杏MAP导航

K?rko

Pllak? e shekullit t? 6-t? me Kredon a Besojm?n e Nikeas Pllak? e shekullit t? 6-t? me Kredon a Besojm?n e Nikeas

Feja e krishter? e gdhendur n? nj? pllak? druri t? shekullit VI

Me rastin e 1700-vjetorit t? Koncilit t? Nikes?, cak i nj? vizite t? mundshme t? Pap?s Leoni XIV, m?simi i hapur n? kampusin e Milanos tregoi nj? objekt nga Fondi i Papiruseve t? Bibliotek?s s? Universitetit, q? vepron si ur? lidh?se me Kish?n e hershme.

R.SH. / Vatikan

 “Besojmë në një Zot, Atin e gjithëpushtetshëm, /Krijuesin e qiellës e të dheut/ të gjitha sendeve që shihen e që nuk shihen …”. (pisteomen eis ena theon patera pantokratora / {panton} poieten ouranon kai ge / oraton te kai panton ton aoraton»).

Besoj në një Zot,

Atin e gjithëpushtetshëm,

Krijuesin e qiellës e të dheut,

të gjitha sendeve që shihen dhe nuk shihen.

Edhe në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin,

një të vetmin Birin e Hyut,

të lindur prej Atit para të gjithë shekujve.

Hyj prej Hyjit, Dritë prej Drite,

Hyj i vërtetë prej Hyut të vërtetë.

I lindun, jo i krijuem,

i njëgjaje me Atin:

nëpërmjet të cilit u krijuen të gjitha sendet.

Ai për ne njerëzit dhe për pshtimin tonë

zbriti prej qiellet.

e u mishnue për virtyt të Shpirtit Shenjt

në krahnorin e Virgjines Mari: e u bë njeri.

E u kryqëzue për ne nën Poncin Pilat;

pësoi e u vorrue,

të tretën ditë u ngjall së dekuni,

sipas Shkrimeve,

e u ngjit në qiell

e rri në të djathtën e Atit.

E përsëri do të vijë me lavdi

për të gjykue të gjallët e të dekunit,

e Mbretnia e tij nuk do të ketë mbarim.

Edhe në Shpirtin Shenjt,

që është Zot dhe jetëbasë:

që rrjedh prej Atit e prej Birit.

e së bashku me Atin e Birin

adhurohet e levdohet,

që foli me anën e profetëve.

Edhe në një Kishë të vetme, shenjte,

katolike e apostolike.

Dishmoj një pagëzim të vetëm

për faljen e mëkateve.

Pres ngjalljen e të dekunve

dhe jetën e pasosun. Amen.

E pastaj, më tej, pika teologjike që ngjalli polemikën më të madhe për shekuj me radhë: natyra hyjnore e Jezu Krishtit. 

Pllakë e shekullit të 6-të me Kredon e Nikeas

Besojma e Nikesë – ky është pohimi ynë i parë i fesë.  “Besoj në një Zot të vetëm”- me këto fjalë nis Besojma, që shpallim gjatë Meshës çdo të diel. Të krishterët besojnë në një Zot të vetëm. Ashtu si e lexojmë në Librin e Ligjit të Përtrirë”: “Dëgjo, o Izrael: Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm”. E, si na e mëson, në emër të Zotit, Izaia profet: “Kthehuni kah unë e do të shpëtoni... se unë jam Hyj e tjetër s’ka”.  E vetmja natyrë e Zotit është në tri Vetje. Bëhesh i krishterë me pagëzimin në emër të , që dallohen ndërmjet tyre, edhe pse nuk janë tre Zota, por një i vetëm. I krishteri nuk i lutet një hyjnie abstrakte, por u drejtohet Atit, Birit e Shpirtit Shenjt, të treve njëheresh, e edhe veçmas, secilës nga tri Vetjet. U drejtohet me shpresë që të hyjë në bashkimin e amshuar, plot dashuri e gëzim, me Hyjin, një i vetëm në Tri Vetje!

Në këtë ikonë paraqitet perandori  i shoqëruar me ipeshkvinjtë  që moren pjesë ne Koncilin I të Nikesë (325), duke mbajtur Besojmën e Nikesë

Teksti

  («ton étu patros genethenta pro panton ton aionon / phos écules / theon alethinon étu alethinon / genethenta ou poiethenta / omoousion to patri / di’ou ta panta egeneto»).

Fjalët që mund të lexohen – disa me vështirësi dhe përafërsi - në një drejtkëndësh druri që daton nga shekulli i gjashtë dhe jo më i madh se një pllakë moderne, janë të njëjtat që besimtarët i thonë gjatë Meshës edhe sot. Kjo është arsyeja pse Marco Rizzi, drejtor i Departamentit të Shkencave Fetare në Universitetin Katolik të Zemrës së Krishtit, ka të drejtë kur pohon se kjo pllakë "edhe pse nuk është pjesa më e çmuar në Koleksionin e Papiruseve të Bibliotekës Universitare, ka vlerë të madhe kulturore dhe fetare: na vë në komunikim, përgjatë shekujve, me një bashkësi që e deklaroi rreth atij artefakti fenë e vet - e cila është edhe e jona edhe sot e kësaj dite".

