杏MAP导航

K?rko

Kongregacioni i N?nt? i P?rgjithsh?m (@VATICAN MEDIA) Kongregacioni i N?nt? i P?rgjithsh?m (@VATICAN MEDIA)

Konklavi, 131 kardinal? zgjedh?s n? Rom?. Nga data 6 maj do t? jen? n? Santa Marta

Sot u mbajt Kongregacioni a mbledhja e n?nt? e P?rgjithsh?m n? Vatikan: 177 kardinal? t? pranish?m, nga t? cil?t 127 zgjedh?s. Puna n? Santa Marta, ku do t? besojn? karindal?t gjat? konklavit, po vazhdon me nj? rit?m intensiv dhe do t? p?rfundoj? deri m? 5 maj p?r t? mund?suar sistemimin. Kardinal?t Prevost dhe Semeraro ishin pjes? e Komisionit q? ndihmon Kamerlengun n? administrimin e zakonsh?m

R.SH. – Vatikan

Në Kongregacionin a Mbledhjen e nëntë të Përgjithshme të kardinalëve: kujtimi mirënjohës i Papa Françeskut, proceset e iniciuara prej tij dhe përgjegjësia për t'i vazhduar e mbrojtur ato. Por edhe detyra e dyfishtë e Kishës: të jetojë dhe dëshmojë unitetin brenda vetes dhe të promovojnë vëllazërinë në botë.

Në Romë deri më sot janë 131 kardinalë nga 133 që pritet të hyjnë në Konklavin e ardhshëm më 7 maj për të zgjedhur Papën e ri. Prej tyre, 127 sot ishin të pranishëm në Kongregacionin a Mbledhjen e nëntë të Përgjithshme, mbajtur paradite nga ora 9 deri në 12.30 në sallën e re të Sinodit, ku gjithsej morën pjesë 177 kardinalë. Këto janë përditësimet më të fundit të Matteo Brunit, drejtor i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Ai shpjegoi gjithashtu se puna e rinovimit në Casa Santa Marta për të akomoduar kardinalët po vazhdon me një ritëm intensiv dhe për këtë arsye do të përfundojë deri të hënën më 5 maj. Prandaj, kardinalët që marrin pjesë në Konklavin e ardhshëm do të mund të fillojnë të hyjnë në shtëpinë e Shën Martës duke filluar nga mbrëmja e së martës 6 maj, deri në mëngjesin e së mërkurës 7 maj, përpara Meshës "pro eligendo Pontificie" që është programuar për në orën 10.00 të 7 majit. Në mbledhjen e sotme u zgjodhën edhe kardinalët që do të mbështesin kardinalin Marx, koordinator i Këshillit të Ekonomisë, për ditët në vijim në Komisionin që ndihmon Kamerlengun e Kishës, kardinalin Kevin Farrell, në mbarështimin e punëve të zakonshme. Këta janë kardinalët Robert Francis Prevost dhe Marcello Semeraro.

Një Kishë që i sjell dritë botës

Në Kongregacionin e nëntë të sotëm pati 26 ndërhyrje që reflektuan mbi tema të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën e Kishës. Zyra e Shtypit të Vatikanit njoftoi se kardinalët shpresojnë se Papa i ardhshëm do të jetë profetik dhe se Kisha nuk do të mbyllet në çenakul, por do të dalë dhe do t'i sjellë dritën e Ungjillit një bote që ka nevojë urgjente për shpresë. Në këtë kontekst, u diskutua edhe rreth Vitit Jubilar, që ka si temë “Shtegtarë të Shpresës”. Kardinalët diskutuan gjithashtu edhe se si Kisha duhet të jetojë në botë, jo e mbyllur në botën e saj duke rrezikuar të bëhet e parëndësishme. Kardinalët kujtuan më pas me mirënjohje veprën e Papa Françeskut, duke cituar shpesh nxitjen apostolike të botuar në vitin 2013, Evangelii gaudium, dhe duke nënvizuar proceset që kanë filluar, të cilat Papa i ardhshëm do të duhet t’i marrë në dorë. Ndër temat e tjera të përmendura, u diskutua detyra e dyfishtë e bashkimit në Kishë dhe vëllazërisë në botë, bashkëpunimi dhe solidariteti midis Kishave, roli i Kuries Romake në raport me Papën, shërbimi i Kishës dhe i Papës në favor të paqes, vlera e arsimit, dialogu dhe misioni ekumenik, sinodaliteti dhe kolegjialiteti.

Takimet e ardhshme

Zyra e Shtypit të Vatikanit njoftoi se kardinalët kanë vendosur të shtojnë një seancë të dytë të hënën e ardhshme dhe për këtë arsye do të takohen për Kongregacionet e Përgjithshme si paradite në orën 9 ashtu edhe në pasdite në orën 17. Për momentin, është planifikuar vetëm një seancë për të martën paradite, më 6 maj, por kardinalët mund të shtojnë edhe një tjetër në pasdite nëse është e nevojshme. Nuk është planifikuar asnjë Kongregacion për nesër, e diel, 4 maj Së fundi, Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re, u kujtoi të pranishmëve se për muajin maj, kushtuar Virgjërës Mari, Bazilika e Shën Pjetrit organizon lutjen e Rruzares në Shesh çdo të shtunë në mbrëmje në orën 21:00.

03 maj 2025, 18:30