杏MAP导航

K?rko

Palazzo Pio, n? Rom?, ku ndodhet Radio Vatikani - Vatican News Palazzo Pio, n? Rom?, ku ndodhet Radio Vatikani - Vatican News

Vatican News shton gjuh?n azere

Duke filluar nga dita e sotme, 2 prill, gjuh?t e portalit t? mediave t? Vatikanit do t? b?hen 56, me shtimin e gjuh?s azere. P?r prefektin apostolik t? Azerbajxhanit, imzot Fekete, kjo ?sht? nism? p?r t? forcuar fen? dhe p?r t? p?rhapur t? v?rtet?n

R.SH. – Vatikan

         Në faqen e internetit Vatican News shtohet gjuha azere, pikërisht në ditën e 20-vjetorit të vdekjes së Shën Gjon Palit II, Papa i parë që vizitoi Azerbajxhanin. Mediat e Vatikanit do të flasin në 56 gjuhë, duke përfshirë gjuhët e shenjave në italisht, spanjisht, anglisht dhe frëngjisht. "Në predikimin e tij në Baku, më 23 maj 2002 - kujton Prefekti Apostolik i Azerbajxhanit, imzot Vladimir Fekete, salezian - Shën Gjon Pali II theksoi se bashkësia e vogël katolike në vend duhet të jetë tharmi dhe shpirti i shoqërisë. Mjetet e komunikimit në botën e sotme janë gjithnjë e më të fuqishme në përhapjen e së vërtetës, duke e mbështetur kështu shpresën e njerëzimit dhe duke e përforcuar fenë e besimtarëve”.

Imzot Fekete, i cili është nismëtar i projektit në bashkëpunim me Dikasterin e Komunikimit, shpjegon se: “Shumica e katolikëve në Azerbajxhan nuk flasin gjuhë të tjera dhe informacioni mbi jetën e Kishës universale, shpesh, kërkohet duke përdorur burime, që nuk janë gjithmonë të besueshme. Për këtë arsye, menduam këtë iniciativë me Radio Vatikanin - Vatican News”. "Të gjithë", shton imzot Fekete, "do të kenë mundësinë të lexojnë fjalët e Atit të Shenjtë dhe lajmet më të rëndësishme të Kishës universale në gjuhën e tyre. Jam i sigurt se do të jetë një shërbim i dobishëm edhe për shumë jobesimtarë, ose për anëtarët e feve të tjera. Gjuha azere", thekson ai, "nuk flitet vetëm në Republikën e Azerbajxhanit, por edhe nga rreth 30 milionë azerë, që jetojnë në gjithë botën. Ia besojmë këtë projekt mbrojtjes së të Shenjtnueshmes Mari, me shpresën se të gjithë lexuesit tanë do ta konsiderojnë Vatican News si mjet të dobishëm për jetën e tyre njerëzore dhe shpirtërore”.

02 prill 2025, 12:42