杏MAP导航

K?rko

Sabato Santo, BAV Barb. Lat. 592

Kumti i Pashk?ve: ngadh?njimi i Zotit t? Ngjallur!

T? galdoj? kori i engj?jve,/t? gazmoj? bashk?nia qiellore;/nj? himn lavdi ta p?rsh?ndes?/ngadh?njimin e Zotit t? Ngjallur!/...Drit?n e Atij q? na thirri,/ dhe pse s’e meritojm?,/na zgjodhi t’i sh?rbejm?,/shk?lqimit t? tij t? mrekulluesh?m,/e brohoris? s? p?rkryer,/ t? dit?s kur Zoti u Ngjall!

R.SH. / Vatikan

Kumti i Pashkëve: Ngadhënjimi i Zotit të Ngjallur!

Të galdojë kori i engjëjve,
të gazmojë bashkënia qiellore;
një himn lavdie ta përshndesë
ngadhënjimin e Zotit të Ngjallur!

Të gazmojë toka, rrethuar
me rrezet e ndritshme të Zotit.
Drita e Mbretit të amshuar
e mundi errësirën e botës.

Kisha Nënë të galdojë
plot dritë nga lumnia e Zotit,
të tundet Tempulli nga tingujt
nga thirrjet e popullit në festë.

E ju, o vëllezër të dashur,
nën rrezet e kësaj drite,
mëshirën e Zotit kërkoni.
Dritën e Atij që na thirri,
dhe pse s’e meritojmë,
na zgjodhi t’i shërbejmë,
shkëlqimit të tij të mrekullueshëm,
e brohorisë së përkryer,
të ditës kur Zoti u ngjall!

Benedikti XVI: Nga Mesha e Natës së Pashkëve.

19 prill 2025, 11:43