杏MAP导航

K?rko

Jubileu, Mesha e Imz. Fisichell?s p?r bandat muzikore: e mbush?t Rom?n me g?zim

N? Piazza Cavour, pak hapa larg Bazilik?s s? Vatikanit, u organizua kremtimi, kryesuar nga proprefekti i Dikasterit p?r Ungjill?zimin, n? p?rfundim t? ngjarjes jubilare, nisur dje me nj? fest? n? Trastevere. Mij?ra pjes?marr?s nga 90 vende, t? veshur me rroba tradicionale dhe me instrumente muzikore, marshuan m? pas drejt Sheshit t? Sh?n Pjetrit, ku mor?n pjes? n? lutjen e Mbret?resh?s Qiellore t? Pap?s Leoni XIV.

R.SH. / Vatikan

Daulle e dajre kalabreze, tromba e trombona të bandave fshatarake a ushtarake, guitarrón e javanas nga mariakët meksikanë... Muzika e instrumenteve nga mbarë Italia e edhe bota jehoi pardje, e shtune 10 maj, në mëngjes në Sheshin Cavour, në qendër të Romës, pak hapa larg Bazilikës së Shën Pjetrit. Në sheshin e madh rrëzë Pallatit të Drejtësisë në Romë, u kremtua Mesha për të gjithë pjesëmarrësit e Jubileut të Bandave muzikore dhe të Shfaqjes popullore, që nisi më 10 maj, me një festë të madhe në lagjen romake Trastevere.

Parada drejt Sheshit të Shën Pjetrit

Një tjetër kremtim ishte Mesha e djeshme, e cila u kremtua para lutjes mariane të Mbretëreshës Qiellore, kryesuar nga Papa Leoni XIV, në të cilën të gjithë të pranishmit në ngjarjen jubilare - nga 90 vende të ndryshme të botës - morën pjesë duke shkuar me veshje muzikantësh dhe me instrumentet e tyre në Sheshin e Shën Pjetrit, pasi patën parakaluar në një 'procesion' shumëngjyrësh përgjatë Via della Conciliazione.

Meshën e drejtoi Kryeipeshkvi Rino Fisichella, proprefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin dhe organizator i Jubileut, i cili u shprehu mirënjohjen të gjithë anëtarëve, grupeve muzikore dhe përfaqësuesve të argëtimit popullor sepse, tha ai, “duke qenë në shumë sheshe e mbushëm qytetin tonë të Romës me gëzim duke dhënë shfaqje, duke luajtur lojëra, duke kënduar këngët e duke interpretuar muzikën tonë. Faleminderit që morët pjesë në këtë nismë”.

Përparoni në udhët e së mirës

Në homelinë e tij Fisichella, duke cituar një nga fjalimet e Shën Augustinit, më pas theksoi:

“Ajo që bëni me një entuziazëm të tillë, me një pasion të tillë, u bëftë muzikë, këngë që arrin në veshët e Zotit. Është gjithmonë Ipeshkvi  Shenjt që na e kujton këtë”.

“Këndo, luaj, por ec duke kënduar e duke luajtur. Ngushëllo veten për lodhjen, por mos e pëlqe kurrë përtacinë”, shtoi Prelati. “Këndo, luaj dhe ec…Por, çfarë do të thotë të ecësh? Të përparosh në udhët e së mirës. Nëse përparon, nëse rritesh, nëse bëhesh gjithnjë e më i përkryer, atëherë ecën, por duhet të përparosh në mirësi, në fe të drejtë, në sjellje të mirë”.

12 maj 2025, 11:20