杏MAP导航

K?rko

At? Pasolini: t? zgj?rohen kufijt? e nj? shprese m? universale, p?r t? gjith?

Sot paradite, n? Sall?n Pali VI, n? Vatikan, meditimi i kat?rt dhe i fundit drejt Pashk?ve, mbajtur nga predikatari i Sht?pis? Papnore, me dyer t? hapura p?r t? gjith?. N? qend?r, reflektimi mbi Ngjitjen n? Qiell dhe m?simin e Krishtit p?r t’i dhuruar historis? liri e jet? t? re. P?rsh?ndetja e Pap?s Fran?esku, gjithnj? “pjes?marr?s n? jet?n e Kish?s s? tij”

R.SH. / Vatikan

“I drejtojmë një përshëndetje plot dashuri Atit të Shenjtë, të sigurt tashmë se së shpejti do të jetë me ne, pjesëmarrës në jetën e Kishës së tij”. Kështu tha kapuçini Atë Roberto Pasolini paraditen e sotëm, e premte, 11 mars, në Sallën Pali VI në Vatikan, duke mbajtur predikimin e katërt dhe të fundit të kohës së Kreshmëve, të hapur për të gjithë, me temë "Të ankoruar në Krishtin. Të rrënjosur dhe të themeluar në shpresën e Jetës së re"

Pas tre reflektimeve të para, mbajtur më 21 e 28 mars dhe me 4 prill – të përqëndruara përkatësisht tek temat “Mëso, të marrësh - logjika e Pagëzimit”, “Shko dikund tjetër - Liria e Shpirtit” dhe “Duhet të dish të ngrihesh përsëri - Gëzimi i Ringjalljes” - sot predikatari i shtëpisë papnore Atë Pasolini u ndalua tek tema “Zgjëroje shpresën - përgjegjësia e të Ngjiturit në qiell”, duke theksuar tre aspekte - pendesën, përmbysjen e sinergjinë – e duke duke ripohuar se të dish të thuash lamtumirë, kur gjithçka është kryer e të zgjerosh kufijtë e shpresës, është mësimi që Jezusi ia dha njerëzimit pikërisht me Ngjitjen në qiell.

Mos iu nënshtroni sindromës së braktisjes

Para së gjithash, duke analizuar fragmentin nga Ungjilli i Gjonit, që rrëfen takimin e Jezusit me Marinë Magdalenë pas ringjalljes, Atë Pasolini nënvizoi rëndësinë që ka ruajtja nga sindroma e braktisjes, si ajo e dishepulles, të mbyllur në dhimbjen e saj dhe të etur për t’i balsamuar, së bashku me eshtrat e Jezusit, edhe kujtimin e dashurisë së Tij. Kjo prirje për të balsamuar mungesën - theksoi rregulltari kapuçin - mund ta dëmtojë rëndë zemrën e njerëzimit, duke e penguar të rihapet për jetën e re.

Ringjallja nuk kthehet prapa, por hapet për shpresën e re

Në vend të kësaj, sapo Krishti i Ngjallur e thërret me emër, Maria Magdalenë ndjen se po e thërrasin për një shpresë të re në jetë dhe kjo është – thekson predikatari i shtëpisë papnore atë Pasolini - kthesa përfundimtare ku dëshiron të na çojë Ringjallja: ajo që e lejon zemrën e njerëzimit të çlirohet nga trishtimi dhe të ketë takim personal me Krishtin dhe me risinë që përuron. Sepse pas Ngjalljes nuk mund të kthehemi pas, por duhet të ecim përpara, drejt Atit, të shndërruar në krijesa të reja. Me Ringjalljen, pra - vazhdoi Atë Pasolini – kapërcehet tundimi për ta kufizuar Zotin në një kohë ose në një vend, siç do të dëshironte Maria Magdalenë, duke çuar eshtrat e Jezusit nën strehën amtare.

Pashkët nuk janë idhujtari fetare

Përkundrazi, Zoti e fton dishepullin t'u shpallë të tjerëve Ngjalljen e tij dhe ta shikojë fytyrën e tij në njerëzimin. Prandaj, duke shmangur rrezikun e shndërrimit të Pashkëve në idhujtari të thjeshtë fetare, Krishti u ngjit në qiell, që në histori të dukej një nga shenjat e Tij të mrekullueshme: marrëdhëniet që dimë t'i thurim dhe t’i ruajmë, në emrin e Tij.

