杏MAP导航

K?rko

Imzot Auza: me Pap?n, dialog intensiv p?r inteligjenc?n artificiale, paqen, familjen, migrimet

Nunci Apostolik pran? Bashkimit Evropian imzot Auza u prit n? audienc? nga Papa Leoni XIV: “I prek?m t? gjitha temat kryesore”. Me luft?n n? Ukrain?, pohon kryeipeshkvi, “u zbuluan disa ?arje n? Evrop?, sidomos, p?r ??shtjen e mbrojtjes”. Lidhur me migracionin, “Kisha mban q?ndrim solidar, duke ndihmuar ve?an?risht viktimat e luft?s dhe t? trafikimit t? qenieve njer?zore”

R.SH. / Vatikan

“Një takim shumë intensiv”. Kështu e përshkroi Kryeipeshkvi Imzot Bernardito Auza, Nunc Apostolik panë Bashkimit Evropian, audiencën e së premtes së kaluar, 23 maj, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, me Papën Leoni XIV. “Ishte shkëmbim shumë i shpejtë pikëpamjesh, por njëkohësisht edhe  dialog shumë intensiv”, shpjegoi prelati filipinas për mediat e Vatikanit.

Imzot Auza, çfarë biseduat me Papën?

Prekëm të gjitha temat e mëdha: folëm për Inteligjencën Artificiale, kërkesat për anulimin nga regjistrat e Pagëzimit, çështje që lidhen me migrimin, familjen, situatën demografike, veçanërisht në pjesën perëndimore të Bashkimit Evropian.

A e ka Bashkimi Evropian forcën e unitetit për të qenë urë paqeje në krizën ruso-ukrainase?

Sapo kam filluar misionin tim në Bashkimin Evropian, edhe pse kam jetuar 18 vjet në Evropë, në pesë vende dhe në Nunciaturat Apostolike. Pra, unë përgjigjem mbi bazën e asaj që pamë dhe dëgjuam në këto javët e fundit, veçanërisht me ardhjen e administratës së re amerikane që po kërkon më shumë nga Bashkimi Evropian për mbrojtjen e Evropës. Janë shfaqur disa çarje, çarje të vogla, veçanërisht në çështje shumë konkrete, siç është përqindja e PBB-së ose e buxhetit vjetor të secilit vend për mbrojtjen, domethënë, sa mund të kontribuojë një vend në mbrojtjen e Bashkimit.

Sigurisht, kjo nuk është kryesisht çështje e BE-së, por e NATO-s, sepse ka shumë anëtarë të NATO-s që nuk janë pjesë e Bashkimit. Është çështje absolutisht qendrore për Evropën dhe për gjëra si buxhetet kombëtare, të cilat dalin si kufizim. Sigurisht, Evropa është zonë paqeje, kështu që njerëzit pothuajse nuk mendonin më për mundësinë që një vend të sulmonte ose të zhvillonte luftë kundër një vendi tjetër sovran në Evropë.

Në Evropë po del një problem demografik e në debat po imponohet rishtas tema e migracionit …

Këto dy tema janë padyshim shumë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Çështja e migrimit prek çështjen demografike, prek çështjen e punësimit, prek çështjen e të drejtave ndërkombëtare dhe çështjen politike. Kemi parë se si kohët e fundit - dhe jo vetëm kohët e fundit - në zgjedhje janë gjithnjë këto zona, më nacionalistet, që e bëjnë çështjen e imigracionit një nga pikat themelore të politikës së tyre. Kjo prek edhe çështjen e demografisë. Kisha ka qëndrim të veçantë dhe specifik për migracionin si çështje njerëzore, për solidaritetin, ndihmën ndaj popullatave, veçanërisht viktimave të luftërave, trafikimit të qenieve njerëzore etj. etj. Nga ana tjetër, Kisha respekton normat, rregullat dhe politikat e vendeve të ndryshme. Balancimi i këtyre të dyjave është sfidë vërtetë e madhe.

Në çfarë pike është dialogu ndërmjet feve?

Vetë Komisioni i Konferencave Ipeshkvore të Bashkimit Evropian (Comece) ka marrëdhënie pune me Kishat Ortodokse dhe Kishat Protestante. Unë besoj se ka më shumë dëgjim kur të gjithë paraqitemi së bashku lidhur me çështje, për të cilat kemi të njëjtin qëndrim. Sigurisht, ka çështje që nuk mund t’i paraqesim si të ishim “një”: Axhenda 2030, imigracioni dhe refugjatët, Marrëveshja e Parisit… Megjithatë mendoj se në këto pika mund të kemi më shumë fuqi bindëse, nëse i paraqesim qëndrimet tona si një forcë e vetme.

Më 24 maj 2025 bie dhjetëvjetori i Laudato si’. Edhe ambienti është në qendër të debatit ndërmjet vendeve evropiane...

Mendoj se duhet bërë diçka. Unë kryesova delegacionin e Selisë së Shenjtë për bisedimet mbi Marrëveshjen e Parisit. Pritja në bashkësinë ndërkombëtare ishte vërtet e shkëlqyer. Nëse më kujtohet mirë, rreth 38 krerë shtetesh në fjalimet e tyre të hyrjes cituan enciklikën Laudato si’, cituan Papën. E krerët e shteteve nuk e përmendin kurrë njëri-tjetrin! Kjo është vetëm një provë për të treguar se sa shumë interes ka ngjallur ky dokument tek qeveritë, sepse të gjithë jemi në të njëjtën situatë, duhet t'i përballojmë këto probleme së bashku, mbasi na shqetësojnë të gjithëve. Për Kishën është imperativ moral, imperativ fetar: nëse besojmë në Zotin, Krijuesin tonë, në thirrjen tonë themelore për të qenë bashkëkrijues në kuptimin që Zoti na beson krijimin e tij, kjo linjë është shumë e rëndësishme.

26 maj 2025, 14:17