杏MAP导航

K?rko

N? Kopshtet e Vatikanit, p?rfundimi i muajit marian

Sot m? 31 maj, n? mbar? bot?n e krishter? kremtohet p?rfundimi i majit muajit kushtuar nderimit dhe lutjes drejtuar Zoj?s Mari, N?n?n s? Jezu Krishtit e N?n? son? Qiellore. N? Kopshtet e Vatikanit do t? kremtohet dita e fundit e muajit t? Zoj?s me lutjen e Rruzares Shenjte, gjat? procesionit me qirinj ndezur, duke ecur drejt Shpell?s s? Zoj?s Lurd?.

R.SH. - Vatikan

Sipas traditës, më 31 maj, në mbarë botën e krishterë kremtohet përfundimi i majit muajit  kushtuar nderimit e lutjes drejtuar Zojës së Bekuar. Në këtë ditë Papa do të recitojë lutjen e Rruzares Shenjte në Kopshtet e Vatikanit, para shtatores sё Zojёs sё Lurdё, paraprirë nga procesioni solemn. 

Me Marinë, që në faqet e Ungjillit shtegton drejt Galilesë, këtë ditë të fundit të majit vihen për udhë edhe shtegtarët në mbarë botën e krishterë. Qindra shtegtime në Shenjtëroret më të njohura mariane të botës, nga ekuatori i përvëluar, në viset e ngrira të poleve.  

Me lutjen e uratës së Rruzares Shenjte, besimtarët e krishterë kujtojnë dhe meditojnë momentet dhe ngjarjet e veçanta të jetës dhe të veprës shëlbimprurëse të Jezu Krishtit – Shëlbuesit të njerëzimit: nga lindja dhe fëmijëria e tij e deri te mundimet, vdekja mbi kryq dhe Ngjallja, të udhëhequr në mënyrë pothuajse të dukshme nga Shpirti Shenjt Hyj. E Zemra e Zojës Mari, në përkim të plotë me atë të Birit hyjnor, është tempull i Shpirtit të së vërtetës, ku çdo fjalë e çdo ngjarje ruhet me fe, me shpresë e me dashuri.

Prej këndej, edhe dëshira për t’i përngjarë Nënës së Jezusit, sepse në shkollën e Marisë Virgjër edhe ne mësojmë ta njohim praninë e Shpirti Shenjt Zot në jetën tonë, që ta ndjejmë frymëzimin që vjen prej Tij e ta ndjekim përvujtërisht në jetën e përditshme. Shpirti Shenjt Hyj na bën të rritemi, sipas vullnetit të Krishtit, e na dhuron frytet e mira, që Shën Pali Apostull i numëron në Letrën drejtuar Galatasëve: “Dashurinë, gëzimin, paqen, shpirtmadhësinë, dashamirësinë, butësinë, besnikërinë, përvujtërinë, vetsundimin” (Gal 5,22).

Dita e fundit e majit, muajit të Zojës kremtohet në qindra Kisha e kapela, kushtuar Nënës së Jezu Krishtit në të katër anët e botës, edhe në Shqipëri, në Kosovë, Mal të Zi e në vise tjera, e posaçërisht në Shenjtëroret kombëtare të Zojës së Këshillit të Mirë, rrëzë Kështjellës së Rozafës, afër Shkodrës dhe në Shenjtoren e mirënjohur të Zojës Bekuar në Letnicë të Kosovës.

31 maj 2025, 13:59