杏MAP导航

K?rko

Kard. Parolin ?mimi p?r Paqen: n? sh?rbim t? Pap?s p?r nj? bot? m? t? drejt?

Dje, m? 19 maj, n? Nju Jork, kardinali Sekretar i Shtetit t? Vatikanit mori ?mimin nga Fondacioni "Path to Peace", duke th?n? se e pranonte at? n? em?r t? Sekretaris? s? Shtetit "q? punon pa u lodhur p?r Pap?n p?r t? promovuar drejt?sin? n? bot?n ton?". N? fjalimin e tij, Parolin kujtoi nd?rhyrjet e Pap?ve t? fundit q? na kan? treguar rrug?n drejt nj? paqeje "t? ndjekur me durim dhe k?mb?ngulje, me guxim dhe kreativitet".

R.SH. – Vatikan

"Jam thellësisht i nderuar të marr ‘Path to Peace Award’" dhe e "pranoj në emër të Selisë së Shenjtë dhe, mbi të gjitha, në emër të Sekretarisë së Shtetit, e cila punon pa u lodhur për dhe në emër të Papës së Romës për të promovuar paqen dhe drejtësinë në botën tonë". Me këto fjalë dje, më 19 maj, kardinali Sekretar i Shtetit të Vatikanit Pietro Parolin në Nju Jork mori çmimin që i dha Fondacioni Path to Peace, i themeluar në vitin 1991 nga kryeipeshkvi i asaj kohe imzot Renato Raffaele Martino, kur ishte vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara. 

"Nderi i dhënë sonte tejkalon personalen dhe mishëron frymën e bashkëpunimit që është në themel të misionit tonë të shenjtë në një botë që kërkon shërim dhe pajtim", tha kardinali Parolin. Dhe kujtoi në këtë drejtim se në zemër të misionit të Selisë së Shenjtë është rruga e përvijuar nga pasardhësit e ndryshëm të Pjetrit në favor të një bote pa konflikte. Në këtë vit 2025, në të cilin festohet gjashtëdhjetëvjetori i vizitës së Shën Palit VI në OKB, tridhjetëvjetori i vizitës së dytë të Shën Gjon Palit II dhe dhjetëvjetori i fjalimit të Papa Françeskut në Asamblenë e Përgjithshme, kardinali Parolin theksoi se "çdo Papë, në kohën e tij, ka hedhur dritë në udhën drejt një bote më të drejtë dhe paqësore, duke ofruar një urtësi që tejkalon kufijtë".

Fjalët e papëve të mëparshëm

Kardinali Parolin kujtoi fjalët e papëve të ndryshëm, duke filluar nga Papa Montini, i cili në vitin 1965 deklaroi "me qartësi profetike" se paqja e qëndrueshme duhet të jetë "e rrënjosur në ripërtëritjen shpirtërore dhe morale". Këto fjalë sot "ruajnë urgjencën e tyre", duke kujtuar se "progresi teknologjik pa zhvillimin moral e lë njerëzimin në një gjendje të rrezikshme të çekuilibruar", theksoi Parolin. Më pas ai citoi thirrjen e Papa Wojty?a në vitin 1979 që njerëzimi të përballej me aftësinë e tij për të kryer si një të mirë të madhe, ashtu si edhe me mizori të papërshkrueshme, duke theksuar dinjitetin e brendshëm dhe të paprekshëm të çdo personi. Gjon Pali II u mbështet në "përvojën e tij të totalitarizmit dhe luftës", duke treguar Holokaustin dhe Luftën e Dytë Botërore "jo vetëm si ngjarje historike, por si sfida morale që vazhdojnë të kërkojnë përgjigjen tonë".  Sekretari i Shtetit të Vatikanit kujtoi gjithashtu edhe fjalët e Benediktit XVI kur, në vitin 2008, ai pohoi "të vërtetat universale dhe të pandryshueshme" mbi të cilat bazohen të drejtat e njeriut dhe se mbrojtja e dinjitetit njerëzor duhet të konsiderohet një përgjegjësi kolektive" e gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Po ashtu edhe këmbëngulja e Papës Bergoglio në vitin 2015 për "ndërlidhjen midis mbrojtjes së mjedisit e drejtësisë sociale" dhe kritika shkatërruese e "kulturës sëpërjashtimit e tё hedhjes". Tani - shtoi ai - kjo "traditë vazhdon" me Leonin XIV, i cili në fjalët e tij të para si Papë bëri thirrje për një paqe "të çarmatosur dhe çarmatosëse" si "një forcë pozitive" në një botë "të shkatërruar nga konfliktet dhe ndarjet". Sekretari i Shtetit të Vatikanit vuri në dukje gjithashtu edhe zgjedhjen e emrit të Papës së ri, i cili deshi të theksonte rëndësinë e mësimit shoqëror të Kishës në kontekstin e progresit teknologjik të sotëm që prek dinjitetin njerëzor dhe drejtësinë.

20 maj 2025, 17:10