杏MAP导航

K?rko

Motra Yvonne Reungoat: Leoni XIV, burr? i vendosur e bashk?pun?tor

Rregulltarja franceze e Urdhrit t? Don Boskos ?sht? nj?ra nga tri grat? q? punojn? n? Dikasterin p?r Ipeshkvijt?, em?ruar nga Fran?esku n? korrik 2022. Me median e Vatikanit kujton personalitetin e matur dhe shpirt?ror t? Pap?s, ndjenj?n e tij t? d?gjimit dhe qet?sin? n? marrjen e vendimeve.

R.SH. / Vatikan

Ajo nuk mundi të ishte atje, të enjten e kaluar, më 8 maj, ndërmjet më se 100 mijë njerëzve mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të takuar Papën e ri. Motra Yvonne Reungoat, e ngecur disa metra larg kolonadës e zbuloi nga telefoni i saj celular se kush ishte Papa i 267-të i Kishës universale: Kardinali Robert Francis Prevost. Domethënë, ai që ishte në krye të Dikasterit të Vatikanit për Ipeshkvijtë, ku vetë murgesha saleziane është një nga tri gratë anëtare, të emëruara nga Papa Françesku në korrik 2022. "Qarkullonin disa emra, por unë kisha menduar për Kardinalin Prevost. U preka shumë nga kjo zgjedhje", rrëfeu Motër Yvonne media të Vatikanit, duke shprehur gëzimin e madh që ndjeu kur pa ish-prefektin e saj veshur me të bardha, në Lozhën e Bekimeve të Bazilikës së Shën Pjetrit, me emrin e Leoni XIV. Motra Yvonne Reungoat përshkruan stilin e tij të thjeshtë dhe kolegjial ??të qeverisjes dhe përsërit besimin e saj në forcën e Pasardhësit të ri të Pjetrit.

Motër Yvonne, çfarë ndjetë kur u duk Papa i zgjedhur?

Një gëzim të jashtëzakonshëm. E njoh sadopak. Kemi punuar së bashku vitet e fundit, kur ai ishte prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Ipeshkvijtë. Nuk ështe i huaj për mua, pra! Pastaj një gëzim i madh, sepse ndjeva sa besnik është Shpirti Shenjt Zot dhe si e prin Kishën e tij. Më dha shumë besim e shpresë për të ardhmen. Emocioni ishte vërtet shumë i fortë.

Ju nisët punën në Dikasterin për Ipeshkvijtë disa muaj para emërimit të Kardinalit Prevost si prefekt. Pse mendoni se e zgjodhi Papa?

Nuk e di saktësisht pse Papa Françesku e emëroi atë ipeshkëv në Peru, pasi ai kishte qenë epror i përgjithshëm i Kongregatës së Agustinianëve. Megjithatë, shoh disa elemente: faktin që ai ishte misionar, vëmendjen e tij ndaj të varfërve, ekologjisë, migrantëve, të cilat kishte qenë në gjendje t’i demonstronte në një mënyrë shumë konkrete. Është edhe i përshpirtshëm. Më duket se Papa Françesku e njihte që nga koha e tij në Amerikën Latine.

Si prefekt, si u përpoq ta përcaktojë fytyrën e Kishës universale në dy vitet e fundit, duke nisur nga ndihma dhënë Atit të Shenjtë në zgjedhjen e ipeshkvijve të ardhshëm?

Si prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ipeshkvij, duke pasuar Kardinalin Marc Ouellet, Prevost tregoi thjeshtësi dhe bashkëpunim. I kushtoi vëmendje të madhe profilit të kandidatëve që do të emëroheshin ipeshkvij, që të përputheshin me linjën e Papës Françesku, në mënyrë që në dioqezat e tyre të përvetësonin linjën ungjillore, mbartës i së cilës ishte vetë Papa. Për shembull, të ishin vërtet barinj për popullin, të aftë të jetonin pranë meshtarëve e gjithashtu me popullin, pra një cilësi e mirë marrëdhëniesh, por edhe aftësi të mira dalluese, hapje, veçanërisht ndaj dialogut ekumenik dhe ndërfetar, e edhe njohuri për marrjen e vendimeve e dhënien e udhëzimeve. Kardinali Prevost, tani Papa Leoni XIV, i vuri në jetë të gjitha këto kërkesa, me aftësinë për të dëgjuar, për t’u thelluar në realitetet e për të kuptuar dhe për të sqaruar atë që duhej sqaruar, për shembull rreziqet që mund të lindnin në lidhje me çështje të caktuara, lidhur me abuzimin ose moralin. Pashë një delikatesë të thellë, por edhe një ndjenjë të lartë përgjegjësie përballë këtyre realiteteve.

Si do ta përshkruanit llojin e tij të qeverisjes brenda Dikasterit?

