杏MAP导航

K?rko

Nj? moment i ngjarjes “Kultura ?sht? jet? n? vendet e paraburgimit” Nj? moment i ngjarjes “Kultura ?sht? jet? n? vendet e paraburgimit”

Kard. De Mendon?a: burgu t? jet? edhe laborator kulture e shprese

Takimi “Kultura ?sht? jet? n? vendet e paraburgimit”, i organizuar nga Dikasteri p?r Kultur?n dhe Arsimin si dhe Dikasteri p?r Komunikimin, ishte mund?si p?r t? shpjeguar projekte lidhur me bot?n e burgjeve, n? t? cilat formimi, arti dhe studimi arrijn? t? ringjallin shpres?n edhe tek ata q? humb?n nj? prej t? mirave m? t? m?dha, lirin?! Fol?n edhe kardinali José Tolentino de Mendon?a si dhe prefekti Paolo Ruffini.

R.SH. / Vatikan

Burgu nuk është vetëm dhimbje, turmë, vetëvrasje. Kultura mund të jetë edhe e veçanërisht në institucionet e burgimit, mjet emancipimi dhe dinjiteti. Një këngë e lirë për t’u rritur, për të fituar pjekurinë, për t’u “arratisur” përtej hekurave të qelive. Pikërisht në këtë këndvështrim përshtatet takimi i titulluar “Kultura është jetë në vendet e paraburgimit”, i organizuar nga Dikasteri i Vatikanit për Kulturën dhe Arsimin si dhe Dikasteri i Vatikanit për Komunikimin. Në veprimtarinë e zhvilluar mbrëmjen e 10 prillit, në Sallën Shën Piu X, morën pjesë specialistë nga bota e akademisë, e artit, e gazetarisë dhe e kulturës.

Kard. De Mendonça: kultura është një shpresë konkrete

Takimi u hap nga kardinali José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin. “Vëmendja dhe ndjeshmëria ndaj komuniteteve të burgjeve është dhuratë e të gjithë atyre që kanë përgjegjësinë e kontrollit të këtyre realiteteve dhe e shumë shoqatave e institucioneve”. Burgu mund të jetë vend për të kërkuar "një humanizëm më të thellë". Në intervistën dhënë për Vatican News - Vatican Radio, Kardinali shpjegoi më pas se “kultura është mundësi e madhe për dije, rast shprese konkrete, që arrin në shumë forma”.

"Kultura është art për të vënë së bashku një ide jete, gjë që mund të ndodhë edhe brenda burgut. Ne që jemi jashtë burgut - vijoi kardinali José Tolentino de Mendonça - jemi të thirrur të marrim përgjegjësi shoqërore dhe kulturore përpara këtyre vendeve të paraburgimit, që duhet të jenë edhe laboratorë të shpresës, të së ardhmes".

Ruffini: kultura është liri

Prefekti i Dikasterit të Komunikimit, Paolo Ruffini, kujtoi se takimi "Kultura është jeta në vendet e paraburgimit" lindi nga dëshira për të rilidhur "fillin e Jubileut me atë të burgut duke ofruar perspektivën e ndryshimit, të kthesës, si dhe mundësinë e një fillese të re. Burgu mund të lidhet me lirinë, e keqja mund të ndreqet me të mirën". Shoqëria shpesh "hedh çelësin, në vend që të hapë derën" dhe kjo është sfida më e madhe për kulturën: “të shpresosh, edhe kur gjithçka duket e humbur". Në intervistën e dhënë për Vatican News - Vatican Radio, prefekti nënvizoi edhe se “kultura na bën të shkojmë përtej çdo rrethimi në të cilin mbyllemi e, si pasojë, edhe përtej atyre që janë muret, hekurat e një burgu”.

"Nuk ka asgjë që na çliron më shumë se kultura, e cila na bën të fluturojmë përtej vetes, drejt një takimi me kujtesën, me historinë, me letërsinë dhe me gjithçka që krijoi kulturën në histori. Besoj se kjo - shpjegoi prefekti i Dikasterit të Komunikimit - do të na ndihmojë ta kuptojmë se jemi njerëz. Kjo ka të bëjë edhe me komunikimin. Kultura na ndihmon ta shndërrojmë edhe të keqen në të mirë! T’i gjesh vend kulturës edhe në burg, është sfidë e madhe: sfidë që të bën ta rizbulosh bukurinë e njerëzve, të gjithë vëllezër e motra”. "Papa Françesku ka thënë se kultura është parathënia e lirisë. Ndërsa ne mund të themi - shtoi prefekti Paolo Ruffini – se vetë kultura është liri".

Shembja e mureve të indiferencës

Gjatë takimit, drejtuar nga gazetari Riccardo Iacona, u paraqiten disa projekte realizuar brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Sfidat që lidhen me punën dhe zhvillimin e kulturës në institucionet e vuajtjes së dënimit janë shpesh në qendër të nismave, që synojnë të burgosurit. Në këto hapësira, veçanërisht, janë nisur laboratorët e vizatimit për t'u dhënë të burgosurve "mundësinë e shprehjes së emocioneve të tyre me pamje vizuale". Një tjetër projekt i një institucioni burgu, i cili drejtohet nga Pavioni i Selisë së Shenjtë në Venecia për Bienalen e fundit të Artit 2024, u paraqit nga Rosa Galantino, autore e dokumentarit “Le Farfalle della Giudecca” (Fluturat e Gjudekës).

"I dokumentuam efektet që pati përvoja e Bienales tek të burgosurit dhe oficerët e policisë së burgjeve. Një e burgosur, për shembull, u nxit aq shumë nga kjo përvojë, sa vendosi të niste studimet universitare".

11 prill 2025, 14:49