杏MAP导航

K?rko

FILES-VATICAN-RELIGION-POPE-CONCLAVE

Konklavi: Kapela Sikstine, peshtah arti, nga del Papa i ri

Kapela Sikstine, peshtah arti, ?sht? vendi ku do t? zgjidhet Papa i ri. Populli, n? pritje t? s? papritur?s…

R.SH. / Vatikan

Bukuri, mister dhe të papritura. Kapela Sikstine në vatikan, peshtah me thesare arti, është vendi ku do të zgjidhet Papa i ri. Emrin e mori nga Papa Siksti IV (papë nga viti 1471 - deri në vitin 1484), i cili e përtëriu Cappella Magna-n e lashtë ndërmjet viteve 1477 dhe 1480. Në muret e dekoruara në shekullin e pesëmbëdhjetë, soditen perde të rreme, Historitë e Moisiut (muret jugore - hyrja) dhe të Jezu Krishtit (muret veriore - hyrja) si dhe portretet e Papëve (muret veriore - hyrja).

Kapela u realizua nga një ekip piktorësh, i përbërë fillimisht nga Pietro Perugino, Sandro Botticelli, Domenico Ghirlandaio, Cosimo Rosselli, të ndihmuar nga punishtet e tyre përkatëse dhe nga disa bashkëpunëtorë më të ngushtë, ndër të cilët dallohen Biagio di Antonio, Bartolomeo della Gatta dhe Luca Signorelli. Në qemer Pier Matteo d'Amelia pikturoi qiellin me yje.

Përdorimi i afreskeve filloi në vitin 1481 dhe përfundoi në vitin 1482. Datojnë gjithashtu në këtë periudhë, veprat e mëposhtme prej mermeri: transena, kori (ku uleshin këngëtarët) dhe stema papnore mbi derën e hyrjes. Më 15 gusht 1483, Siksti IV e bekoi kapelën e re, duke ia kushtuar Ngjitjes së Zojës në Qiell. Në vitin 1509, Juli II della Rovere (papë nga viti 1503 deri në vitin 1513), nip i Sikstit IV, vendosi ta modifikonte pjesërisht dekorimin. Punimet iu besuan Michelangelo Buonarroti-t, i cili pikturoi qemerin dhe, në pjesën e sipërme të mureve, lunetat. Puna përfundoi në tetor të vitit 1512. Në Ditën e Gjithë Shenjtenve (1 nëntor) Papa Juli II e inaguroi Kapelën Sikstine me një Meshë solemne.

Nëntë panelet qendrore përshkruajnë Historitë e Zanafillës, nga Krijimi deri te Rënia e njeriut dhe te Përmbytja dhe rilindja pasuese e njerëzimit me familjen e Noehut.

Drejt fundit të vitit 1533, Klementi VII de' Medici (papë nga viti 1523 deri në vitin 1534) e ngarkoi Michelangelon ta modifikonte përsëri dekorimin e të Kapelës Sikstine, duke pikturuar Gjyqin e Mbram në murin e altarit. Artisti e nisi veprën madhështore në vitin 1536, gjatë papnisë të Palit III dhe e përfundoi në vjeshtën e vitit 1541. Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, afresket në murin e hyrjes u përtërinë: Hendrik van den Broeck rikrijoi Ngjalljen e Krishtit të Ghirlandaio-s, ndërsa Matteo da Lecce, Mosmarrëveshjen mbi Trupin e Moisiut, të Signorelli-t, dëmtuar rëndë nga shembja e derës në vitin 1522. Afresket në Kapelën Sikstine iu nënshtruan restaurimit të plotë ndërmjet viteve 1979 dhe 1999.

Rijetuan. Për të ardhur deri në ditët tona e për ta vijuar shtegtimin edhe më tutje, në historinë e kohës e të bukurisë, që i flasin ditëve të reja e dashamirëve të rinj të kësaj feje e të këtij arti të pamort!

05 maj 2025, 10:05