Kard. Koovakad: s? bashku me budist?t, si shoq?rues udh?timi n? rrug?n drejt paqes
R.SH. / Vatikan
"Në një botë të copëzuar nga dhuna, të rrënuar nga konflikti dhe të shtypur nga padrejtësia, varfëria dhe degradimi ambiental, asambleja jonë e prijësve shpirtërorë dhe praktikuesve, përfaqëson një shenjë të fuqishme shprese". Kolokiumi i tetë budist-kristian, që do të përfundojë më 29 maj, u hap zyrtarisht në Phnom Penh, kryeqytet i Kamboxhias, me fjalimin përshëndetës mbajtur sot nga Kardinali George Jacob Koovakad, Prefekt i Dikasterit për Dialog Ndërfetar.
Më se njëqind pjesëmarrës
Organizuar nga Dikasteri për Dialog Ndërfetar, në bashkëpunim me universitetet dhe manastiret budiste të Kamboxhias dhe Konferencën Episkopale lokale, në këtë veprimtari marrin pjesë afërsisht 150 përfaqësues të të dy feve, përfshirë disa delegatë nga Federata e Konferencave Ipeshkvnore Aziatike.
Të punojmë së bashku
Tema e zgjedhur për edicionin e këtij viti: "Budistët dhe të krishterët punojnë së bashku për paqen përmes pajtimit dhe qëndrueshmërisë" e nxiti Prefektin e Dikasterit për Dialog Ndërfetar të theksonte, në fjalën e hyrjes se "kjo seancë ofron një hapësirë ??të shenjtë në të cilën budistët dhe të krishterët bashkohen jo vetëm si përfaqësues të dy traditave të nderuara, por edhe si shoqërues udhëtimi, të lidhur nga një angazhim i përbashkët për paqen. Në zemër të takimit tonë janë dy thesare shpirtërore: pajtimi dhe qëndrueshmëria, thellësisht të rrënjosura në besimet tona përkatëse dhe të afta të ndërtojnë e të mbështesin paqen e qëndrueshme".
Kundër çdo pabarazie
Kardinali nënvizoi edhe se sa themelore është, në një kontekst historik të sunduar nga shpërdorime të mëdha, të dëshmojmë fuqinë shëruese të fesë në dobi të një bote që ai e përcakton si gjithnjë e më të trazuar: “Nuk mund të mos mendoj për ata që preken më shumë nga lufta dhe padrejtësia, ata që vuajnë drejtpërdrejt dhe ata që, të lodhur nga titujt e gazetave plot me tragjedi, largohen të dëshpëruar. Realiteti i vuajtjeve të shkaktuara nga dhuna, paragjykimet dhe pabarazia është i pamohueshëm”.
Rrëfime pozitive
Heshtja dhe indiferenca përballë britmave të të varfërve, refugjatëve, të braktisurve, migrantëve, si dhe intensifikimit të ndryshimeve klimatike dhe erozionit të dinjitetit njerëzor kërkojnë, sipas prefektit, përgjigje të bazuar mbi dhembshurinë dhe detyrën morale. "Ne - arsyetoi ai - nuk jemi pa shpresë, as pa burime për t'iu përgjigjur kësaj thirrjeje. Diskutimet tona ofrojnë mundësi të vlefshme për të dëgjuar dhe për të përforcuar narrativat pozitive rreth ndërtimit të paqes, duke përfshirë ato që vijnë nga baza. Traditat tona shpirtërore ofrojnë sa një vizion - aq edhe një mision: na nxisin të hedhim poshtë apatinë dhe të marrim përsipër detyrën e vështirë të ndërtimit të paqes. E na sfidojnë edhe të zgjedhim pajtimin në vend të hakmarrjes, qëndrueshmërinë në vend të nënshtrimit”
Dialogu konkret
Edhe Vikari Apostolik i Phnom Penh, Imzot Olivier Michel Marie Schmitthaeusler, shprehu kënaqësinë në përshëndetjen drejtuar pjesëmarrësve në një ngjarje, që do të mbahet mend në historinë e Kishës së vogël kamboxhiane:
"Do të forcojë vëllazërinë dhe dialogun. Dialogun e jetës, të hapur për çdo person; dialogun e veprave, përmes edukimit për paqe dhe solidaritet; dialogun teologjik, të cilin do ta përjetojmë gjatë kësaj konference; dialogun e përvojës fetare, që i çon besimtarët drejt kundrimit për depërtimin në misterin e Zotit".