杏MAP导航

K?rko

Leo XIV n? shkall?t e Bazilik?s s? Vatikanit (@Vatican Media) Leo XIV n? shkall?t e Bazilik?s s? Vatikanit (@Vatican Media)

Kalendari i kremtimeve t? Leonit XIV n? muajin qershor

Jan? t? shumta angazhimet liturgjike t? Pap?s Prevost n? jav?t e ardhshme, sikur ka b?r? t? ditur mjeshtri i kremtimeve papnore, kryeipeshkvi Diego Ravelli. Jan? planifikuar shtat? Mesh?, mes solemnitetesh dhe jubilejesh tematike. P?r 13 qershor ?sht? thirrur nj? koncistor i zakonsh?m publik p?r votimin e disa ??shtjeve t? kanonizimit.

R.SH. / Vatikan

Jubile, solemnitete, një koncistor i zakonshëm dhe shumëçka tjetër. Mjeshtri i Kremtimeve Liturgjike Papnore, kryeipeshkvi Diego Ravelli, bëri të ditur sot kalendarin e liturgjive që do të kryesohen nga Papa në muajin qershor. Meshën e parë Leoni XIV do ta kremtojë të dielën, 1 qershor, në orën 10.30, në sheshin Shën Pjetër, me rastin e Jubileut të Familjeve, Fëmijëve, Gjyshërve dhe të Moshuarve. I njëjti vend dhe orar për Meshën që Papa do të kryesojë të dielën e ardhshme, 8 qershor, solemniteti i Rrëshajëve. Kjo liturgji do të shohë edhe pjesëmarrjen e besimtarëve që do të jenë në Romë për Jubileun e Lëvizjeve, Shoqatave dhe Komuniteteve të reja, që do të zhvillohet nga 7 deri më 8 qershor. Një ditë më pas, të hënën më 9 qershor, përkujtimi i Shën Marisë Virgjër Nënë e Kishës, Mesha me Papën në Bazilikën e Shën Pjetrit në orën 11.30 për Jubileun e Selisë së Shenjtë.

Koncistori për disa çështje kanonizimi

Të premten, 13 qershor, në orën 9, në Sallën e Koncistorit, Leoni XIV ka thirrur një koncistor të zakonshëm publik për votimin e disa Çështjeve të Kanonizimit. Më pas, të dielën më 15 qershor në orën 10.30, në Sheshin Shën Pjetër, në solemnitetin e Trinisë Shenjte, Papa do të kremtojë një Meshë në të cilën do të marrin pjesë edhe pjesëmarrësit e Jubileut të Sportit. Të dielën më 22 qershor, ditë në të cilën kremtohet solemniteti i Trupit dhe Gjakut të Krishtit, Leoni XIV do të shkojë, në vend të kësaj, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran ku, në orën 17, do të kryesojë Meshën pas së cilës do të vijojë procesioni drejt Bazilikës së Shën Marisë së Madhe, ku, së fundi, do të japë bekimin Eukaristik.

Mesha me bekimin e palliove të 29 qershorit

Papa do të kthehet në Sheshin e Shën Pjetrit të premten më 27 qershor, për solemnitetin e Zemrës së Shenjtë të Jezusit: takimi është në orën 9 për një Meshë që kremtohet edhe për Jubileun e Meshtarëve. Së fundi, të dielën 29 qershor, ditë në të cilën Kisha feston solemnitetin e shenjtorëve Pjetër dhe Pal, Leoni XIV do të kryesojë Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit në orën 9.30 dhe do të bekojë edhe palliot për kryeipeshkvijtë e rinj metropolitë.

21 maj 2025, 17:01