杏MAP导航

K?rko

Second Session of the 16th Ordinary General Assembly of the Synod of Bishops

Sinodi, nj? “plan pune” p?r procesin e shoq?rimit

Dje pasdite u mbajt mbledhja e tret? e K?shillit XVI t? Zakonsh?m t? Sekretaris? s? P?rgjithshme t? Sinodit. U p?rqendrua n? itinerarin e miratuar nga Papa, n? mes t? marsit, p?r faz?n zbatuese t? vendimeve t? marra n? asamblen? e ipeshkvijve dhe n? nj? reflektim p?r Dokumentin e ardhsh?m Mb?shtet?s, publikimi i t? cilit pritet n? fund t? majit

R.SH. – Vatikan

         U mbajt pasditen e djeshme, 7 prill, takimi i tretë i Këshillit XVI të Zakonshëm të Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit. Në qendër të tij, procesi i shoqërimit dhe i verifikimit të fazës zbatuese të asemblesë së ipeshkvijve: një “plan pune”, që Këshilli ia paraqiti Papës një ditë pas mbledhjes së tyre të fundit, më 10 shkurt dhe që Françesku e miratoi në mes të marsit.

         Pas lutjes së kryesuar nga kamaldolezi, atë Matteo Ferrari, gjatë së cilës të pranishmit u lutën edhe për shëndetin e Papës, anëtarët e Këshillit filluan një reflektim mbi Dokumentin Mbështetës për Fazën e Zbatimit, botimi i të cilit është planifikuar për në fund të majit 2025. U diskutua gjithashtu edhe për veprimtaritë e lidhura me Jubileun e Ekipeve Sinodale, që do të mbahet nga 24 deri më 26 tetor 2025. Mbledhja u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit, kardinali Mario Grech.

         Gjatë takimit, pjesëmarrësit uruan kardinalin Jean-Marc Aveline për emërimin e tij në krye të Konferencës Ipeshkvnore Franceze.  Mbledhja e radhës e Këshillit të Zakonshëm do të mbahet në gjysmën e dytë të majit për të diskutuar mbi bocat e Dokumentit Mbështetës.

08 prill 2025, 10:34