Në ato shkronja të mëdha kursive, në një gjuhë greke, tashmë të zbehura, të shtypura në një copë të thjeshtë druri, shkëlqen forca e fesë së krishterë, e aftë të përshkojë kulturat, qytetërimet dhe epokat historike, për të arritur deri tek ne.

Të hënën, më 19 maj, gjetja u ekspozua në publik, e mbrojtur nga një vitrinë qelqi dhe e trajtuar me kujdes të jashtëzakonshëm nga punonjësit e ruajtjes, gjatë një konference në selinë e Universitetit Katolik, në Milano. Ngjarja, e organizuar nga Departamenti i Shkencave fetare, së bashku me kurset e Letërsisë së Lashtë të Krishterë, Testamendit të Ri dhe Paleografisë Greke, festoi kështu 17-vjetorin e Koncilit të Nikesë.

Në këtë qytet të Azisë së Vogël, ndërmjet majit dhe qershorit të vitit 325, me vullnetin e perandorit Konstandin, u zhvillua Sinodi I ekumenik i Krishterimit. Në rend të ditës, pyetjet themelore: dita, në të cilën do të festohen Pashkët dhe, mbi të gjitha, natyra e Jezusit. A duhet të konsiderohet Biri i Perëndisë i së njëjtës natyrë si Ati? Apo, si lindi, a ishte ai vetëm krijesa më e shkëlqyer, siç pohoi Ariusi, një prift i famshëm nga Aleksandria e Egjiptit? Siç do ta bënin të qartë koncilet e mëvonshme - në veçanti ato të Kostandinopojës (381) dhe Kalçedonisë (451) - Kisha do të deklarohej në favor të hyjnisë së plotë të Krishtit, duke hartuar një tekst që do të bëhej simbol i njohjes për të krishterët. Për këtë arsye, Kredoja identifikohet edhe me fjalën greke Symbolum.

Pllaka e ekspozuar në Cattolica është dëshmi konkrete e asaj periudhe, e cila bëhet përsëri e rëndësishme për përvjetorin e Koncilit, për botimin e fundit të dokumentit “Jezu Krishti, Biri i Hyjit, Shpëtimtari. 1700-vjetori i Koncilit Ekumenik të Nikesë”, hartuar nga Komisioni Teologjik Ndërkombëtar. E edhe për vizitën e mundshme të Leo XIV në Nikea, sot Iznik, në Turqi.

Ajo copë e vogël druri, me shkronjat e zeza që mezi dallohen në shtresën e dyllit të nxirë nga oksidimi, ruan një mister të vogël. Është i vetmi shembull i njohur i Kredos së gdhendur në dru (të gjitha variantet e tjera që na kanë arritur janë në papirus) dhe vazhdon t’i vërë në pikëpyetje studiuesit. Për kë u mendua? Çfarë përdorimi u bë prej saj? E para që i bëri këto pyetje ishte, pesëdhjetë vjet më parë, Orsolina Montevecchi, profesoreshë e Papirologjisë në Universitet, e cila e bleu atë, duke zgjeruar koleksionin e filluar në vitet 1920 nga paraardhësi i saj, Aristide Calderini. Në mungesë të studimeve të mëtejshme, misteri mbeti i pazgjidhur.

Siç vërejti Paolo Senna, drejtor i Bibliotekës së Universitetit, dy vrima në pjesën e sipërme na kujtojnë se libri ishte i fiksuar me gozhda. Megjithatë, meqenëse pllaka është shkruar nga të dyja anët, nuk ka gjasa që të jetë varur në mur. Më shumë duket se  ishte varur me zinxhirë, për të lejuar që të lexoheshin të dyja anët.

Nuk është e sigurt as nëse tableta u lexua vërtet. Greqishtja, në të cilën është shkruar, nuk ishte gjuha në përdorim në vendin dhe kohën nga e cila daton: në veri të Egjiptit, në shekullin e gjashtë, flitej gjuha kopte.

Sipas Mariachiara Fincati-t, studiuese e Qytetërimit Bizantin në Universitet, është më e besueshme që ajo të ketë pasur një funksion "apotropaik": domethënë, ajo nderohej si ikonë pa figura nga katekumenët që përgatiteshin për pagëzim. Hipotezë interesante, e cila meriton hetim të mëtejshëm. Shpresohet se përvjetori i sinodit do të rigjallërojë interesin për atë periudhë të largët, por vendimtare të Krishterimit. E, bashkë me të, edhe për këtë pllakë druri, dëshmitare e heshtur e asaj historie mijëvjeçare.

26 maj 2025, 10:04