杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku dhe mbret?ror?t britanik? Charles dhe Camilla gjat? vizit?s private n? Casa Santa Marta n? Vatikan Papa Fran?esku dhe mbret?ror?t britanik? Charles dhe Camilla gjat? vizit?s private n? Casa Santa Marta n? Vatikan

Charles dhe Camilla n? vizit? private tek Papa n? p?rvjetorin e martes?s s? tyre

Mbret?ror?t britanik?, t? cil?t jan? n? vizit? zyrtare n? Itali nga data 7 deri m? 10 prill, u prit?n privatisht nga Papa Fran?esku pasditen e djeshme n? Casa Santa Marta, ku Papa po vazhdon konvaleshenc?n e tij pasi u shtrua n? spitalin Gemelli. Nga Papa dhe Mbreti shk?mbyen urimet e nd?rsjella p?r sh?rim t? shpejt?

R.SH. – Vatikan

Në një ditë veçanërisht të rëndësishme për familjen e tyre, midis përvjetorit të njëzetë të martesës dhe katërvjetorit të vdekjes së Filipit të Edinburgut, mbretërit anglezë Charles dhe Camilla – në një vizitë zyrtare në Itali nga 7 deri më 10 prill – u takuan privatisht me Papa Françeskun dje pasdite. Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, ku Papa vazhdon konvaleshencën prej më shumë se dy javësh pasi doli nga spitali Gemelli dhe ku, së fundmi, rifilloi disa takime. Vizita, e cila pasoi një ndalesë në Parlamentin italian, zgjati rreth njëzet minuta dhe përfshinte një shkëmbim privat dhuratash. Të pranishëm ishin Sekretari i Parë Privat i Madhërive të Tyre, Sir Clive Alderton dhe Zëvendës Sekretarja Private e Madhërisë së Saj, Belinda Kim.

Komunikimi i Vatikanit

Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se: "Papa Françesku u takua privatisht me Madhërinë e tyre, Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla. Gjatë takimit, Papa pati rastin t'i shprehte urimet më të mira Madhërisë së tyre me rastin e përvjetorit të martesës së tyre dhe ia ktheu urimet Madhërisë së tij Charles për një shërim të shpejtë të shëndetit të tij".

Kjo e fundit i referohet gjendjen shëndetësore të mbretit, i cili u shtrua në spital në fund të marsit për shkak të efekteve anësore të trajtimit për kancerin që iu diagnostikua një vit më parë.

Njoftimi i Pallatit Buckingham

Pallati Buckingham pati njoftuar për një takim zyrtar me Papën në fillim të marsit, ndërsa Françesku ishte shtruar në spital prej disa ditësh me pneumoni, duke shpjeguar se mbretërorët anglezë do ta kalonin pjesën e parë të udhëtimit të tyre në Itali, në Vatikan, për të festuar Jubileun me Papën. Një shënim i mëvonshëm i datës 24 mars komunikonte se mbreti Charles III dhe gruaja e tij nuk do ta takoheshin më Papën për shkak të nevojave që lidhen me konvaleshencën e tij. "Madhështitë e tyre," lexohej, "i shprehin urimet më të mira Papës për shërimin e tij dhe presin me padurim të vizitojnë Selinë e Shenjtë sapo të shërohet."

10 prill 2025, 10:04