N? Phnom Pen Budist?t dhe t? Krishter?t s? bashku p?r paqen p?rmes pajtimit
R.SH. / Vatikan
“Budistët dhe të krishterët punojnë së bashku për paqen përmes pajtimit dhe qëndrueshmërisë”: kjo është tema e dialogut të tetë ndërmjet budistëve dhe të krishterëve që hapet nesër në Phnom Penh, Kamboxhia. Një ngjarje, që mbahet deri më 29 maj, organizuar nga Dikasteri i Vatikanit për Dialogun Ndërfetar, së bashku me universitetet dhe manastiret budiste të Kamboxhias dhe Konferencën Ipeshkvore të Kishës Katolike të Kamboxhias.
Rreth 150 pjesëmarrës budistë dhe të krishterë nga Azia dhe më gjerë, duke përfshirë përfaqësues nga 16 vende dhe Federata e Konferencave Ipeshkvore të Azisë, do të mblidhen – thuhet në një deklaratë – për të reflektuar, dialoguar dhe bashkëpunuar në promovimin e paqes në kohën tonë. Në një botë të shkatërruar nga konfliktet dhe dhuna, ky takim është një kujtesë në kohën e duhur për fuqinë e fesë jo vetëm në parandalimin e dhunës, por edhe në promovimin e pajtimit dhe qëndrueshmërisë.
Në një tokë të shënuar nga trashëgimia e Shenjtërisë së Tij Maha Ghosananda, ky takim ndërkombëtar do të eksplorojë se si tekstet e shenjta, mësimet shpirtërore dhe përvojat e jetuara mund të ofrojnë shërim dhe shpresë. Takimi vazhdon një traditë të promovimit të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe përforcimit të bashkëpunimit midis budistëve dhe të krishterëve në shërbim të paqes.