杏MAP导航

K?rko

Vendosja e oxhakut mbi Kapel?n Sikstine Vendosja e oxhakut mbi Kapel?n Sikstine

Disa kuriozitete p?r Konklavin: oxhaku, soba dhe tymi, i pari i bardh? n? vitin 1914

Sot paradite, mbi Kapel?n Sikstine u lartua oxhaku i mir?njohur, q? p?rmes tymit t? tij u tregon njer?zve n?se ?sht? zgjedhur Papa. N? p?rgatitjet e pergjithshme, ky ?sht? nj? hap tjet?r drejt Konklavit, q? do t? filloj? m? 7 maj dhe do t? zgjedh? Pap?n e 267-t?. Nga mbr?mja e s? m?rkur?s s? ardhshme, syt? e t? gjith? bot?s do t? shikojn? drejt asaj pike p?r t? kuptuar rezultatin e zgjedhjeve

R.SH. - Vatikan

Ndërsa kardinajtë vijojnë Kongregacionet e tyre të Përgjithshme, duke diskutuar problemet kryesore të Kishës e të botës së sotme, për të kuptuar si duhet të jetë Bariu i ri, që do t’i prijë grigjës së besimtarëve katolikë, sot paradite, mbi Kapelën Sikstine u vendos oxhaku i mirënjohur, që përmes tymit të tij u tregon njerëzve nëse është zgjedhur Papa. Në përgatitjet e pergjithshme, ky është një hap tjetër drejt Konklavit, që do të fillojë më 7 maj dhe do të zgjedhë Papën e 267-të. Nga mbrëmja e së mërkurës së ardhshme, sytë e të gjithë botës do të shikojnë drejt asaj pike për të kuptuar rezultatin e zgjedhjeve. Ekzistojnë dy mundësi: tym i zi, nëse asnjë emër i votuar nuk ka arritur shumicën e nevojshme prej dy të tretash të votave; tym i bardhë, që i njofton botës zgjedhjen e Papës së ri. Hera e parë që tymi i bardhë njoftoi se ishte zgjedhur Pasardhësi i ri i Shën Pjetrit ka qenë viti 1914, për Papën Benedikti XV.

Soba e Konklavit

Disa herë, ngjyra e tymit nuk ka qenë e qartë. Prandaj, pikërisht për këtë arsye, dalja e tymit të bardhë shoqërohet nga tingëllimi i kambanave festive. Historia e sobës së përdorur për të djegur fletëvotimet dhe dokumentet është e veçantë dhe ajo ka mbetur e njëjta që nga viti 1939. Në të, janë gdhendur datat e disa viteve, në të cilat është përdorur për Konklavin. Më pas, duke filluar nga viti 2005, përveç saj, është shtuar një sobë tjetër, që përdoret vetëm për djegien e substancave ngjyrosëse. Për të prodhuar tymin e zi digjet perklorat kaliumi, antracen dhe squfur; për tymin e bardhë digjet klorat kaliumi, laktozë dhe kolofon (lloj rrëshire).

Tymi i verdhë

Deri në vitin 2005 ekzistonte edhe një lloj i tretë tymi, ai i verdhë. Është fjala për tymin provë, që prodhohej nga soba para nisjes së Konklavit, për të verifikuar funksionimin e mirë të saj. Duke filluar nga Konklavi i vitit 2005, pas vdekjes së Papës shenjt Gjon Pali II, kjo provë nuk është bërë më, pasi u vendos të përdorej një sistem elektronik i montuar në aparatin e emetimit të tymit, që siguronte funksionimin e tij të saktë, duke e bërë kështu të padobishëm tymin e verdhë.

02 maj 2025, 12:40