杏MAP导航

K?rko

2025.05.22 Ordinazione episcopale Mons. Ignazio Ceffalia

Kard. Parolin: sh?rbesa e ipeshkvit ?sht? dhurat? p?r t? gjith?

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit kremtoi, n? Bazilik?n e Sh?n Pjetrit, Mesh?n e shugurimit ipeshkvnor t? Imzotit Ignazio Ceffalia, nunc apostolik n? Bjellorusi q? nga 25 marsi. Kardinali ?sht? i bindur se prelati do t’i b?j? ball detyr?s s? re me sigurin? e hirit t? Zotit, pavar?sisht nga sfidat e brendshme "t? natyr?s politike dhe socio-ekonomike, por edhe fetare t? marr?dh?nieve me v?llez?rit ortodoks? dhe p?rball? tensioneve lidhur me luft?n tragjike n? Ukrain?, s? cil?s nuk i duket fundi”

R.SH. - Vatikan

Shërbesa e ipeshkvit “është dhuratë që i takon mbarë Kishës”. Do të thotë se i zgjedhuri “nuk jeton më për vete, por për bashkësinë ku emërohet”. Kështu e përshkroi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, misionin e ipeshkvijve në predikimin që mbajti dje, 22 maj, gjatë shugurimit ipeshkvor në Bazilikën e Shën Pjetrit, të Imzot Ignazio Ceffalisë, meshtar arbëresh, emëruar nunc apostolik në Bjellorusi më 25 mars të vitit të kaluar. Detyrë të cilën - shpjegoi Kard. Parolin - do ta përballojë i sigurtë se do të ketë mbështetjen e Zotit, pavarësisht sfidave të brendshme "të natyrës politike dhe socio-ekonomike, por edhe fetare, marrëdhënieve me vëllezërit tanë ortodoksë, si dhe tensioneve rajonale dhe kontinentale të lidhura me luftën tragjike që po zhvillohet në Ukrainë, fundi i së cilës, për fat të keq,  nuk duket ende në horizont".

"Himn për dy zëra"

Mesha e djeshme në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan ishte “himn falënderimi” me “dy zëra”: me zërin e Kishës Latine e atë të Kishës Katolike të ritit bizantin të Shqiptarëve në Itali, së cilës i përket kryeipeshkvi i ri, i lindur në Palermo në vitin 1975 dhe i shuguruar në Eparkinë e Horës së Albëreshëve, në vitin 2003. Ndaj gjatë liturgjisë u kënduan këngë nga kjo traditë kishtare gjatë ritit të shugurimit ipeshkvnor: vajosjes me bagëm dhe më pas dorëzimit të Ungjijve, unazës ipeshkvnore, mitrës dhe shkopit baritor. Të pranishëm, ipeshkvij të ardhur nga vise të ndryshme, ndërmjet të cilëve edhe ata të Kishës Katolike të riti bizantin, ndërsa si bashkëkremtues morën pjesë edhe Kardinali Francesco Montenegro, Administrator Apostolik i Horës së Albëreshëve, ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës së Kalabrisë, imzot Donato Oliverio, Kryeipeshkvi imzot Paul Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare e shumë kardanj, ipeshkvij e mehstarë të ardhur nga vende të ndryshme.

“Për ju unë jam ipeshkëv, me ju, i krishterë”. Këtë citat të përmendur nga Shën Augustini, e tani së fundmi nga Leoni XIV, Kardinali Parolin e mori për të nënvizuar se si shërbesa ipeshkvore “është dhuratë nga Zoti, për ndërtimin e korpit të tij, që përfshin përkushtim të pakufizuar, në mënyrë që i zgjedhuri të mos mendojë më për interesat e veta, por për të mirën e të gjithëve”. 

Sipas Sekretarit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, përfaqësuesit papnorë marrin pjesë "në një mënyrë shumë të veçantë në atë shqetësim për të gjitha Kishat, që Ipeshkvijtë duhet ta ushtrojnë në sajë të anëtarësisë së tyre në Kolegjin e Ipeshkvnor".

