杏MAP导航

K?rko

Pran? Varrit Shenjt, lutja e Palit VI

Jemi k?tu, o Zot Jezus:/erdh?m porsi fajtor?/t? kthyer n? vendin e krimit,/Si ai erdh?m, q? t? ndoqi,/por dhe t? trathtoi:/besnik shum? her?,/po dhe i pabes? shum? her?!/Erdh?m t?njohim/marr?dh?nien misterioze/nd?rmjet m?kateve tona/edhe mundimeve Tua;/pun?s son? - dhe pun?s sate...

R.SH. / Vatikan

Lutje e shqiptuar nga Papa Pali VI

4 janar 1964 pranë Varrit Shenjt

 

Jemi këtu, o Zot Jezus:

erdhëm porsi fajtorë

të kthyer në vendin e krimit,

Si ai erdhëm, që të ndoqi,

por dhe të trathtoi:

besnik shumë herë,

po dhe i pabesë shumë herë!

 

Erdhëm të njohim

marrëdhënien misterioze

ndërmjet mëkateve tona

edhe mundimeve Tua;

punës sonë - dhe punës sate.

Erdhëm për të rrahur gjoksin

e për të kërkuar faljen

e mëshirën tënde!

 

Erdhëm sepse e dimë

që mundesh,

që do të na falë

sepse me vdekjen tënde

na e shleve mëkatin!

Ndaj je shpengimi

dhe shpresa e jetës sonë.

19 prill 2025, 12:53