杏MAP导航

K?rko

Hyrja e Jezusit n? Jerusalem mbi shpin?n e nj? gomari Hyrja e Jezusit n? Jerusalem mbi shpin?n e nj? gomari

Jezusi ngjitet n? Jerusalem: E Diela e Larit

Ngjitu n? Jeruzalem, Jezus, /shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtar?t./Ngjitu n? Qytetin Shenjt/ku t? presin mundimet e vdekja,/pse dashurin? q? ti ke p?r ne/s’ka forc? n? bot? ta ndaloj?!.../Ti o Jezus e di mir? ?’t? pret: /Tmerri e terri e dhimbja,/tradhtia e braktisja./T? pret kodrina e Kalvarit,/kryqi t? pret e gozhdat jan? gati./P?rpara t? gjith?ve ti do t? lartohesh,/mbi kryqin e lagur me djers? e me gjak…/ pas pak…

R.SH. / Vatikan

E Diela Larit: Jezusi ngjitet në Jerusalem

Meditim kushtuar të Dielës së Larit:

Ngjitu në Jeruzalem, Jezus,
shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarët. 
Ngjitu në Qytetin Shenjt
ku të presin mundimet e vdekja,
pse dashurinë që ti ke për ne
s’ka forcë në botë ta ndalojë!
S’mund ta ndalojë as dhuna
e as poshtërsia njerëzore.

Shtegtimi yt cak tjetër s’ka: 
mbaron këtu!
Në këtë vend do të bësh dëshmi
duke dhuruar jetën.
Ti e di mirë ç’të pret: 
Tmerri e terri e dhimbja,
tradhtia e braktisja.

Të pret kodrina e Kalvarit,
kryqi të pret e gozhdat janë gati.
Përpara të gjithëve ti do të lartohesh,
mbi kryqin e lagur me djersë e me gjak…
pas pak…
Po tash për tash njerëzia që të njohu,
që të pa e të dëgjoi e mbrapa po të ndjek
të shpreh veç entuziazëm.

E bën këtë me gjestet e të varfërve
të cilët, të çuditur, njohin Dikë, 
dikë që i do, dikë që i mbron,
dikë që i rrethon me kujdes,
që i shikon me mëshirë. 
E e bën me fjalë në të cilat 
zëri i profetëve jehon 
thellësive të kohës. 

E ti e ndjen si përmbushet
premtimi i bërë ç’prej kahmot.
Ata brohorasin!
Si mund t’i bësh të heshtin?
Për këtë ke ardhur,
Që të dhurosh jetën
për jetën,
për ta për shëlbimin e botës.

13 prill 2025, 12:35