杏MAP导航

K?rko

Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit t? Vatikanit Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit t? Vatikanit

Kard. Parolin: d?shtimi i samitit t? Stambollit do t? ishte tragjik

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, n? kuad?r t? nj? veprimtarie n? Augustinianum, n? Rom?, flet p?r bisedimet n? Turqi, duke n?nvizuar s?rish se Selia e Shenjt? mund t? ofroj? hap?sira nd?rmjet?simi. P?rsa u p?rket ipeshkvijve kinez? t? em?ruar gjat? Selis? Vakante, sqaron se ata ishin miratuar tashm? nga Papa Fran?esku: "Pati dialog, asnj? veprim i nj?ansh?m"

R.SH. – Vatikan

Një dështim i mundshëm i bisedimeve të Stambollit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës do të ishte “tragjik”. Kështu e komentoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, samitin e Stambollit për paqen në Ukrainë, i cili zhvillohet pa presidentët ukrainas, rus dhe amerikan. “Është situatë shumë, shumë e vështirë dhe shumë dramatike”, komentoi kardinali në kuadër të konferencës së Fondacionit “Centesimus Annus” mbi qeverisjen globale, e cila filloi sot në Augustinianum, në Romë.

Oferta e Selisë së Shenjtë për ndërmjetësim

Gazetarëve, kardinali Parolin u përsëriti gatishmërinë e Selisë së Shenjtë për të ofruar një hapësirë ??për ndërmjetësim, siç u pohua edhe ditët e fundit nga Papa Leoni XIV. "Konkretisht, kjo do të thotë që të vihet në dispozicion Selia e Shenjtë, Vatikani, për një takim të drejtpërdrejtë ndërmjet dy palëve. Këtë synojmë, këtë po përpiqemi të arrijmë: pra, që të dyja palët të takohen dhe të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta. Që të paktën të flasin me njëra-tjetrën, pastaj, do të shohim se ç’do të ndodhë, por, të flasin me njëra-tjetrën". Pra, ideja është që Selia e Shenjtë të vërë në dispozicion një vend, sqaroi Sekretari i Shtetit: "Këtë ua kemi përsëritur gjithmonë të dyja palëve: ne jemi gati, nëse dëshironi të takoheni, Selia e Shenjtë, Vatikani, mund të jetë një vend shumë i përshtatshëm” dhe i rezervuar për të gjithë.

Edhe për Gazën, vërejti kardinali Parolin, “jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë, të lehtësojmë”. Por gjendja është më e ndërlikuar: "Nuk është domosdoshmërisht ndërmjetësim në kuptimin e ngushtë të fjalës, mund të jetë lehtësim i shërbimeve të mira. Por e shoh shumë më të vështirë për Gazën, të paktën nuk më duket se ekzistojnë kushtet për një takim këtu, në nivelin e Selisë së Shenjtë".

Emërimi i ipeshkvijve kinezë

Sekretari i Shtetit të Vatikanit sqaroi më pas çështjen e dy ipeshkvijve kinezë të emëruar gjatë Selisë Vakante. Disa e interpretuan këtë si shkelje të Marrëveshjes Kinë-Seli e Shenjtë për emërimin e ipeshkvijve. “Këta ipeshkvij kinezë ishin miratuar tashmë nga Papa Françesku”, theksoi kardinali. “Pati një dialog, bazuar në Marrëveshjen që kemi arritur me Kinën, kështu që nuk pati asnjë veprim të njëanshëm nga kinezët”.

16 maj 2025, 13:12