杏MAP导航

K?rko

Zjarrfik?sit n? pun? n? p?rpjekjet e shp?timit pasi ?atia e klubit t? nat?s "Jet Set" u shemb n? Santo Domingo Zjarrfik?sit n? pun? n? p?rpjekjet e shp?timit pasi ?atia e klubit t? nat?s "Jet Set" u shemb n? Santo Domingo

Ngush?llimet e Pap?s p?r viktimat n? klubin e nat?s n? Santo Domingo

N? nj? telegram t? n?nshkruar nga Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin, Papa shpreh af?rsin? e tij me familjet e atyre q? humb?n jet?n n? shembjen e klubit "Jet Set" n? kryeqytetin e Republik?s Domenikane: mbi 180 t? vdekur dhe rreth 250 t? plagosur, sipas vler?simeve t? fundit.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku thotë se është i pikëlluar nga lajmi i "kolapsit tragjik" në një klub nate në Santo Domingo, ‘Jet Set’, i cili ka shkaktuar më shumë se 180 të vdekur, sipas numrit të përkohshëm të ofruar nga Qendra e Operacioneve Emergjente. Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinali Pietro Parolin, drejtuar në emër të Papës Imzot Francisco Ozoria Acosta, Kryeipeshkëv i Santo Domingos, Françesku “lutet për prehjen e përjetshme të të ndjerëve”, u shpreh “ngushëllimet më të thella” dhe “afërsinë e tij familjeve të tyre”. Papa u uron “shërim të shpejtë të plagosurve”, rreth 250 sipas vlerësimeve, dhe inkurajon përpjekjet e ndihmës dhe shoqërimit që vazhdojnë në këto orë. Mbi të gjithë, Papa Françesku kërkon ndërmjetësimin e së Lumes Mari Virgjër, ngushëllimi i të vuajturve, si një "shenjë shprese".

Solidariteti i ipeshkvijve

Çatia e lokalit të famshëm ‘Jet Set’ u shemb mbrëmjen e së martës 8 prill, teksa po zhvillohej një shfaqje muzikore. Ndër viktimat janë edhe shumë të rinj. Konferenca Episkopale Domenikane (CED) ka shprehur gjithashtu solidaritetin e saj dhe u bashkua në lutje për të vdekurit. Në një deklaratë të publikuar, përmes rrjeteve sociale, ipeshkvijtë e vendit i luten Zotit t'u sjellë ngushëllim familjeve të viktimave dhe luten për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Në të njëjtën kohë, ipeshkvijtë e Kishës Katolike të vendit i bëjnë thirrje autoriteteve dhe punonjësve shëndetësorë që të vazhdojnë të ofrojnë kujdesin e nevojshëm për viktimat dhe ftojnë popullatën që t'i bashkohet përpjekjeve të ndihmës duke i dhënë përparësi autoambulancave, duke dhuruar gjak, duke bashkëndarë vetëm informacione zyrtare dhe duke u lutur për të prekurit.

Bashkë me dhimbjen e thellë për tragjedinë, Konferenca Ipeshkvore e Santo Domingos nënvizon rëndësinë e “mbajtjes së shpresës gjallë”, duke i kërkuar Zotit që të frymëzojë institucionet dhe përgjegjësit për sigurinë e infrastrukturës publike dhe private për të garantuar mbrojtjen e të gjithë atyre që i përdorin ato.

Një Meshë për viktimat

Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Episkopale Domenikane, Imzot Faustino Burgos, kryesoi një Meshë për viktimat: ''Ne e ofrojmë këtë Eukaristi për prehjen e përjetshme të të gjithë atyre që kanë ndërruar jetë, në mënyrë që Zoti të mirëpresë shpirtrat e tyre; e edhe për familjet e tyre, që Zoti t'u japë forcë; për të plagosurit që të shërohen dhe për autoritetet tona”, tha imzot Burgos gjatë homelisë së Meshës së dritës.

Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader, ka shpallur zi kombëtare datat 8, 9 dhe 10 prill.

10 prill 2025, 11:31