Kard. Parolin pret Vance: u fol p?r paqen, migrant?t dhe lirin? fetare
R.SH. / Vatikan
Sot paradite, e shtunë, 19 prill 2025, James David Vance, Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u prit në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Selisë së Shenjtë, i shoqëruar nga Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Lajmi u bë i ditur nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, e cila njofton se gjatë takimit të përzemërt u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe u ripërtëri angazhimi i përbashkët për mbrojtjen e së drejtës për lirinë fetare dhe lirinë e ndërgjegjes.
U shkëmbyen mendime për situatën ndërkombëtare, veçanërisht për vendet e prekura nga lufta, tensionet politike dhe situatat e vështira humanitare, me vëmendje të veçantë për migrantët, refugjatët, të burgosurit. Nuk munguan as diskutimet mbi tema të tjera me interes të përbashkët. Në përfundim u shkëmbyen urimet për bashkëpunim paqësor ndërmjet Shtetit dhe Kishës Katolike në Shtetet e Bashkuara dhe u vlerësua shërbimi i çmuar për njerëzit më të ligshtë.
Dje pasdite, nënkryetari Vance mori pjesë, me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre, në kremtimin e Mundimeve të Krishtit, në Bazilikën e Shën Pjetrit, kryesuar nga kardinali Claudio Gugerotti, Prefekt i Dikasterit për Kishat Lindore, delegat i Papës Françesku.