“Përmbysja” e Ngjitjes: Krishti i lë vend njeriut

Në këtë kuptim, shpjegon Atë Pasolini, Ngjitja e Jezusit në Qiell përfton një “përmbysje”, përmbysje përfundimtare në planin ekzistencial, sepse Krishti largohet nga skena e historisë, për t'i lënë hapësirë ??njerëzimit, në mënyrë që të bëhemi prani e gjallë e Zotit në kohë dhe hapësirë. Në të vëretë, Jezusi shkon larg për t'i udhëhequr dishepujt përtej vetvetes, përtej iluzioneve dhe zhgënjimeve, deri në pikën ku ata mund të bëhen plotësisht njerëzorë, në solidaritet me vëllezërit e tyre. Në këtë mënyrë, Ngjitja nuk kërkon jetë ideale dhe abstrakte, por përkundrazi, na lejon të gjejmë praninë e Zotit në çdo vend dhe në çdo rrethanë, duke përmbysur rendin e gjërave: Shpirti Shenjt është në realitete të dukshme, trupi hyn në realitete të padukshme. Sepse kthimi i Krishtit në qiell realizohet së bashku me përparimin drejt qiellit të trupit të tij, pra njerëzimit, që çdo ditë jep dëshmi për Dashurinë më të madhe.

Duke njohur bukurinë dhe mirësinë e çdo krijese

Aventura e Ungjillit - vuri në dukje në vijim predikatari i shtëpisë papnore – vazhdon në tokë, mes pluhurit dhe qiellit, në sinergji. Apostujt thirren të shkojnë kudo për t'u shpallur lajmin e mirë të gjitha krijesave. E pikërisht në këtë term – “krijesa” – ndalon më tej Atë Pasolini, duke kujtuar se, në çastin e krijimit, Zoti pa se gjithçka ishte e bukur dhe e mirë. Prej këndej, sfida për t'i parë të tjerët jo si qenie njerëzore, e prej këndej subjekt i gjykimeve dhe kërkesave, por më tepër si krijesa, të cilave ua njohim bukurinë dhe mirësinë.

Butësia e Jezusit

Të ungjillëzosh, prandaj - nënvizoi frati kapuçin - mbi të gjitha do të thotë të shohësh te fqinji krijesën, madje një krijesë, edhe ta njohësh e ta pranosh me dashamirësi ashtu si është. Kjo është butësia e Jezusit, i cili e konsideron parësore jo vetëm t'i bësh mirë tjetrit por, para së gjithash, të deklarosh se tjetri është i mirë. E, në këtë kohë historike - vazhdoi predikatari – kjo është mundësi e re për Kishën: mundësi për ta soditur përvujtërisht e me respekt historinë e çdo njeriu, duke njohur rrugën e tjetrit, pa bërë menjëherë ose me nxitim një vlerësim moral.

Dëgjimi, mirëpritja, gjykimi

Në fund të fundit - shton Atë Pasolini - ta çosh Ungjillin në skajet e tokës nuk do të thotë vetëm të arrish në vende të largëta në hapësirë ??dhe në kohë, por edhe të hysh me vëmendje e respekt në zemrën e çdo njeriu, të mirëpresësh kompleksitetin e tij, duke banuar me urti ungjillore e bamirësi baritore në veçantinë e çdo njeriu, e duke i lënë hapësirë ??Zotit. Prandaj, dëgjimi, mirëpritja dhe aftësia dalluese janë qëndrime themelore për t'i qëndruar besnikë Ungjillit - kujtoi predikatari – si dhe për të vënë në qendër historinë dhe dinjitetin e çdo njeriu që pret, edhe pa e ditur, të takojë fytyrën e Zotit.

Të dish të distancohesh, duke mbetur në bashkim të thellë

Me Ngjitjen e Krsihtit Zot në Qiell – vazhdon predikatari i Shtëpisë Papnore - dishepujt kuptuan se kishin mundësinë të jetonin dhe të vepronin së bashku me Të, nëpërmjet fuqisë së Shpirtit Shenjt. E kjo i jep fund përgjithmonë makthit të vetmisë, sepse, përmes Ringjalljes dhe Ngjitjes së Jezusit në qiell, jeta njerëzore shndërrohet në një lloj valleje, një hap a dy ndërmjet qiellit e tokës. Prandaj - thekson Atë Pasolini - në një kohë kur luftojmë për të “dalë nga skena”, Jezusi na tregon sa e çmuar është të dimë të distancohemi, për të qëndruar në një bashkim më të thellë dhe më të vërtetë.

Një fërgëllim shprese universale

Jeta është e amshuar, nuk burgoset - kujton Ati kapuçin - mungesa e dukshme e Zotit në skenën e historisë është ftesë për njerëzimin e thirrur për të mishëruar dhe për të dëshmuar të vërtetën e Ungjillit, pa iu dorëzuar protagonizmave dhe monopoleve, por duke i treguar botës plotësinë e kohës. E kjo - përfundon Atë Pasolin – është shpresa më e madhe që duhet kultivuar gjatë Jubileut të Shpresës: që bota të njohë, në fenë dhe traditën e Kishës, diçka të bukur dhe të re, të aftë për të ngjallur një fërgëllim shprese universale.

11 prill 2025, 12:44