杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku me f?mij?t Papa Fran?esku me f?mij?t

Jubileu i f?mij?ve: De Paula Soza, “t? vegjlit din? t? jen? m?sues t? v?rtet? jete e feje”

“Me rastin e Dit?s s? F?mij?ve, Kisha i vendos ata n? qend?r, n? m?nyr? q?, duke i par?, t? gjith? t? frym?zohemi prej tyre”: k?shtu pohoi sekretari i Dikasterit vatikanas p?r Laik?t, Familjen dhe Jet?n, Gleison De Paula Souza, gjat? takimit t? sot?m me tem?: “Kisha e F?mij?ve. Drejt Dit?s Bot?rore t? F?mij?ve”. “Jan? premtim p?r nj? t? ardhme t? mundshme”, theksoi ai

R. SH. – Vatikan

“Fëmijët dinë të jenë mësues të vërtetë të jetës dhe të fesë, ne të rriturit mësojmë prej tyre. Ata na mësojnë durimin, dashurinë pa kushte. Na kujtojnë se të gjithë jemi fëmijë. Brishtësia e tyre na sjell ndërmend se Zoti zgjedh pikërisht ç’është e brishtë për t’iu zbuluar botës”. Këto janë fjalët e sekretarit të Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën, Gleison De Paula Souza, gjatë takimit të sotëm me temë: “Kisha e Fëmijëve. Drejt Ditës Botërore të Fëmijëve”, organizuar nga Komiteti Papnor përkatës me rastin e Jubileut të familjeve, fëmijëve, gjyshërve dhe të moshuarve, që ka filluar sot e përfundon më 1 qershor, me meshën e kremtuar nga Papa Leoni XIV. Kuvendi bën pjesë edhe në ngjarjet, që i paraprijnë kremtimit të Ditës Botërore të Fëmijëve 2026, e cila do të mbahet sërish në Romë, pas asaj së parës në rangun kishtar, më 2024.

Dita Botëtrore e Fëmijëve në rangun kishtar u themelua nga Papa Françesku

“Me rastin e Ditës së Fëmijëve, Kisha i vendos ata në qendër, në mënyrë që, duke i parë, të gjithë të frymëzohemi prej tyre”, theksoi ai, duke shprehur mirënjohjen për Papën Françesku, i cili “themeloi dhe promovoi kremtimin e Ditës së Fëmijëve”, e cila, kujtojmë se në Shqipëri kemtohet më 1 qershor.

Fëmijët janë shpresë e mishëruar

Duke iu referuar origjinës së tij braziliane, De Paula Soza nënvizoi se në vendin e tij thuhet se “fëmijët janë shpresë e mishëruar”. “Vetë jeta e tyre është premtim i një të ardhmeje, gjithmonë të mundur”, komentoi ai: “Kemi nevojë për ta që të mos plakemi, që të ripërtërihemi”. “Në masën me të cilën jemi të vëmendshëm ndaj tyre, me atë masë do të bëhemi vërtet bashkësi e përshtatshme për fëmijët dhe një Kishë sipas zemrës së Zotit”.

Në fjalën e sekretarit të Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën nuk mungoi edhe një mendim për “fëmijët në luftë, për ata që vuajnë; duhet të bëjmë diçka për të lehtësuar vuajtjet e tyre”, bëri thirrje ai, duke theksuar se “Kisha është nënë dhe si e tillë ndihet plotësisht përgjegjëse për fëmijët, duke u kujdesur për ta, për mbrojtjen e tyre dhe për rritjen e tyre njerëzore dhe shpirtërore”. “Është mision – vërejti De Paula Soza – që Kisha e ndan me prindërit dhe familjet e çdo fëmije”. “Familja është Kishë shtëpiake. Dhe Kisha fillon me familjen”, nënvizoi ai së fundi.

30 maj 2025, 14:16