I lum, Stanis?aw Streich, martir q? iu kund?rvu s? keqes me m?shir?
R.SH. / Vatikan
“Meshtar dioqezan, martir, bari i palodhur, punëtor i frytshëm i bamirësisë, dëshmitar besnik i Ungjillit deri në dhurimin e gjakut”: kështu e përshkroi Leoni XIV Don Stanis?aw Streich-in, shpallur i lum dje, të shtunë, më 24 maj, në Poznań të Polonisë, gjatë një meshe kremtuar në sheshin përpara katedrales së vendit. Fjalët e Papës, shkruar në një Letër Apostolike, u lexuan nga Kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve dhe përfaqësues i Papës, i cili kryesoi ritin. Ndërmjet kremtuesve të shumtë ishin kryeipeshkvinjtë Metropolitë të Poznanit dhe të Krakovit, Zbigniew Zieliński dhe Marek J?draszewski, së bashku me Kryeipeshkvijtë e Nderit, Kryeipeshkvin Stanis?aw G?decki dhe Kardinalin Stanis?aw Dziwisz. Ashtu si shenjti Pajtor Qiellor i Polonisë, emrin e të cilit e mban, vrarë gjatë kremtimit të Meshës - theksoi Kardinali Semeraro - edhe Don Stanis?aw Streich, "prift dhe martir i fesë, apostull i vëllazërisë, bamirës i popullit të tij", ndoqi rrugën e figurave të ndritura të vendit të tij, duke u bërë “burim për gëzim e paqe" në këtë Vit Jubileu kushtuar shpresës.
Polonia, tokë shenjtorësh dhe të lumturish
Në homelinë e tij, kardinali theksoi se Polonia vazhdon të jetë "tokë shenjtorësh dhe të lumturish". Më pas kujtoi, ndërmjet tjerash, Shën Gjon Palin II, “dhuruar Romës si ipeshkëv dhe Pasardhës i Pjetrit”; Shën Faustina Kowalskan, “apostulle e Mëshirës Hyjnore”, Stefan Wyszyńskin, “primat i Mijëvjeçarit” dhe martirin Jerzy Popie?uszko, “interpretues I mirëfilltë i doktrinës shoqërore të Kishës”. Gëzimi i sotëm për lumnimin e Don Streich, shtoi prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve, është po ai “të cilin e kujtoi i ndjeri Papa Françesku në nxitjen apostolike Evangelii gaudium, në fillim të papnisë; e gëzim i paqes së Krishtit të ringjallur, të cilën Leo XIV ia shpalli botës, duke u dukur, sapo u zgjodh, nga Lozha e Bekimeve të Bazilikës së Shën Pjetrit”.
Bari i mirë, që jep jetën e vet për delet
Don Streich mishëroi mjeshtërisht Jezusin, Bariun e Mirë që jep jetën për delet - saktësoi Kardinali-Prefekt Semeraro, duke bërë një paralele me fragmentin nga Ungjilli i Gjonit propozuar nga liturgjia. Siç bëri Jezusi, bëri edhe i Lumi polak, flijimi i të cilit “është shprehje e asaj dashurie që bëhet, në terma konkrete, kujdes për tjetrin, marrje e tij në ngarkim, flijim i vetvetes për të, deri në dhuratën më të madhe, atë të jetës.
E kjo është “zemra e Misterit të Pashkëve”, kuptimi i plotë i kryqit të Krishtit”, theksoi Semeraro, duke e marrë Shëlbuesin si model për t’u imituar në angazhimin e tij baritor dhe meshtarak, pavarësisht kërcënimeve të marra nga ithtarët e ideologjisë komuniste”.
Kardinali kujtoi se secili prej nesh, për t’u bërë në të gjitha aspektet “bari i mirë”, duhet të fillojë rishas t’i jetojë marrëdhëniet duke e marrë përsipër tjetrin, me nevojat dhe vështirësitë e tij - siç na e kujtoi Papa Leoni XIV në veprën e tij të parë të lutjes mariane të Mbretëreshës Qiellore, më 11 majin e kaluar.
Fjala e jetës së martirit polak, vazhdoi prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve “vlen edhe për priftërinjtë, të rinjtë e të moshuarit, të thirrur për të jetuar e për të ushtruar atësi baritore për grigjën që u besohet”, si apostuj e misionarë, “jo në toka të largëta, por në Evropën tonë, tradicionalisht katolike që nga kohërat e lashta”.
Guxim, pra, na thotë i Lumi Stanislav: mos na mungoftë kurrë fryma krijuese dhe guximi, liria dhe bujaria, për të kërkuar ata që ende sot kanë aq shumë nevojë për Krishtin dhe fjalën e tij të së vërtetës”.