杏MAP导航

K?rko

Reliket e Sh?n Leonit t? Madh, Sh?n Augustinit, Sh?n Tom?s s? Vilanov?s dhe t? t? Lumit Anselm Polanco Reliket e Sh?n Leonit t? Madh, Sh?n Augustinit, Sh?n Tom?s s? Vilanov?s dhe t? t? Lumit Anselm Polanco

Nj? relike e Sh?n Leonit t? Madh n? kryqin pektoral prej argjendi t? Pap?s

U radhit?n n? kryqin pektoral prej argjendi, dhuruar nga Circolo San Pietro Leonit XIV dit?n e zgjedhjes, fragmentet ex ossibus t? kat?r ipeshkvijve: ipeshkvit t? 45-t? t? Rom?s, Sh?n Agustinit; ipeshkvit t? Ippon?s, Sh?n Tom?s s? Villanov?s; kryeipeshkvit t? Valencias dhe Anselmo Polanco-s, ipeshkvit t? Lum t? Teruelit, martir. Ideja ishte e kujdestarit t? Shenjt?rores Apostolike, At? Silvestrinit, i cili e pranoi d?shir?n e Pap?s p?r t'ia besuar mbrojtjen paraardh?sit t? tij me t? nj?jtin em?r

R.SH. / Vatikan

Hapave të Leonit XIV u prin tani edhe Shën Leoni i Madh, pasardhës i dyzet e katërt i shën Pjetrit, i cili jetoi ndërmjet shekujve IV e V, bashkëkohës i Shën Augustinit, që punoi për unitetin e Kishës, luftoi herezitë, përcaktoi parësinë e ipeshkvit të Romës dhe kompozoi koleksionet më të bukura të Mesharit Romak. Në kryqin e kraharorit prej argjendi, dhuruar Papës Prevosti ditën e zgjedhjes së tij, më 8 maj, nga Circolo San Pietro, që dje ruhen reliket ex ossibus të katër ipeshkvijve: ajo e paraardhësit të tij me të njëjtin emër, ipeshkëv i Romës, e Shën Augustinit, ipeshkëv i Iponës, e Shën Tomës së Villanovës, kryeipeshkëv i Valencias dhe Anselmit Polanco,  ipeshkëv i Teruelit, martir dhe i Lum.

Antonino Cottone duke përgatitur reliket për t'u vendosur në kryqin e gjoksit të Papës.

Ideja e kujdestarit të Shenjtërores Apostolike

Ideja për të bërë një "relikuar" të ri për Leonin XIV, që do të vendoset në kryqin e kraharorit dhuratë për Papën, është e kujdestarit të shenjtërores apostolike, Atë Bruno Silvestrini, i bashkësisë augustiniane të Sakristisë Papnore. Duke shfrytëzuar dëshirën e sivëllait të tij rregulltar augustinian e tani Papë për t'ia besuar veten mbrojtjes qiellore të Leonit të Madh, rregulltari vendosi t'i drejtohej relikuaristit Antonino Cottone, i cili kishte bërë tashmë pesë relike, me teknika tradicionale mesjetare, për kryqin pektoral dhuruar Prevostit nga Kuria e Përgjithshme Augustiniane, ditën kur u krijua kardinal, më 30 shtator 2023.

Antonino Cottone dorëzon kryqin e kraharorit, në të cilin ka vendosur reliket e katër peshkopëve të dashur për Papa Leonin XIV.
Antonino Cottone dorëzon kryqin e kraharorit, në të cilin ka vendosur reliket e katër peshkopëve të dashur për Papa Leonin XIV.

 Dorëzimi Leonit XIV

Pasi e kreu punën, zejtari vendosi "kryqin e relikeve" brenda kryqit pektoral papnor dhe, shumë i emocionuar, ia dorëzoi Papës Leonit XIV, duke ia vendosur rreth qafës. Papa e priti me gëzim kryqin pektoral të pasuruar me reliket e katër ipeshkvijve veçanërisht të dashur për të.

28 maj 2025, 11:22