杏MAP导航

K?rko

Kardinali Krajewski dor?zon autoambulancat (dhurat? e Pap?s) n? Ukrain? Kardinali Krajewski dor?zon autoambulancat (dhurat? e Pap?s) n? Ukrain?

Krajewski: “Papa m? telefonoi p?r t? mb?shtetur misionin n? Ukrain?”

N? stilin e Fran?eskut, dje, L?moshtari Apostolik, i cili ndodhet n? Ukrain? p?r t? dor?zuar kat?r autoambulancat e dhuruara nga Papa, mori nj? telefonat? surpriz? pik?risht nga Ati i Shenjt?. “I p?rsh?ndeti dhe i bekoi t? gjith?, ishte me humor t? mir?”

R.SH. – Vatikan

            Një batutë e Papës, që tregon edhe një herë se, megjithëse shërohet nga një sëmundje e rëndë, ai nuk e humb humorin e tij të mirë. Kështu shprehet në një mesazh për mediat e Vatikanit, kardinali Konrad Krajewski, që prej ditësh ndodhet në Ukrainë, të cilën e ka vizituar për të dhjetën herë nga fillimi i luftës. Lëmoshtari Apostolik mori një telefonatë nga Françesku në fund të paradites së djeshme, tepër të ngarkuar me punë në Zaporizhzhia, ku shpërndau ndihma ushqimore, dorëzoi ilaçe, si edhe 4 autoambulanca të dhuruara nga Papa.

Një telefonatë, që të jep zemër

Ishte telefonatë e papritur nga Ati i Shenjtë – tregon kardinali – donte të dinte si po shkon misioni në Ukrainë. Më tha t’i përshëndes të gjithë dhe u dha bekimin e tij. I vura në dukje se bënte shumë ftohtë dhe ai, me humor, shtoi: “Ti di si të ngrohesh”. Kardinali Krajewski buzëqesh ndërsa tregon historinë dhe shton se telefonata pati efekt të menjëhershëm, duke ua ngrohur zemrat të gjithëve.

Ngrohtësia e ukrainasve

Më pas, kardinali ndalet në impenjimet e tij, duke kujtuar radhën e të varfërve ukrainas, që prisnin nga ora 5 e mëngjesit shpërndarjen e ushqimeve, e cila filloi 4 orë më vonë, duke treguar vështirësitë e mëdha që ka përjetuar popullsia vendase. “Ishte takim shumë i rëndësishëm – shton ai – në sytë e atyre njerëzve pashë shpresë, dashuri dhe, pavarësisht nga të ftohtit, na falënderuan ngrohtësisht. Shpresojnë që e gjithë kjo fatkeqësi të marrë fund së shpejti”. Lëmoshtari pati edhe një takim me zyrtarët lokalë të shëndetësisë në Zaporizhzhia, të cilët morën në dorëzim autoambulancat. “I hoqëm targat e Vatikanit e ata u mahnitën se sa mirë ishin të pajisura dhe i nisën për në vendet ku ka më shumë nevojë”.

Dhurata e ilaçeve

Kardinali Krajewski nënvizon kontributin e madh të strukturave të ndryshme në grumbullimin e barnave të destinuara për në Ukrainë. “Ilaçet, - shpjegon ai - janë marrë kryesisht në Napoli, ku përveç traditës së kafes pezull, ekziston edhe ajo e ilaçeve pezull në rreth njëqind farmaci. Mblodhëm ilaçe, që kushtojnë rreth 200 mijë euro. Këtu na thanë se ilaçet janë ndihmë e madhe”. Kujtojmë se tradita napoletane kërkon që kush paguan kafen e vet mund të lërë një kafe të paguar për dikë, që s’ka shumë mundësi ekonomike. E kjo vlen edhe për ilaçet. Gjithashtu, barnat u ofruan pa pagesë nga Farmacia e Vatikanit dhe nga Poliklinika Gemelli, që dhuruan ilaçe për ndihmën e parë. Nga një gjest i vogël lindi një valë e madhe bujarie dhe solidariteti për popullin e martirizuar ukrainas, i cili prej tre vitesh jeton me vuajtje të mëdha, për shkak të luftës.

09 prill 2025, 11:58