杏MAP导航

K?rko

"Dhoma e Lot?ve", ku kardinali b?het Pap?

N? faqen e murit t? Gjyqit t? Mbram? t? Kapel?s Sikstine, n? an?t e altarit, ka dy dyer t? mbyllura me p?rmasa t? vogla. Ajo n? t? majt?n t? ?on tek e ashtuquajtura "Dhoma e lot?ve" ku, menj?her? pas zgjedhjes, Papa i ri hyn p?r t? nd?rruar rrobat dhe p?r t'u p?rqendruar disa minuta n? lutje. Imzot Marco Agostini, ceremonier papnor, pohon: "Atje Papa kupton ?ka ndodhi e ?ka do t? ndodh?, q? n? at? ?ast e tutje"

R.SH. / Vatikan

Pas së vërtetës së shndërruar në art të afreskeve të Sikstinës, shkëlqimit të tyre verbues dhe absolut, dritës dhe arit, gjigantizmit të figurave, me sy që duken sikur shkëlqejnë, me gjeste, të afta që të kujtojnë vetvetiu fragmente të sakta nga Shkrimet e Shenjta, është zhgënjyese të kalosh pragun e derës që të çon në "Dhomën e Vajit".

Kemi lënë pas shpine madhështinë e vlerësuar universalisht të pikturave të Mikelanxhelos dhe të artistëve më të mëdhenj të Rilindjes, për t'u mbyllur në një dhomë të vogël, pa ngjyra. Është ambient me qemer dhe dritare të vogla, mbi të cilat ruhen disa fragmente afreskesh. Dy këmbë shkallësh në njërën anë, e në murin përballë, një dritare e fshehur pas perdes. Një tavolinë dhe dy karrige druri të errët, një divan i kuq dhe një raft rrobash. Mobiljet janë të domosdoshme. Habia, e ndjerë nga pamja e bukurisë absolute, ia lë vendin një ndjenje intime që zgjerohet në shpirt, perceptimit të kalimit të shekujve.

Të duket sikur i shikon Papët duke zgjedhur njërin nga tre veladonat e bardhë të kohës që u janë vënë në dispozicion, secili me madhësi të ndryshme,  e edhe duke e veshur atë, i cili do të jetë petku dhe ngjyra, që do ta dallojë përgjithmonë. Është veshje e vërtetë, diçka më e lashtë dhe më e thellë sesa ndërrimi i thjeshtë i rrobave. Traditë dhe ritual, që fitojnë kuptim të fuqishëm jo vetëm formal, por mbi të gjitha, shpirtëror.

E të duket sikur ushtojnë fjalët mijëravjeçare, që ushtojnë nën shenjën  e lavdishme të Kryqit. Fjalët e Krishtit të ringjallur e ngadhënjyes mbi djallin!

07 maj 2025, 14:58