Faqja e internetit e Vilave Papnore t? Castel Gandolfos online
R.SH. / Vatikan
Duke filluar që dje, e premte, 30 maj, faqja e re e internetit e Vilave Papnore të Castel Gandolfos është online. Hap i mëtejshëm - lexojmë në faqen e internetit - në lidhje me fushën e komunikimit dhe informacionit që Vilat Papnore po e çojnë përpara. Vetëm më 9 prill të vitit të kaluar u hap një profil në Instagram.
Në faqen e re, është e mundur të gjesh lajme mbi Drejtorinë e Vilave Papnore dhe mbi aktivitetin e saj, informacion mbi lajmet dhe iniciativat që vihen në jetë, edhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Muzeve dhe të Trashëgimisë Kulturore.
Faqja është e ndarë në katër gjuhë: italisht, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht. "Është mjet - thotë inxhinieri Andrea Tamburelli, drejtor i Vilave Papnore në Castel Gandolfo - që synon të ofrojë informacion më të gjerë mbi një realitet me rrënjë në histori, në epoka të ndryshme. Me veçantinë se nuk është rezidencë e thjeshtë me kopshte ngjitur, por një unikum, e pashoqe, sepse që nga 27 maji 1604 u shpall trashëgimi e patjetërsueshme e Selisë së Shenjtë dhe u përfshi përfundimisht, me dekret konsistorial, si pronë e Kishës".
Duke njohur veçantinë e Vilave të pakërkundshoqe, të lidhura fort me Pasardhësit e Pjetrit, "me këtë faqe interneti, duam t'i tregojmë një audience më të gjerë - nënvizon inxhinieri - pasuritë e trashëgimisë artistike, historike dhe fetare të Vilave Papnore. Në këtë kuptim, galeria e detajuar e pamjeve, të cilat i ofrohen vizitorit të faqes, është stimul për të thelluar njohuritë e një bote që shpesh, e për shumë njerëz, është e panjohur. Së bashku me profilin në Instagram, do të jetë edhe një mjet i dobishëm për t'i afruar besimtarët dhe shtegtarët, që interesohen për strehët e Papës".