Vatikan: t? diel?n, n? Sh?n Pjet?r, ekspozohet Veli i Veronik?s
R.SH. - Vatikan
Të dielën më 6 prill, e pesta e Kreshmëve, Bazilika e Shën Pjetrit do të kthehet në kishë stacionale ku do të ekspozohet Veli i Veronikës. Në një deklaratë për shtyp të Fabrikës së Shën Pjetrit, sqarohet se ky është "një rit me traditë të lashtë në Kishën e Romës, në periudhën e Kreshmëve, gjatë së cilës besimtarët dhe shtegtarët - çdo ditë, për dyzet ditë me radhë - mblidhen dhe ndalen në një nga kishat e qytetit, ku nderohen reliket e martirëve dhe të shenjtorëve. Në orën 18.00, gjatë litanive, besimtarët do të përshkojnë navatat e Bazilikës, duke hyrë nga Porta Shenjte e saj.
Nga e ashtuquajtura Lozhë e Veronikës do të ekspozohet relikja e Fytyrës Shenjte, pra, sipas traditës, gjurma e fytyrës së Krishtit, që mbeti mbi Velin e Veronikës, pasi gruaja i fshiu djersët në rrugën e Kalvarit, gjatë mundimeve të Zotit tonë, gjë që e kremtojmë edhe në Udhën e Kryqit. Pas kësaj, do të kremtohet mesha nga Kryeprifti i Bazilikës papnore të Shën Pjetrit, kardinali Mauro Gambetti, në praninë e meshtarëve të tjerë të kishës, që do të bashkëkremtojnë me të e natyrisht, në praninë e besimtarëve.