Unë mendoj se ai është njeri që di të bashkëpunojë, që di të japë përgjegjësi, që u beson bashkëpunëtorëve dhe njerëzve të tij. Nuk mendoj se ai është lloji i njeriut që di vetëm të qeverisë, por edhe i atij që di të bashkëpunojë, ndërkohë që ende ka në duart e tij udhëheqjen e Kishës. Sinergjia është element i rëndësishëm, sepse Papa Leoni XIV do të duhet të mbështesë zbatimin konkret të disa reformave, nisur nga Papa Françesku, për shembull kushtetutën apostolike Praedicate Evangelium, e cila prek, ndër të tjera, Kurien Romake dhe ndërlidh më shumë Dikasteret e Vatikanit, me një kolegjialitet më të madh. Besoj se, me përvojën e tij në qeverisje, Leoni XIV ka burime për të qenë në gjendje të qeverisë dhe të udhëheqë Kishën, sigurisht jo vetëm.

Ju flisni për kolegjialitetin, një nga aspektet e sinodalitetit. Papa Leoni XIV, që në paraqitjen e tij të parë, foli për një Kishë sinodale...

Kjo ishte një gjë vërtet e madhe për mua. Duke pasur hirin dhe gëzimin e pjesëmarrjes në dy asambletë sinodale të tetorit 2023 dhe tetorit 2024, jetova vërtet udhëheqjen e Shpirtit Shenjt. Është e rëndësishme që fryti i Sinodit të mund të mbijë, të zhvillohet dhe të jetohet vërtet në Kishë. Pata frikë se nuk do të kishte vazhdimësi në udhëtimin sinodal, diçka që më dukej e pamundur duke pasur parasysh hapat e ndërmarrë dhe faktin se sinodalizmi është vërtet thirrja e Kishës. Mendoj se është shumë e rëndësishme të mos kthehemi prapa, por të ecim përpara. Dhe Papa Leoni, i cili gjithashtu mori pjesë drejtpërdrejt në të dy asambletë sinodale, është i bindur për rëndësinë e kësaj rruge ripërtëritjeje për Kishën. Ai e tha këtë në fjalën e tij të hapjes. Për mua, është një nga elementet më premtuese.

A shihni ndonjë tjetër?

Sigurisht. Edhe pse personaliteti dhe stili i tij janë të ndryshëm, mendoj se Leoni XIV do të vazhdojë t’i prijë Kishës sipas linjave të Papës Françesku. Përvoja e tij ishte, para së gjithash, misionare, e jetuar në kontakt të drejtpërdrejtë me të varfrit e dioqezës së Perusë, ku ishte ipeshkëv. Përvojë e kohëve të fundit, sepse u largua nga Peruja për në Romë vetëm dy vjet më parë. Është e nevojshme edhe të përmendet vepra e tij si Epror i përgjithshëm i Augustinianëve, vepër ndërkombëtare që e bëri të njihte përmasat e universalitetit të Kishës, në teori, por edhe në marrëdhënie konkrete. Për më tepër, përveç sinodalitetit, Papa përfiton nga origjina e tij (ai është amerikan, por babai i tij është franko-italian, ndërsa nëna, me origjinë spanjolle). Ka rrënjë baritore dhe u ka kushtuar vëmendje të varfërve, të pastrehëve, migrantëve, ekologjisë, çështjeve të paqes dhe unitetit në Kishë e, si rrjedhim, bashkësisë, e cila në fund të fundit është burimi i paqes në botë.

Ju, që keni punuar me Papën aktual në Dikasterin për Ipeshkvijtë, çfarë mund të thoni për rolin e grave në Kishën e udhëhequr nga Papa Leoni XIV?

Unë personalisht e jetova mbërritjen, për herë të parë, të tri grave në Dikasterin e Ipeshkvijve. Ai ishte anëtar. Pastaj, kur u bë prefekt, munda të provoj shumë konkretisht nga ana e tij, mirëseardhjen, bashkëpunimin, besimin, konsideratën, hapjen. Mendoj se ai do të jetë në gjendje ta zhvillojë këtë linjë veprimi, këtë frymë besimi për përgjegjësinë e grave në Kishë, për atë që mund të sjellin.

Na folët për stilin dhe personalitetin e tij. Çfarë karakteristikash të tjera të Papës së ri mund të zbulojmë?

Gjithmonë e kam parë si person diskret, por të qetë, që di t’i përballojë situatat me atë qetësi, e cila të ndihmon të bësh një hap prapa dhe, në të njëjtën kohë, të shkosh më thellë, duke ruajtur vetëkontrollin, me një kapacitet të mirë për bashkëpunim. Kjo ndihmon në nxitjen e bashkëpërgjegjësisë në Kishë. Do të doja të kujtoja edhe angazhimin e tij për paqen, sigurisht angazhim i rëndësishëm. Ditët e fundit jam mahnitur nga mënyra se si bota e ka ndjekur Kishën, nga njëra anë duke ndarë dhimbjen e vdekjes së Papa Françeskut dhe duke u lutur gjatë sëmundjes së tij,  nga ana tjetër duke pritur Papën e ri. Kjo tregon se bota pret shumë nga Kisha. Sigurisht, Leoni XIV nuk është i vetëm. Ai është një shenjë e, pas tij e me të, mbarë Kisha duhet ta ndiejë këtë përgjegjësi. Por është ai bariu, që jep drejtimin.

13 maj 2025, 11:27