Kard. Re: shpresojm? n? nj? Pap?, ashtu si i duhet sot Kish?s e bot?s
R.SH. - Vatikan
"Uroj që, sonte, kur të kthehem në Romë, të gjej tymin e bardhë [nga oxhaku i Kapelës Sikstine]. Në një çast vendimtar për Kishën, me Konklavin në vijim, ia besoj lutjen time Zojës së Bekuar: që Shpirti Shenjt të ndërhyjë dhe të fryjë fuqishëm. Bota ka nevojë për një Papë, që përforcon fenë, në një botë të karakterizuar nga përparimi i madh teknologjik, por që priret ta harrojë Zotin". Kështu pohoi Dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Giovanni Battista Re, i cili ndodhet sot në Pompei, me rastin e Lutjes tradicionale kushtuar Zojës Rruzare, e cila kremtohet çdo vit më 8 maj dhe të dielën e parë të tetorit, muajit, që Kisha ia kushton pikërisht Rruzares.
“Kjo është hera e shtatë që vij në Pompei – kujtoi ai – e, me rastin e ditëlindjes sime të nëntëdhjetë, desha ta kremtoj Meshën këtu. Në shtëpinë time, kalendari i Zojës së Pompeit ka qenë gjithnjë i pranishëm: nëna e mbante me vete kudo. Është lidhje e thellë, që e mbaj në zemër”.