杏MAP导航

K?rko

Takimi i promovuar nga Scholas Occurrentes n? Sall?n e Sinodit t? Ri Takimi i promovuar nga Scholas Occurrentes n? Sall?n e Sinodit t? Ri

Kard. Tolentino de Mendon?a: Leoni XIV dhe pik?pamja e Kish?s p?r risit?

Duke mbyllur Takimin II Nd?rkomb?tar kushtuar Kuptimit t? Scholas Occurrentes, Kardinali Tolentino de Mendon?a, Prefekt i Dikasterit t? Vatikanit p?r Kultur?n dhe Edukimin, n?nvizon edhe p?rmes zgjedhjes s? emrit, v?mendjen e Pap?s, p?r "revolucionin teknologjik", n? zhvillim e sip?r. Nuk duhet "as t? injorohet dhe as t? frik?sohet", por t? integrohet n? modele arsimore q?, si? shpreson Papa Fran?esku, “din? t? b?jn? nj? kor t? vet?m".

R.SH. / Vatikan

T’u bësh ballë "risive" dhe "revolucioneve" të kohës sonë - një kohë në të cilën gjithçka është "e ndërlidhur" - kërkon pikëpamje më të lartë. Një epokë në të cilën teknologjia bëhet prani e rëndë, pothuajse "pushtuese", dhe kërkon përgjigje të reja. Edhe rruga, sipas Kardinalit José Tolentino de Mendonça, kalon përmes edukimit dhe udhëzimit, nga njerëzimi që rizbulon vlerën e "bukurisë" dhe "të përshpirtërisë”. Një rrugë, që nuk është vetmitare, por e ndarë me mjeshtra, mësues, udhërrëfyes, që dinë të jenë “miq, shokë, baballarë”: të aftë për ta ruajtur dhe për ta shoqëruar lulëzimin e njeriut.

Ky është thelbi i fjalimit, mbajtur nga Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Kulturën dhe Edukimin, në përfundim të Takimit II Ndërkombëtar mbi Kuptimin, ngjarje globale e organizuar nga Scholas Occurrentes dhe CAF – Banka e Zhvillimit të Amerikës Latine dhe e Karaibeve, e cila përfundoi dje, më 29 maj, në Sallën e Re të Sinodit.

Trashëgimia e Françeskut, e marrë nga Leoni XIV

Në fjalimin e tij, kardinali de Mendonça kujtoi "trashëgiminë e çmuar" të Papa Françeskut në fushën e arsimit, "të marrë me vrull" nga pasardhësi i tij, Leoni XIV. Një trashëgimi që bëhet profeci: me zgjedhjen e emrit të tij, Papa i ri ka dashur të drejtojë vëmendjen e botës drejt një "revolucioni" tjetër, atij "digjital", dhe drejt horizontit të Inteligjencës Artificiale. Në mes shumë pyetjeve, pasigurive dhe frikës, një "siguri themelore" mbetet e pandryshuar: edukimi është dhe do të jetë busulla. "Ne nuk jetojmë vetëm në një epokë ndryshimesh", kujtoi kardinali Tolentino de Mendonça duke cituar Papa Françeskun, "por në një ndryshim epoke". "Në këtë fazë të re të historisë, edukimi mund të favorizojë një përdorim të ndërgjegjshëm të teknologjive, një qëndrim kritik, të aftë për të kuptuar dhe dalluar mundësitë dhe kufizimet".

30 maj 2025, 12:06