杏MAP导航

K?rko

Fytyrat e ungjijve: Papa tregon takimet e Jezusit

Rikthehemi n? d?gjimin e Pap?s dhe t? faqeve m? t? bukura t? m?simit t? tij kushtuar Jezusit

R.SH. - Vatikan

Me rastin e Pashkëve, Vatican News ripropozon 18 episodet që përbëjnë programin e realizuar nga Dikasteri i Komunikimit në bashkëpunim me Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, Muzetë e Vatikanit dhe Rai Cultura, transmetuar në orët e para të mbrëmjes të së dielës së Pashkëve 2022, në Rai Uno.

Një seri, në të cilën Papa Françesku rrëfen disa nga takimet e Jezusit, duke nisur nga i pari, ai me Mateun, taksambledhësin. Autorë të programit janë Andrea Tornielli dhe Lucio Brunelli, regjia dhe fotografia, të realizuara nga Renato Cerisola; muzika origjinale, nga Michelangelo Palmacci. "Në një kohë kur Papa po jeton rikthimin në shëndet e ne dëgjojmë sadopak nga zëri i tij - shpjegon Andrea Tornielli, drejtor redaktues i medias së Vatikanit - është  mënyrë për t'u rikthyer në dëgjimin e tij dhe të faqeve më të bukura të mësimit,  kushtuar Jezusit".

E është edhe mënyrë për të medituar për udhën në të cilën ecim një jetë, para se të arrijmë atje ku na pret vetë Zoti. Udhë e ngarkuar me pyetje të vazhdueshme, me e pa gjegje.

Pyesim veten:

Mbi ç’farë themeli e ndërtojmë jetën tonë? Mbi shkëmb apo mbi rërë? Jeta është ndërtesë shpirtërore – na kujton zëri i Zotit - “E ju jenë ndërtesa e Hyjit” (1Kor 3:9).

Të meditojmë, pra, ashtu si na mëson Kisha për tu rritur në Krishtin e ngjallur. Me lutje, meditim e kundrim.

Po ç’është meditimi e ç’ është kundrimi? Mjafton të lexojmë një fragment nga Mateu (7,24-27), për të medituar për të sotmen e të ardhmen tonë:

“Prandaj kushdo që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë,

është si njeri i urtë që e ndërtoi shtëpinë e tij mbi shkëmb.

Ra shi e vërshuan lumenjtë,

frynë erërat dhe e rrahën atë shtëpi,

po ajo nuk ra, sepse i kishte themelet mbi shkëmb.

Kushdo që i dëgjon këto fjalë të mia dhe nuk i zbaton,

është si i pamendi që e ndërtoi shtëpinë e tij mbi rërë.

Ra shi, vërshuan lumenjtë,  

frynë erërat dhe rrahën atë shtëpi, e ajo ra

e rrënimi i saj ishte i madh". (Mt 7,24-27)

Fragmenti ungjillor na kujton se Jezusi e mund mëkatin dhe e shpëton mëkatarin. Ndërsa bota e dërmon mëkatarin,  dhe e lë mëkatin të vazhdojë më tutje, sepse nuk ka pushtet mbi të.

Sa më shumë që bota predikon parajsën mbi tokë, aq më shumë u shkakton njerëzve vdekje të dhunshme. Kështu vepruan, e veprojnë shumë sisteme gjatë historisë. Dje e sot!

Të rikthehemi, pra, në dëgjimin e Papës dhe të faqeve më të bukura të mësimit, kushtuar Jezusit"

05 prill 2025, 10:27