  (@Vatican Media)

Ndihma e Zotit në situata të ngatërruara

Në homelinë e tij Kardinali Parolin kujtoi përvojat e ndryshme të Imzot Ceffalisë i cili, pas përfundimit të studimeve, nga viti 2006 e tutje ishte me mision "në Ekuador, në Strasburg, në misionin e përhershëm në Këshillin e Evropës, në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit si zyrtar i seksionit për marrëdhëniet me Shtetet dhe së fundmi, në Venezuelë", ku shërbeu si i ngarkuar me punë i Nunciaturës Apostolike. 

“Mbi të gjitha, ky i fundit ishte një mision veçanërisht kompleks për shkak të situatës politike dhe socio-ekonomike të vendit”- theksoi kardinali Parolin - “në të cilin, megjithatë, ju mundët të përjetonit hirin e Zotit, i cili, sipas doktrinës tradicionale të Kishës, nuk u lë kurrë asgjë mangut atyre që kryejnë një detyrë të caktuar”.

  (@Vatican Media)

Mbajtja gjallë e dhuratës së Shpirtit Shenjt

Për t’u bërë ballë të gjitha kundërshtimeve dhe për ta jetuar plotësisht dhuratën e ipeshkvnisë, Sekretari i Shtetit të Vatikanit e nxiti Kryeipeshkvin e ri arbëresh të ruajë dhuratën e Shpirtit Shenjt, që iu besua nëpërmjet shtrirjes së duarve mbi kokë. “Kjo dhuratë e përhershme shpirtërore flakëron si zjarr, por ky zjarr që po digjet tani nuk ushqehet vetë. Vdes, nëse nuk mbahet gjallë”- këmbënguli Kardinali Parolin duke vijuar t’i flasë ipeshkvit të ri: 

“Për të qenë “drita e botës” dhe “për ta lënë dritën tënde të shkëlqejë para njerëzve”, zjarri ‘duhet rindizet dhe të jetë angazhim i çdo dite, angazhim i gjithë jetës tënde si Ipeshkëv’”.

Kështu Kardinali Parolin e inkurajoi ipeshkvin e ri të frymëzohet edhe nga shenjti me të njëjtin emër, Ignaci i Antiokisë: “Ipeshkëv i fortë e bari që digjej nga zelli, besimtarët e tij e quajtën të zjarrtë, ashtu siç sugjeron etimologjia e emrit të tij”. Edhe martirizimi i tij tragjik - "shqyerja nga bishat e egra në Kolose" - është mësim, që të "mos kemi turp ta dëshmojmë Zotin tonë", por të vuajmë me Zotin për Ungjillin - vazhdoi Kard. Parolin - duke cituar leximin e parë të Meshës, shkëputur nga Letra e Shën Palit Apostull drejtuar Timoteut.

Motoja: "E unë pra shpresoja në ty"

Ipeshkvi duhet “të ketë parasysh logjikën e kryqit”, por zemra e tij është “e destinuar të formohet nga zemra e Krishtit dhe të përjetësojë në botë e në kohë mrekullinë e bamirësisë së Jezusit” - vazhdoi Sekretari i Shtetit të VAtikanit, duke cituar një fjalim të Palit VI drejtuar ipeshkvijve italianë në vitin 1973: “Është vërtet e bukur, ngazëlluese, e aftë të mbushësh një jetë duke qenë lajmëtar, apostull dhe mësues i manifestimit të Shëlbuesit tonë Jezu Krisht”. 

Për Kardinalin Parolin, ky gëzim e kjo siguri për Jezusin e ringjallur që mbron çdo njeri, pasqyrohet edhe në moton ipeshkvore të zgjedhur nga Imzot Ceffalia: “Ego autem in te speravi”, “E unë pra në ty shpresova”.

23 maj 2025, 13:12