杏MAP导航

K?rko

Sh?n Tereza e Krishtit F?mij?, e njohur si Tereza e Lisieux Sh?n Tereza e Krishtit F?mij?, e njohur si Tereza e Lisieux

Kard. Parolin: Tereza e Lisieux, rrug? e vog?lsis? kund?r vet?dashjes s? njeriut modern

Me rastin e 100-vjetorit t? kanonizimit t? Doktores s? Kish?s, Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, Kardinali Parolin, kremtoi, m? 17 maj, nj? Mesh? n? Trinità dei Monti: shembulli i rregulltares ?sht? p?rgjigje q? i jepet "k?rkimit t? shfrenuar dhe spazmodik t? pavar?sis? nga t? gjith? e nga gjith?ka” e q? nuk i jep menj?her? rrug?zgjidhje koh?s "p?r enigmat e fshehura t? gjendjes njer?zore".

R.SH. / Vatikan

“Një nga figurat më origjinale dhe më simpatike të krishterimit”: kështu e përshkroi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, Shën Terezën e Krishtit Fëmijë, e njohur si Tereza e Lisieux, në predikimin e Meshës që kryesoi më 17 maj, në Kishën Trinità dei Monti, e cila i kushtohet në Romë. Kremtimi u mbajt me rastin e njëqindvjetorit të kanonizimit të motrës rregulltare karmelitane, reliket e së cilës ruhen në këtë kishë.

"Udha e vogël", nuk është punë fëmijësh, por radikalitet ungjillor

Pajtore qiellore e Misioneve, së bashku me Françesk Saverin, Shën Terezën e Krishtit Fëmijë, ndryshon nga shenjti jezuit, sepse e kalon jetën në lutje, mbyllur në manastir, pa dalë kurrë nga streha e murgeshave. Kard. Parolin kujtoi atë "rrugë të vogël" të zgjedhur nga Shenjtorja, Pajtore e dytë e Francës dhe Doktore e Kishës, shprehje e një stili që, siç sakësoi, merret me kryerjen e "gjërave të vogla konkrete" të jetës së përditshme, me dashuri, me përvujtëri, me fe, me thjeshtësi dhe, mbi të gjitha, me lëshim të plotë në duart e Zotit. Nuk duhet ngatërruar me një lloj infantilizmi të lehtë - vërejti Kardinali Parolin -  bëhet fjalë për "një kthim rrënjësor tek Ungjilli".

Kapërcimi i ndjekjes së shfrenuar të vetvetes

Figura e Shën Terezës së Lisieux kujtohet sidomos për vëmendjen që tregonte ndaj Zotit, i cili tek çdo njeri shikon veçantinë e tij dhe e do, pa parë meritat vetjake, por plotësisht falas. Kardinali Parolin shpjegoi vlerën e jashtëzakonshme të mesazhit të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë, e cila zgjodhi vogëlsinë, ndërsa njeriu i sotëm, ashtu si i së kaluarës, “e hedh poshtë në mënyra të ndryshme varësinë natyrore dhe reciproke nga të tjerët dhe nga ekosistemi, në përpjekjen për t’u bërë si Zoti”. E shtoi: “Në këtë kërkim të shfrenuar dhe spazmatik për autonomi, liri të plotë, pavarësi nga të gjithë e gjithçka, njeriu modern nuk është në gjendje t’u japë “përgjigje enigmave të fshehura të gjendjes njerëzore”, nga kuptimi i jetës - te koncepti i së mirës dhe i mëkatit, nga origjina e dhimbjes, te mënyra për të arritur lumturinë e vërtetë.

19 maj 2025, 13:07