Sekretaria e P?rgjithshme e Sinodit n? udh?tim me Pap?n Leoni XIV
R.SH. / Vatikan
Një udhëtim që duhet bërë së bashku me gëzim, duke mbështetur shërbimin e Papës për bashkimin ndërmjet të gjitha Kishave. Kështu shkruan sekretaria e përgjithshme e Sinodit të Ipeshkvijve në një mesazh drejtuar Leonit XIV, të nënshkruar nga Kardinali Mario Grech, sekretar i përgjithshëm i Sinodit, dhe nënsekretarët Motër Nathalie Becquart dhe Imzot Luis Marín de San Martín. Duke e falënderuar Zotin për zgjedhjen, kujtojmë se Sinodi është “një udhëtim kishtar i udhëhequr nga Shpirti Shenjt, një dhuratë e të Jezusit të Ngjallur, i cili na ndihmon – lexojmë – të rritemi si Kishë misionare dhe në kthim të vazhdueshëm, duke filluar nga dëgjimi i Ungjillit”. Një udhëtim, i thirrur nga Papa Françesku, që përfshin të gjithë Popullin e Zotit.
Mesazhi kujton fazat e Sinodit që filluan me fazën e dëgjimit në vitin 2021 dhe me miratimin e Dokumentit Përfundimtar nga Françesku dhe, për rrjedhojë, me udhëzimet që tashmë mund të merren nga Kishat lokale në stilin e një Kishe misionare.
“Grupet e studimit – lexojmë në tekst – po punojnë për të Ju??paraqitur propozimet në kuadrin e zgjedhjeve që përfshijnë të gjithë Kishën”. “Ne e shohim me besim – përfundon mesazhi – atë që Ju do të tregoni për të ndihmuar, kështu, rritjen e një Kishe të vëmendshme ndaj dëgjimit, afër secilit, të aftë për marrëdhënie autentike dhe mikpritëse, shtëpi dhe familje e Zotit e hapur për të gjithë: një Kishë sinodale misionare”.