杏MAP导航

K?rko

Motra Oonah O’Shea, kryetare e Bashkimit Nd?rkomb?tar t? Eproreve t? P?rgjithshme (UISG) Motra Oonah O’Shea, kryetare e Bashkimit Nd?rkomb?tar t? Eproreve t? P?rgjithshme (UISG)

Eprorja e p?rgjithshme, zgjidhet kryetare e re

Motra Oonah O'Shea ?sht? kryetare e re e UISG-s?. E lindur n? Australi nga prind?r irlandez?, jetoi p?r 20 vjet n? Filipine, ku themeloi misionin e Kongregacionit t? rregulltareve t? Notre Dame de Sion - Zoj?s s? Sionit.

R.SH. / Vatikan

Motra Oonah O’Shea, Eprore e Përgjithshme e Rregulltareve të Notre Dame de Sion (e Zojës së Sionit), u zgjodh kryetare e Bashkimit Ndërkombëtar të Eproreve të Përgjithshme (UISG) në përfundim të asamblesë së Këshillit të Delegateve, zhvilluar në Romë më 12 dhe 13 maj, ku morën pjesë 45 gra rregulltare, përfaqësuese të 36 yjësive e UISG-së. Motra O’Shea, e lindur dhe e rritur në Australi nga prindër irlandezë, ka një përvojë të gjatë misionare në Filipine, ku jetoi për 20 vjet në një zonë fshtarake.

Në Plenaren e UISG-së, delegate nga mbarë bota

Nga 5 deri më 9 maj u zhvillua në Romë asambleja e XXIII plenare e UISG-së, me mbi 900 eprore të përgjithshme, nga 75 vende. Ngjarja ishte edhe mundësi për të kremtuar 60-vjetorin e themelimit të organizatës. “Kjo seancë plenare - nënvizoi presidentja e re e UISG - bëri të dukshme një shpresë, e cila nuk është thjesht optimizëm, por energji shpirtërore që lind nga Ungjilli dhe sjell ndryshime”. Është shpresa që na lejon të vazhdojmë të shërbejmë, me frymë krijuese e me guxim, në një botë të plagosur që vijon të ndryshojë nga dita në ditë. Është kjo shpresë që na vë ne, gratë, në lëvizje,  na bën të afta për të mbrojtur dhe për të lindur jetë të reja, në vende ku gjithçka duket e shuar". Plenaria e vitit 2025, lexuam në një njoftim për shtyp, lëshuar sot, la një gjurmë të thellë: "ishte përvojë e jetuar si rrjet "litarësh shprese", që endnin lidhje ndërmjet grave të shuguruara nga çdo pjesë e botës, të afta për të paqyruar dritën e Ungjillit dhe për të gjallëruar misionin e Kishës sot".

Fondacion për mbështetjen e rregulltareve të  moshuara

Gjatë asamblesë u bë i njohur zyrtarisht The Anna Trust, fondacion i ri i krijuar për të ndihmuar rregulltaret e moshuara, veçanërisht në mjediset më të ligshta. U paraqit edhe plani strategjik i UISG-së 2025-2031, rezultat i një udhëtimi sinodal, konceptuar si “mjet” për t’i përballuar me besim gjithë sfidat e ardhshme, në shërbim të vazhdueshëm të veprimit të Shpirtit Shenjt. Të udhëhequra nga tema “Jeta e kushtuar: Shpresë shndërruese”, pjesëmarrësit jetuan përvojën e bashkimi të thellë, të forcuar nga praktika e “bisedës në Shpirtin Shenjt”, për të nxitur kulturë sinodale brenda Kongregacioneve të tyre.

Themeluese e një misioni në Filipine, Motra O’Shea e nisi jetën e saj profesionale si mësuese e fillores në shkollat katolike dhe u përfshi aktivisht në lëvizjen “Rinia Punëtore e Krishterë”. U bashkua edhe me kongregacionin e saj fetar në vitin 1968. Pasi dha mësim për katër vjet në një shkollë famullie, vazhdoi studimet në teologji, politikë dhe histori ekonomike, duke kaluar edhe një vit formues në Izrael. Që atëherë, shërbesa e saj u zgjerua në përfshirjen e punës me një rrjet ekumenik për drejtësi dhe paqe, si dhe në ndihmën e njerëzve të pastrehë. Në vitin 1990, së bashku me një murgeshë tjetër australiane, themeloi një mision të kongregacionit të saj në Filipine, ku jetoi për 20 vjet në një zonë fshatarake. Punonte për përgatitjen e katekistëve laikë, për themelimin e një OJQ-je në ndihmë të grave të varfra fshatare dhe pjesëmarrjen aktive në misionaritë fshatarake të Filipineve. E zgjedhur Eprore e Përgjithshme në vitin 2010, u kthye në Filipine në fund të mandatit të saj të parë, në vitin 2017. E rizgjedhur në vitin 2022, aktualisht po kryen mandatin e saj të dytë, i cili do të përfundojë në korrik 2028.

14 maj 2025, 15:09