杏MAP导航

K?rko

V?zhguesi i p?rhersh?m i Selis? s? Shenjt? n? Kombet e Bashkuara, kryeipeshkvi Gabriele Caccia V?zhguesi i p?rhersh?m i Selis? s? Shenjt? n? Kombet e Bashkuara, kryeipeshkvi Gabriele Caccia

Selia e Shenjt? n? OKB: paradigm? e re p?r vendet me t? ardhura t? mesme

Fjalimi i kryeipeshkvit Caccia n? takimin e nivelit t? lart? n? kuadrin e Axhend?s 2030 p?r Zhvillimin e Q?ndruesh?m: duke i besuar ekskluzivisht Prodhimit t? Brendsh?m Brut (PBB) lihen m?njan? shum? p?rmasa t? p?rparimit njer?zor. Urgjenc? p?r tregues m? t? plot?

R.SH. – Vatikan

Vendet me të ardhura mesatare janë "pjesë themelore e ekonomisë globale" e në to banojnë shumica e popullsisë së botës, që jeton në varfëri. Këtë nënvizoi vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara, kryeipeshkvi Gabriele Caccia, në fjalimin e tij të 1 prillit, në takimin e nivelit të lartë kushtuar këtyre vendeve, në kuadrin e Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Begati, në dukje

Pavarësisht se realizojnë afërsisht një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Brut botëror, këto vende, shpjegoi imzot Caccia, shpesh, duhet të kapërcejnë pengesa serioze strukturore, që ua ngadalësojnë zhvillimin dhe ua minojnë mirëqenien e popullsisë. Begatia e tyre ekonomike, por vetëm në dukje, fsheh pabarazi dhe brishtësi të thella, të lidhura me fenomene si konfliktet, paqëndrueshmëria ekonomike, ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë natyrore gjithnjë e më të shpeshta dhe më të dëmshme.

Nuk mjafton Prodhimi i Brendshëm Brut

Një nga problemet kryesore, theksoi përfaqësuesi i Vatikanit, qëndron te kriteret me të cilat matet zhvillimi. "Të mbështetesh vetëm në Prodhimin e Brendshëm Brut", vuri në dukje ai, "do të thotë të mos marrësh parasysh shumë përmasa themelore të përparimit njerëzor". Kjo, jo vetëm që jep një vizion të pjesshëm të realitetit, por kufizon edhe marrjen e financimeve me koncesion e disa nga format e bashkëpunimit ndërkombëtar për shumë vende, duke i penguar të plotësojnë nevojat e vërteta për zhvillim. Prandaj është "urgjente", vazhdoi imzot Caccia, të miratohen tregues alternativë dhe më të plotë, të aftë për të pasqyruar aspektet ekonomike, shoqërore dhe mjedisore të zhvillimit. Vetëm në këtë mënyrë, bashkëpunimi ndërkombëtar do t'u përshtatet vërtet sfidave të veçanta, me të cilat përballen vendet me të ardhura të mesme.

Financimi i zhvillimit

Një tjetër temë qendrore e prekur nga përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë ishte ajo e financimit të zhvillimit. “Investimi është çelësi” për t'u dhënë mundësi këtyre vendeve të realizojnë potencialin e tyre, por rritja e borxhit të jashtëm ka rrezik t'i pengojë. Për këtë arsye, ngriti zërin imzot Caccia, Selia e Shenjtë kërkon shtimin e financimeve, që nuk lidhen me borxhin, në mënyrë që të mos vihet në rrezik e ardhmja e atyre popullsive nga mekanizmat e shlyerjes së vetë borxhit. Kryeipeshkvi përmendi Konferencën IV Ndërkombëtare mbi Financimin e Zhvillimit si mundësi strategjike për të rishikuar kriteret për vlerësimin e zhvillimit dhe për të propozuar mjete të reja përkrahjeje. Së fundi, imzot Caccia kërkoi impenjimin e përbashkët për të "zhbllokuar potencialin" e vendeve me të ardhura mesatare, duke promovuar një model zhvillimi, që nuk lë askënd pas dhe që është vërtet i përballueshëm për gjithë familjen njerëzore.

02 prill 2025, 15:57