Pamje t? instalimit t? sob?s, n? Kapel?n Sikstine
R.SH. / Vatikan
Kapela Sikstine në Vatikan përgatitet për Konklavin, që fillon të mërkurën, më 7 maj. Pamjet e shpërndara nga Vatican Media dokumentojnë instalimin e sobës dhe të oxhakut dje, në mëngjesin e 2 majit. Nga ai oxhak, në ditët e ardhshme, bota do të presë sinjalin e shumëpritur: tymin e bardhë, shenjë e zgjedhjes së pasardhësit të Shën Pjetrit. Oxhaku, i lidhur me dy soba brenda Kapelës, është pika nga e cila del tymi: tymi i zi, kur shumica prej dy të tretash nuk është arritur ende, e tymi i bardhë, kur i njofton botës zgjedhjen e Papës së ri.
Parashikohen katër votime në ditë: dy në paradite e dy pasdite, ndërsa pas votimit të 33-të ose të 34-të, në çdo rast, do të ketë një balotazh të drejtpërdrejtë dhe të detyrueshëm ndërmjet dy kardinajve me numrin më të lartë të votave në votimin e fundit. Por edhe në këtë rast, do të jetë gjithnjë e nevojshme shumica prej dy të tretash. Dy kardinajtë e mbetur në garë, nuk do të marrin pjesë aktive në votim. Nëse votat për një kandidat arrijnë dy të tretat e atyre që votojnë, zgjedhja e Papës është kanonikisht e vlefshme.