia është për përgjegjësinë e bashkësisë ndërkombëtare në rregullimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale "në format e saj të shumta". Një angazhim që duhet të bazohet “në parime të përbashkëta etike që mund të udhëheqin edhe strukturat qeverisëse, siç janë Dialogu Global mbi Inteligjencën Artificiale dhe paneli i pavarur shkencor ndërkombëtar”.
Përdorimi etik i shkencës
Një shembull konkret se si të gjitha palët e përfshira kanë përcaktuar një bazë etike për të “balancuar inovacionin dhe rregullimin e IA-së” ishte nënshkrimi nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare, institucionet e tjera dhe sektori privat i Rome Call for Ai Ethics (Thirrjes së Romës për Etikën e IA-së), një dokument që përshkruan “një sërë parimesh themelore etike si transparenca, përfshirja, përgjegjësia, paanshmëria, besueshmëria dhe privatësia”. Një iniciativë kjo që synon "promovimin e përdorimit të përgjegjshëm dhe etik të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit", përfundon imzot Caccia, siç parashikohet nga Pakti për të Ardhmen, "i të cilit Kompakti Global Dixhital është një aneks".